Alb Forum
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
Alb Forum

|Kontakt ::::.....sxy-vep@hotamil.com.....:::::|
 
PortalliPortalli  ForumForum  KėrkoKėrko  Latest imagesLatest images  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

 

 Te Drejtat Politike Te Gruas

Shko poshtė 
AutoriMesazh
GiMi'HacK
Admin
GiMi'HacK


Numri i postimeve : 84
Age : 31
Location : Aty ku nuk menon ti hiq...........!!!
Registration date : 08/10/2007

Te Drejtat Politike Te Gruas Empty
MesazhTitulli: Te Drejtat Politike Te Gruas   Te Drejtat Politike Te Gruas Icon_minitimeThu Nov 29 2007, 00:19

TE DREJTAT POLITIKE TE GRUAS



"Besimtarėt e besimtaret janė tė dashur pėr njėri-tjetrin, urdhėrojnė pėr tė mirė e ndalojnė nga e keqja..."

(Kurani, Tevbe, 9/71)



GRUAJA DHE POLITIKA

Mos vallė gruaja ėshtė njė qėnie me shpirt? Nė se ka shpirt, ky ėshtė shpirt njeriu apo kafshe? Nė se do tė pranonim se ka shpirt njeriu, nė kėto kushte, nė raport me burrin mos vallė gjendja e saj ėshtė si e njė skllaveje, apo pak mbi tė?" Ja, pra, "gruaja" nė vendet perėndimore e sendėrtuar sipas mendėsisė nė themel tė sė cilės qėndron kjo konsideratė pėr tė. Nė kėto kushte gruaja i ėshtė futur pėrpjekjeve dhe e ka vazhduar luftėn gjersa ka imponuar njohjen e vetes si njeri. Duke marrė shpagim pėr shekujt e shkuar tė padrejtėsive dhe mizorive, ajo kishte pretenduar, madje, pėr mė tej se qėllimi i krijimit dhe mundėsitė e saj shpirtėrore. Nė kėtė pėrpjekje e luftė gruaja kishte pretenduar barazinė absolute me burrin dhe, si ekuivalent tė kėsaj, kishte imponuar edhe njohjen e tė drejtave tė saj politike.

Duke kaluar te lufta pėr tė drejtat e gruas nė popujt e Lindjes, ajo kishte marrė zhvillime mė tė gjera nė drejtimet e dėshiruara nė Perėndim.

Ka gra qė gjatė gjithė historisė janė marrė me politikė, qė kanė drejtuar ushtri dhe shtete. Shembuj tė tillė hasen edhe nė popujt Islamikė. Por pėr tė zotėruar tė drejta politike nė dimensionet e sotme, gruas i duhej tė bėnte pėrpjekje tė vėshtira. Kėto pėrpjekje, si pėr gruan, edhe pėr burrin, po aq pėrbėjnė njė ēėshtje mė vete. Edhe pėr burrin, nuk janė tė pakta pėrpjekjet qė duhet tė bėjė pėr tė zotėruar tė drejta politike.

Pika nė tė cilėn ėshtė e nevojshme tė qėndrojmė me pėrparėsi nė lidhje me ē’u tha mė lart, mė tepėr se sa zotėrimi i tė drejtave politike dhe tė marrurit me politikė, pėr gratė, ėshtė ēėshtja qe, nė tė vėrtetė, a do tė mbeteshin tė kėnaqura apo jo ato nga kjo jetė si dhe, pas zotėrimit tė kėtyre tė drejtave, a do tė ishin tė lumtura apo jo. Duke u mbėshtetur nė analizat e Zonjės Gina Lombroso qė njihet pėr shqyrtimin e imtė tė psikologjisė sė femrės me njė mendėsi shkencore shumė skrupuloze, parashtrimet e bėra pėr ēėshtjen nė fjalė, po i marrim nė dorė nė tė njejtėn formė.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
https://alb-forum.albanianforum.net
GiMi'HacK
Admin
GiMi'HacK


Numri i postimeve : 84
Age : 31
Location : Aty ku nuk menon ti hiq...........!!!
Registration date : 08/10/2007

Te Drejtat Politike Te Gruas Empty
MesazhTitulli: Re: Te Drejtat Politike Te Gruas   Te Drejtat Politike Te Gruas Icon_minitimeThu Nov 29 2007, 00:19

Tė gjithė ata qė merren me psikologjinė e femrės, janė bashkuar nė mendimin se gruas nuk i pėlqejnė veprimtaritė politike. Argumenti i parė i kėsaj, sipas polemikave tė bėra nga gratė rreth ēėshtjeve profesion, pagė, arsim dhe edukatė, fe dhe fėmijė, nė bazė tė kritereve tė ndryshme tė zbatuara, gratė nuk duhet tė merren fare me ēėshtje financiare dhe ndėrkombėtare dhe, veēanėrisht, nuk punojnė mbi asnjė program politik. Mbi ēdo gjė, gra tė popullit qė kanė fituar tė drejtėn pėr t’u bėrė deputet, nuk janė parė nė kryesi tė asnjė partie politike. Nė Rusi, kur revistat e grave kanė nxitur seksin e tyre nė veprimtaritė politike, janė pėrballur vazhdimisht me njė rezistencė tė ashpėr. Nė pėrgjithėsi, gratė e arsimuara, tė lira, mė tepėr janė marrė me artet e bukura, poezi, prozė, muzikė dhe edukim, me moral dhe fe, se sa me histori, gjeografi dhe ekonomi.

Zonja Gina Lombroso, personalisht kishte ngritur nė Itali njė organizatė tė quajtur "Shoqata e grave popullore italiane" (L’Associazione di vulgutrice Donne Italiane) dhe kur kish marrė iniciativa tė shumta pėr tė zgjuar te gratė ambicje politike, nuk kishte patur sukses. Pa folur, pastaj, pėr librat e botuar, traktatet... qė ishin kthyer pa u shitur. Nė fakt, tė njėjtat gra kishin treguar shumė mė tepėr interes pėr tema ose fusha tė vėshtira tė kulturės sė pėrgjithshme si psikologji e filozofi. Edhe nė Gjermani, pėrvoja e njė organizmi tė tillė grash kishte dhėnė tė njėjtin pėrfundim. Dhe, nė tė njėjtėn kohė, atje ku gratė zotėronin tė drejtėn pėr tė zgjedhur e pėr t’u zgjedhur, shumė pak prej tyre e kishin pėrdorur kėtė tė drejtė. Bie fjala, nė Itali, nė qytetet gjer nė 60000 banorė, nuk kanė marrė pjesė nė zgjedhje mė tepėr se dy-tri mijė vetė. Madje, nė disa qytete italiane, pjesėmarrėsit kishin pėrbėrė njė numėr krejt tė pakonsiderueshėm. Ne nuk do tė rrimė e tė numėrojmė kėtu shkaqet e kėsaj.

Kjo do tė thotė se tė arrish tė drejta politike, pėr gruan, kjo, edhe nė qoftė diēka qė merr rėndėsi duke u vėshtruar arritja e tė drejtave politike si shenjė e njė pozite tė lartė, nė praktikė nuk pėrbėn njė element qė i sjell gruas lumturi.

Gruaja, zotėruese e njė konstitucioni shpirtėror tė ndryshėm nė raport me burrin, ėshtė mė e prirur se burri pėr t’u dukur dhe pėr t’i dhėnė rėndėsi vetes me pėrparėsi. Pasojė e kėsaj ėshtė qė, sipas kompetentėve, gratė e pėrzjera nė veprimtaritė politike, u janė futur kėtyre punėve nga kėnaqėsia e pėrftuar nė demonstrimet, ku kanė parė respekt e nderim, jo nga nevoja dhe dėshira pėr tė zhvilluar veprimtari politike.

Njė burrė qė e telendis gruan, le tė jetė zotėrues i ēfarėdo meritash organike e shpirtėrore, pėr gruan ėshtė njė krijesė e shėmtuar. Dhe atė asnjė ditė s’mund ta falė. Kurse burri qė e mburr dhe e vlerėson gruan, le tė jetė sa tė dojė nė gjendje e nivel tė ulėt, gruas i bėhet njė krijesė e vyer.

Gjykimet rrahin jo nė mendjen, por nė zemrėn e gruas. Dhe nė kėtė rrugė ndikojnė mbi tė. Pamundėsia pėr tė qenė i paanshėm, prirja kah emocioni dhe shqetėsimi, veprimi mė tepėr me ndjenja se sa me gjykime nė garėn e tė gjitha aksioneve morale e praktike, si pėrfundim, i japin kahje mbėshtetjes te parandjenjat. Dhe kėto parandjenja janė tė nevojshme; edhe gabim nė qoftė, gruas i krijojnė opinionin se janė tė drejta gjykimet dhe veprimet e kryera. Inati i gruas dhe dobėsia pėr tė mos e dėgjuar bashkėbiseduesin rjedhin prej kėtej. Dėgjon nga bashkėbiseduesi vetėm fjalėt qė i vijnė pėr shtat punės dhe prirjes sė saj dhe nuk njeh tė keqe mė tė madhe se sa tė kritikohet. Dhe ata qė e kanė kritikuar, nuk i fal kurrė. Besimi dhe anėsia ndaj egoizmit tė vet, po s’u panė me pėlqim, e largojnė gruan plotėsisht. Kjo dobėsi, pak nga pak, pėrballė personave qė janė tė lidhur pas saj, e hedh gruan nė autoritet dhe tirani. Me qė burri ka fituar zakonin qė tė mendojė, gjithmonė dyshon. Vetėm se si gruaja, nuk mbetet mbi dyshimet vazhdimisht. Gruaja vazhdimisht ndien njė pasiguri, mosbesim dhe, ndaj atyre pėrreth, tė lidhur me tė, ndien njė pasivitet. Ose ndodhet nė njė gjendje pavendosmėrie pėr shkak tė shqetėsimit nga verifikimi i tė qėnit real apo jo tė dyshimeve, pasigurisė, mosbesimit. Mes kėtyre dyshimeve fshihet pakėnaqėsia eventuale dhe e vazhdueshme, ndjenja e mungesės dhe e pedantizmit.

Kėto shqyrtime tė bėra mbi psikologjinė e femrės, sidomos nė kohėn tonė, pohojnė nė mėnyrė tė hapur se tė marurit seriozisht me politikė nga e drejta nė tė drejtė, e kthyer kjo nė njė punė mjaft aventuroze, ėshtė e papėrshtatshme pėr femrėn nga pikėpamja e krijimit.

Sot, nė shumė vende, tė drejtat politike tė gruas njihen po nė tė njėjtėn formė si tė burrave. Por nė realitet shohim se gruaja, sidoqoftė, tė drejtėn e zgjedhjes mund ta pėrdorė gjer nė njė farė niveli. Pas zgjedhjeve, gratė qė marrin punė tė mėdha nė fushė tė politikės, janė aq pak, sa mund tė thuhet hiē. Por ka edhe gra qė janė zgjedhur deputete apo senatore. Madje ka edhe nga ato qė kanė zėnė edhe vendin e kryeministrit apo tė ndonje ministri. Por mė tepėr i zėnė kėto vende simbolikisht, punėt bazė i bėjnė meshkujt rreth e rrotull. Edhe kjo praktikė tregon se nė fushė tė politikės gruaja nuk ka ndonjė rol rregullues.

TE DREJTAT POLITIKE TE GRUAS

NE TE DREJTEN ISLAME

Nė Kuranin e Madhnueshėm nuk ka pohime tė hapura mbi tė drejtat politike tė gruas. Vetėm ka disa ajete qė i afrohen ēėshtjes anasjelltas. Qoftė argumentet nė Kuran e nė sunnet, qoftė zbatimet praktike nė kohėt e para tė Islamit, tė komentuara nė forma tė ndryshme, kanė pasuar, pėr kėtė shkak, pėrfundime tė ndryshme.

Ka tre kėndvėshtrime pėr ēėshtjen e tė drejtave politike tė gruas:

1. Gruaja ėshtė e zonja e tė gjitha tė drejtave politike pėrfshi edhe atė tė kryetarit tė shtetit.

2. Gruaja nuk ėshtė e zonja pėr asnjė tė drejtė politike.

3. Ka tė drejtė vetėm pėr tė zgjedhur e jo pėr t’u zgjedhur.

Tani t’i vėshtrojmė me radhė kėto tri kėndvėshtrime:

Kryetari i shtetit

"Besimtarėt e besimtaret janė tė dashur pėr njėri-tjetrin, urdhėrojnė pėr tė mirė e ndalojnė nga e keqja". Nė kėtė ajet tė shenjtė pohohet se detyra pėr ta dashur dhe ndihmuar njeri-tjetrin duke ndaluar tė keqen dhe duke urdhėruar pėr tė mirė (emėr bi'l-ma‘ruf, nehj ani'l-munker), u pėrket si burrave, ashtu edhe grave. Kėshtu, edhe detyra e kryetarit tė shtetit s’ėshtė gjė tjetėr veēse e njėjta veprimtari politike nė emėr tė popullit nė pėrmasat e atdheut. Pėr pasojė, edhe gruaja mund ta kryejė kėtė detyrė.

Nė Kuranin e Shenjtė bėhet fjalė pėr marrėdhėniet e Profetit Sulejman me sundimtaren e Sebe-sė (Jemen), Belkizen. Belkizja ėshtė njė kryetare shteti. Prof. Muhammed Hamidullah, duke u mbėshtetur nė kėtė ajet shpreh opinionin se gruaja mund tė bėhet kryetare e shtetit.

Kritikė

Asnjeri nga ajetet qė merren si argument nė ēėshtjen nė se gruaja mund tė bėhet ose jo kryetare shteti, nuk shpreh njė urdhėr tė hapur. "Ndihma pėr tė mirė dhe ruajtja nga e keqja (emėr bi'l-ma‘ruf, nehj ani'l-munker)" ėshtė detyrė pėr ēdo musliman brenda kuadrit tė fuqisė dhe mundėsive tė veta. Siē bėhet e qartė edhe nė njė hadithi sherif, kjo gjė bėhet me duar, nė pamundėsi, me gojė ose me tė shkruar, nė pamundėsi edhe tė kėsaj, me zemėr. Eshtė e pamundur tė nxjerresh prej kėsaj si konkluzion ēėshtjen e kryetarit tė shtetit.

Ende pa u njohur me Sulejmanin, Belkizja ishte njė kryetare shteti. Nė kohėn e saj, duke mos qėnė nė fenė e vėrtetė, ishte dhėnė pas adhurimit tė diellit. Pas dorėzimit te Hz. Sulejmani, kishte pėrqafuar fenė e drejtė. Pas kėsaj, nė Kuran nuk thuhet gjė nė se qe sundimtare apo jo. Pėr pasojė, njė grua adhuruese e diellit nuk mund tė pėrbėjė argument pėr muslimanėt.

Mbetet tė themi se nė lidhje me kėtė ēėshtje, ka hadithe tė qarta tė Hz. Pejgamberit. Nga Pasuesit, Ebu Bekre thotė: "Kur Hz. Pejgamberi kishte dėgjuar se nė Iran vajza e Kisra'sė (Sasanive), Boran, ishte sjellė nė postin e udhėheqėsit tė shtetit, kishte urdhėruar kėshtu: "Njė popull qė i dorėzon udhėheqjen njė gruaje, nuk gjen dot harmoni".

Mohimi i ēdo tė drejte politike

Grupi i dytė pretendon se nė tė drejtėn Islame gruas i mohohet ēdo e drejtė politike. Sipas kėsaj, gruaja nuk ėshtė zotėruesja e tė drejtės pėr tė qėnė "kujdestare e pėrgjithshme e popullit" (velajet-i amme). Gruaja nuk mund tė zgjedhė dhe tė zgjidhet. Vetėm mund tė kryejė nėpunėsi jopolitike: gjykatėse, dorėzanėse (vekil) nė marrėdhėniet tregtare, nė testamente, mbikqyrėse nė punėt e komiteteve tė kujdestarisė (vakėfe). Sepse tė gjitha kėto bėjnė pjesė nė "kujdestarinė e veēantė" (velajet-i hassa).

Gruaja nuk ka tė drejtė tė zgjedhė. Sepse, ashtu siē nuk gjendet diēka e qartė pėr kėtė ēėshtje nė hadithet, nė periudhat e Hz. Pejgamberit dhe tė Hulefai Rashidinė, nė kėshillat e pushtetit dhe nė zgjedhjet e Kalifeve, nė asnjė kohė grave nuk u ėshtė njohur e drejta e zgjedhjes, gruaja nuk ėshtė pėrzjerė nė punė tė tilla. Natyrisht, po s’pati gruaja tė drejtė pėr tė zgjedhur, s’do tė ketė as tė drejtė pėr t’u zgjedhur.

Kritikė

Kjo pikėpamje qė ekspozon njė kuptim tė kufizuar nė ēėshtjen e tė drejtave tė grave, do tė kritikohet nė pjesėn pasuese.

E drejta pėr t’u zgjedhur

Sipas opinionit negativ tė dijetarėve rreth kėsaj ēėshtjeje, hadithi i Ebu Bekre'sė i pėrmendur mė lart, pohon se gruaja nuk mund tė bėhet udhėheqėse shteti dhe, ngjashėm me tė, as antare parlamenti, si organizėm i tipit "kujdestari e pėrgjithshme" (velajeti amme). Hz. Pejgamber nė njė hadith tjetėr urdhėron: "Po qe se drejtuesit tuaj janė mė tė dobishmit dhe tė pasurit-mė bujarėt, dhe po qe se punėt i ēoni para duke e udhėzuar njėri-tjetrin vazhdimisht, mbitoka ėshtė mė e mirė pėr ju se sa nėntoka. Por po qe se drejtuesit tuaj janė mė tė kėqinjtė dhe tė pasurit-dorėshtrėnguar, si dhe punėt ju ndodhen nėn urdhėrat dhe iniciativėn e grave, nėntoka ėshtė pėr ju mė e mirė se mbitoka".

Megjithėse antari i parlamentit ėshtė pėrfaqėsuesi i popullit qė ai e zgjodhi vetė, ky nuk ėshtė njė pėrfaqėsim i thjeshtė. Nga kjo pikėpamje, kėtė autorizim tė gruas pėr t’u bėrė pėrfaqėsuese nė veprimtari tė tjera juridike, nuk ėshtė e mundur ta reflektosh pėr analogji nė antarėsinė e parlamentit. Nė Kuranin e Madhnueshėm, edhe ajeti "Burrat janė pėrgjegjės pėr gratė..." tregon se gruaja nuk mund tė bėhet antare e parlamentit. Disa dijetarė, me faktin qė nė periudhat e para tė Islamit gratė nuk u pėrzien direkt nė asnjė detyrė shtetėrore, pretendojnė se, nė kėtė ēėshtje del nė pah "uniteti i veprimit (ixhma‘).

Kritikė

Duke bėrė fjalė pėr tė drejtėn e gruas pėr t’u zgjedhur, ėshtė e nevojshme t’i ndajmė midis tyre funksionet e kryetarit tė shtetit dhe tė antarit tė parlamentit. Veēanėrisht, gjatė gjithė historisė, siē ėshtė parė nė shtetet Islame dhe siē shihet sot nė sistemin shtetėror presidencial amerikan, kompetencat dhe pėrgjegjėsitė e kryetarit tė shtetit janė shumė tė mėdha. Dhėnia e kompetencave dhe pėrgjegjėsive tė tilla gruas me njė ndėrtim fiziologjik dhe psikologjik tashmė tė njohur, pėrbėn, ē’ėshtė e drejta, njė problem pa zgjidhje. Nė kėtė fushė, njerėzimi, nė aspektin e drejtimit dhe tė tė drejtuarit, ende nuk zotėron njė praktikė tė mjaftueshme.

Duke ardhur nė ēėshtjen e antarėsisė sė parlamentit, ėshtė e nevojshme tė themi se kjo detyrė qė bart cilėsinė e njė pėrfaqėsuesi, nuk zotėron njė kompetencė mė vete dhe tė pavarur. Edhe pėrfaqėsimi i mendimeve, ndjenjave dhe kėrkesave, pėr pasojė, i vullnetit tė njė pjese tė popullit nė parlament nga njė grua, duhet tė pėrcillet si i natyrshėm. Nė fenė Islame nuk ka diēka qė t’i dalė kundėr kėsaj nė tė drejtė. Argumentet qė sillen si pengesė, janė ose historikė, ose i pėrkasin llojit tė trajtimeve subjektive.

Hadithi qė pohon se njė popull qė i lė nė dorė udhėheqjen njė gruaje, nuk do tė gjejė harmoni, duke iu pėrshtatur opinionit tė Prof. Muhammed Hamidullahut, ėshtė e mundur tė pranohet si njė shprehje pėrkatėsisht e veēantė pėr shtetin Sasani tė asaj periudhe. Mbetet qė hadithi nė fjalė shėnon jo antarin e parlamentit ose tė ngjashėm me tė, por kryetarin e shtetit, njė tip kryetari tė asaj kohe qė ka marrė mbi vete tė gjitha kompetencat. Gjithashtu, hadithi tjetėr i Hz. Pejgamberit ku flitet pėr drejtėsinė e udhėheqėsve dhe bujarinė e tė pasurve, nuk pėrfshin antarėsinė e parlamentit.

Edhe mospėrzierja e grave nė punėt e shtetit nė shekujt e parė tė Islamit, nuk bart cilėsinė e njė argumenti fetar pas tė cilit duhet lidhur. Sepse ky rregullim ishte rjedhojė e kushteve, mundėsive dhe kėrkesave tė asaj kohe. Nė tė vėrtetė, sekta "havarixh" me njė mendėsi mė demokratike nė punėt e shtetit, nuk e kishin pėrvetėsuar kėtė gjykim. Dhe mė vonė edhe grave u kishin dhėnė vend nė drejtimin e shtetit.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
https://alb-forum.albanianforum.net
GiMi'HacK
Admin
GiMi'HacK


Numri i postimeve : 84
Age : 31
Location : Aty ku nuk menon ti hiq...........!!!
Registration date : 08/10/2007

Te Drejtat Politike Te Gruas Empty
MesazhTitulli: Re: Te Drejtat Politike Te Gruas   Te Drejtat Politike Te Gruas Icon_minitimeThu Nov 29 2007, 00:20

E drejta pėr tė zgjedhur

Nuk ka ndonjė argument qė ta pengojė gruan si zgjedhėse. Nė ēdo gjė, esenciale ėshtė e zakonshmja (mubah). Qėnia e gruas si zgjedhėse ėshtė njė e drejtė e natyrshme e saj. Duke mos ekzistuar njė argument qė ta heqė kėtė tė drejtė, ajo mbetet e pėrhershme.

Nė periudhat e para tė Islamit, zgjedhja e kryetarit tė shtetit bėhej me miratimin personal e tė drejtpėrdrejtė tė zgjedhėsit ndaj kandidatit (biat). Biat (bej’at) do tė thotė shtrėngim dore (musafaha), domethėnė takim ballėpėrballė dhe personal. Eshtė simboli dhe ceremonia e pranimit tė kryetarit tė shtetit nė takimin personal me zgjedhėsit. Pejgamberi pat marrė shumė herė miratimin (bej’at) e grave dhe burrave nga Pasuesit. Sė pari kjo ka ndodhur nė kohėt e fundit tė periudhės sė Mekės, nė Akabe. Nė historinė e Islamit, "Takimet e Akabes" (Bej‘atu'l-Akabe) janė tė njohura. Nė kėtė ceremoni kanė qėnė tė gatshme edhe gratė.

Takimi i tė Dėrguarit tė Allahut me gratė nė Medine dhe nė ditėn e triumfit tė Mekės ishte pėrsėritur disa herė pastaj. Po qe se kėto takime nuk do tė konsideroheshin politike, por fetare, kjo s’do tė ishte e drejtė. Sepse nė ajetin qė urdhėron takimin e tė Dėrguarit tė Allahut me gratė, thuhet: "O Pejgamber, kur tė vijnė besimtaret qė tė tė japin besėn se nuk do t’i shoqėrojnė asnjė send Allahut, se nuk do tė vjedhin, se nuk do tė bėjnė kurvėri, se nuk do t’i mbysin fėmijėt e tyre, se nuk do tė gėnjejnė me ndonjė shpifje pėr ta dhe se nuk do tė tė kundėrshtojnė nė atė qė i urdhėron, atėherė prano zotimin e tyre..." Ja, pra, ky ajet bėn fjalė pėr urdhėrat e tė Dėrguarit tė Allahut si kryetar i shtetit. Nė esencė, takimi dhe pranimi i urdhėrave tė tė Dėrguarit tė Allahut si Pejgamber, lidhur me kėtė funksion, do tė thotė t’u besosh porosive tė tij dhe ky quhet jo miratim, por besim. Por ē’e do se nė ajetet dhe nė hadithet pėrdoret termi "mirüitm" (bej‘at). Veēanėrisht, ka tregime tė sakta nga Pasuesit nė formulimin: "I Dėrguari i Allahut, siē takohej me gratė, takohej edhe me ne". Kėto hadithe flasin pėr tė njėjtat lloj takime si me gratė, ashtu edhe me burrat.

Edhe njėra nga ēėshtjet e dokumentuara mbi takimet e Pejgamberit me Pasuesit jo nė lidhje me profetėsinė, por me punėt e shtetit, ėshtė mohimi i takimit tė tij me fėmijėt. Sipas njė tregimi tė saktė, ishte kėrkuar qė fėmijėt e pamaturuar ose tė takoheshin personalisht me tė, ose tė pėrfaqėsoheshin nga prindėrit, kurse i Dėrguari i Allahut nuk e kishte pranuar kėtė gjė. Kėshtu, pra, takimi (dhe shfaqja e miratimit) i gruas tregon se ajo gėzon tė drejtėn e zgjedhjes.

Nga gratė e Hz. Pejgamberit, Ummi Seleme, nė ditėn e Hudejbisė, nė lidhje me njė situatė tė vėshtirė, i kish shprehur njė mendim tė Dėrguarit tė Allahut dhe i kish treguar njė rrugėzgjidhje. Edhe Pejgamberi e kish dėgjuar atė, ashtu kishte vepruar dhe problemi ishte zgjidhur.

Ummi Hani, vajza e Ebu Talibit, xhaxhait tė Pejgamberit, ditėn e triumfit tė Mekkės, i kish dhėnė garanci jete njėrit prej politeistėve. Dhe Pejgamberi e kishte pranuar kėtė. Ky ishte njė veprim administrativ dhe politik.

Pas Pejgamberit, nė periudhėn e Hulefai Rashidinė't, pranė Kalifit, pėr konsultim, ndodhej njė auditor i zgjedhur (ehlu'l-halli ve'l-akd - persona tė ngarkuar si administratorė dhe ekzekutues). Pėr kėta nuk kishte njė ditė tė caktuar mbledhjeje. Kur tė donte Kalifi, i ftonte dhe kėrkonte mendimin e tyre. Pėrveē kėtyre, Kalifi merrte opinion edhe nga gratė e tė Dėrguarit tė Allahut nė shtėpitė e tyre. Mė sipėr pėrmendėm se Hz. Omeri vlerėsonte mendimtet e zonjės Shifa Hatun.

Hz. Omeri, nė ēastet e vdekjes, zgjedhjen e Kalifit qė do ta pasonte, ua kishte ngarkuar pasuesve tė mbetur gjallė nga "Ashere-i mubeshshere". Kėta kishin ngarkuar me detyrė nga mesi i tyre Abdurrahman b. Avfi-nė. Siē nėnvizon Ibni Kethiri, Abdurrahman b. Avfi, me qėllim qė tė caktojė njė kandidat pėr Kalif, kishte kėrkuar mendimin e popullit si dhe, nė kėtė mes, ishte takuar edhe me gratė.

Dime sė nėna jonė Aishe, pas rėnies dėshmor tė Kalifit tė tretė Osman, kishte kėrkuar gjakun e tij, se pėr kėtė shkak punėn e kishte ēuar gjer nė luftė, se nė ndodhinė e Xhemelit ndodhej nė krye tė ushtrisė. Kjo, ē’ėshtė e drejta, do tė thotė tė pėrzihesh nė politikė. Nė se njė pjesė e kishin miratuar kėtė veprim, njė pjesė tjetėr tė Pasuesve nuk e kishin miratuar, dhe ka libra historie qė shėnojnė se ajo vetė mė vonė ishte penduar. Por, sipas disave, ky pendim nuk ėshtė nga pėrzjerja nė politikė, por ėshtė nga veprimi i pasaktė.

Thelbi i atyre qė u thanė gjer kėtu nė lidhje me ēėshtjen e tė drejtave politike tė gruas, ėshtė se politika pėr gruan sa ėshtė pika e fundit e fitimit tė tė drejtave dhe njė simbol i tyre, po aq ėshtė edhe fakti qė gruaja, nisur nga krijimi dhe karakteri shpirtėror, nuk tėrhiqet nga aventurat politike. Gjatė gjithė historisė, nė se gruaja nė fushė tė politikės ka arritur pozita dhe ka zhvilluar veprimtari, nė fakt, nuk ėshtė se ka bėrė punė tė mėdha dhe ka arritur sukses. Duket se tė marrurit e gruas me politikė mė shumė ėshtė njė dėshirė e njė pozitė simbolike.

* * *

Le t’i japim fund librit Gruaja nė Islam me fjalėt qė i pėrkasin gruas nė "Ligjėratėn e Lamtumirės" tė Pejgamberit katėrmbėdhjetė shekuj mė parė:

Njerėz!

Ju kėshilloj tė merrni parasysh tė drejtat e grave dhe, pėr kėtė veēanti, tė keni frikė Allahun. Ju i morėt gratė si amanet nga Zoti; duke dhėnė fjalėn nė emėr tė Allahut, ju u bekuat me nderin dhe virtytin e tyre. Ju keni tė drejta mbi gratė dhe ato kanė tė drejta mbi ju. Eshtė e drejta juaj qė, edhe nė se nuk i jepni kėnaqėsi folesė sė tyre familjare, gratė nuk duhet ta marrin nėpėr kėmbė atė me anė tė dikujt tjetėr. Nė se nuk do ta miratonit njė gjė tė tillė dhe nė se do tė sillnin njė tjetėr nė ēerdhen tuaj familjare, mund ta ndaloni duke pėrdorur masa detyruese tė drejta. Dhe, e drejta e grave mbi ju ėshtė qė t’u siguroni atyre ēdo veshje e ushqim nė pėrshtatje me fenė dhe traditėn.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
https://alb-forum.albanianforum.net
Sponsored content





Te Drejtat Politike Te Gruas Empty
MesazhTitulli: Re: Te Drejtat Politike Te Gruas   Te Drejtat Politike Te Gruas Icon_minitime

Mbrapsht nė krye Shko poshtė
 
Te Drejtat Politike Te Gruas
Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
Alb Forum :: Feja islame-
Kėrce tek: