Alb Forum
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
Alb Forum

|Kontakt ::::.....sxy-vep@hotamil.com.....:::::|
 
PortalliPortalli  ForumForum  KėrkoKėrko  Latest imagesLatest images  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

 

 Disa vepra qė tė shpiejnė nė Xhennet

Shko poshtė 
AutoriMesazh
GiMi'HacK
Admin
GiMi'HacK


Numri i postimeve : 84
Age : 31
Location : Aty ku nuk menon ti hiq...........!!!
Registration date : 08/10/2007

Disa vepra qė tė shpiejnė nė Xhennet Empty
MesazhTitulli: Disa vepra qė tė shpiejnė nė Xhennet   Disa vepra qė tė shpiejnė nė Xhennet Icon_minitimeThu Nov 29 2007, 00:26

Disa vepra qė tė shpiejnė nė Xhennet <hr style="COLOR: #b6b6b6" SIZE=1>Ketu do ti permendim disa vepra qe nese njeriu i kryen insha Allahu do te jete prej banoreve te Xhennetit

1. Leximi i Ajetit Kursi pas ēdo namazi

Transmetohet nga Ebu Hurejra [radijallahu anhu] se i Dėrguari i Allahut [sal-lallahu alejhi ve sel-lem] ka thėnė: “Kush e lexon ajetin Kursi pas ēdo namazi nuk e pengon kėtė njeri pėr t'u futur nė xhenet pėrveē se vdekja.” [transmeton Nesaiu]

2. Thėnia e Shehadetit pas ēdo abdesi

Transmetohet nga Omer Ibėn Hatabi [radijallahu anhu] se i Dėrguari i Allahut [sal-lallahu alejhi ve sel-lem] ka thėnė: “Ēdonjėri prej jush, qė merr abdes e mė pas thotė (Esh-hedu En La ilahe il-lallah ve Enne Muhammeden Abduhu Ve Resuluhu) Dėshmoj se nuk ka tė adhuruar meritor tjetėr pos Allahut dhe se Muhamedi ėshtė rob dhe i dėrguari i Allahut, do t’i hapen tetė dyert e xhenetit e do tė futet nga cila derė dėshiron.”

3. Tė kėrkuarit nga Allahu xhenetin

Transmetohet nga Enesi [radijallahu anhu] se i Dėrguari i Allahut [sal-lallahu alejhi ve sel-lem] ka thėnė:“Kush kėrkon nga Allahu [subhanehu ve teala] tri herė xhenetin, xheneti do tė thotė: “O Zot, fute kėtė njeri nė xhenet!” Ndėrsa kush kėrkon tri herė mbrojtje prej zjarrit tė xhehenemit, xhehenemi do tė thotė: “O Zoti im, largoje kėtė njeri nga zjarri!”

4. Kėrkimi i diturisė

Transmetohet nga Ebu Hurejra [radijallahu anhu] se i Dėrguari i Allahut [sal-lallahu alejhi ve sel-lem] ka thėnė: “Ai i cili merr rrugėn pėr tė kėrkuar dituri, Allahu do t’ia lehtėson rrugėn pėr nė xhenet.”

5. Mėsimi pėrmendėsh dhe tė vepruarit me kuptimin e Emrave tė Allahut

Transmetohet nga Ebu Hurejra [radijallahu anhu] se i Dėrguari i Allahut ka thėnė: “Allahu [subhanehu ve teala] posedon nėntėdhjetenėntė emra. Ai i cili i mėson pėrmendėsh dhe vepron me kuptimin e kėtyre emrave do tė hyjė nė xhenet.”

6. Falja e namazit tė natės

Transmetohet nga Abdullah ibėn Selami [radijallahu anhu] se i Dėrguari i Allahut [sal-lallahu alejhi ve sel-lem] ka thėnė: “Pėrhapeni selamin, shpėrndani ushqim, vizitoni farefisin dhe faluni gjatė natės kur njerėzit janė nė gjumė do tė futeni nė xhenet me siguri dhe paqe.”

7. Ndėrtimi i xhamiave

Transmetohet nga Othmani [radijallahu anhu] se e ka dėgjuar tė Dėrguarin e Allahut [sal-lallahu alejhi ve sel-lem] duke thėnė: “Kush e ndėrton njė xhami pėr hir tė Allahut, Allahu [subhanehu ve teala] do t’ia ndėrtojė njė shtėpi nė xhenet.”

8. Haxhi i pranuar

Transmetohet nga Ebu Hurejra [radijallahu anhu] se i Dėrguari i Allahut [sal-lallahu alejhi ve sel-lem] ka thėnė: “Umreja deri nė umre i shlyen mėkatet, ndėrsa nuk ka shpėrblim tjetėr pėr Haxhin e pranuar vetėm se xheneti.”

9. Largimi i njė pengese nga rruga

Transmetohet nga Ebu Hurejra [radijallahu anhu] se i Dėrguari i Allahut [sal-lallahu alejhi ve sel-lem] ka thėnė: “E kam parė njė njeri duke u shėtitur nė luginat e xhenetit, qė shkak pėr hyrjen e tij nė xhennet ishte njė pemė qė e kishte prerė ngase iu pengonte myslimaneve.”

10. Falja e namazit

Transmetohet nga Ebu Musa el-Eshari [radijallahu anhu] se i Dėrguari i Allahut [sal-lallahu alejhi ve sel-lem] ka thėnė: “Kush e falė namazin e sabahut dhe ikindis do tė hyjė nė xhenet.”
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
https://alb-forum.albanianforum.net
 
Disa vepra qė tė shpiejnė nė Xhennet
Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
Alb Forum :: Feja islame-
Kėrce tek: