Alb Forum
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
Alb Forum

|Kontakt ::::.....sxy-vep@hotamil.com.....:::::|
 
PortalliPortalli  ForumForum  KėrkoKėrko  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

 

 Mbulesa !

Shko poshtė 
AutoriMesazh
GiMi'HacK
Admin
GiMi'HacK

Numri i postimeve : 84
Age : 27
Location : Aty ku nuk menon ti hiq...........!!!
Registration date : 08/10/2007

Mbulesa ! Empty
MesazhTitulli: Mbulesa !   Mbulesa ! Icon_minitimeThu Nov 29 2007, 00:28

MBULESA

--------------------------------------------------------------------------------

Le tė hedhim pak dritė nė atė ēka konsiderohet nė Perėndim si simboli mė i madh i shtypjes dhe i skllavėrimit tė gruas, mbulesa e kokės. A ėshtė e vėrtetė qė nuk gjendet njė gjė e tillė si mbulesa nė traditėn judeo-krishtere? Le tė shohim regjistrimet e rregullta.

Sipas rabinit dr. Menahem M. Brajer (Profesor i Letėrsisė Biblike nė Universitetin e Jeshivas) nė librin e tij: Gruaja hebreje nė letėrsinė rabinike, ka qenė njė zakon i gruas hebreje qė tė dali jashtė nė publik me kokėn tė mbuluar, e cila shumė herė madje, mbulonte tė gjithė fytyrėn duke lėnė vetėm njė sy hapur (Menahem M. Brajer, Gruaja hebreje nė letėrsinė rabinike: Njė perspektivė psiko-sociale, Hoboken, N.J.: Ktav Publishing House 1986, fq. 239). Ai citon shumė rabinė tė vjetėr tė famshėm qė thonė:

“Nuk ėshtė e pėlqyeshme qė bijat e Izraelit tė dalin nė rrugė me kokė tė zbuluar” dhe “Mallkuar qoftė burri qė len flokėt e gruas sė tij tė shikohen... njė grua qė zbulon flokun e saj pėr vetėzbukurim sjell varfėri”. Ligjet rabinike ndalojnė recitimin e bekimeve ose tė lutjeve nė prani tė grave tė martuara kokėzbuluar sepse floku i pambuluar i gruas konsiderohet “lakuriqėsi” (Menahem M. Brajer, Gruaja hebreje nė letėrsinė rabinike: Njė perspektivė psiko-sociale, Hoboken, N.J.: Ktav Publishing House 1986, fq. 316-317. shih gjithashtu Suidler, vep. cit., fq. 121-123). Dr. Brajer po ashtu pėrmend qė “Gjatė periudhės Tanaitike, dėshtimi i mbulimit tė kokės sė gruas judaike konsiderohej si njė pėrbuzje ndaj modestisė sė saj. Kur koka e saj ishte e zbuluar ajo mund tė gjobitej me katėrqind zuzim pėr kėtė fyerje tė saj”. Dr. Brajer po ashtu shpjegon qė mbulesa e gruas judeje jo gjithmonė konsiderohej njė shenjė modestie. Disa herė mbulesa simbolizonte njė gjendje dallueshmėrie dhe luksi mė tepėr se sa modestie. Mbulesa personifikonte dinjitetin dhe epėrsinė e gruas fisnike. Ajo gjithashtu pėrfaqėsonte paarritshmėrinė e gruas si njė pronė e shenjtė e burrit tė saj (Menahem M. Brajer, Gruaja hebreje nė letėrsinė rabinike: Njė perspektivė psiko-sociale, Hoboken, N.J.: Ktav Publishing House 1986, fq. 139).

Mbulesa nėnkuptonte vetėrespektin dhe gjendjen shoqėrore tė gruas. Gratė e klasave tė ulėta shpesh vishnin mbulesėn pėr tė dhėnė pėrshtypjen e njė qėndrimi tė lartė. Fakti qė mbulesa ishte shenjė fisnikėrie, ishte arsyeja pėrse prostitutat nuk u lejonin tė mbulonin flokun nė shoqėrinė e vjetėr judaike. Megjithatė prostitutat vishnin shpesh njė shall koke me qėllim qė tė dukeshin tė respektueshme (Suzan W. Shnajder, Judenjtė dhe femrat, New York: Simon & Schuster 1984, fq. 237). Gruaja judeje nė Evropė vazhdoi ta mbajė mbulesėn deri nė shek. 19-tė kur jeta e tyre u bė mė e ngatėrruar prej rrethimit tė kulturės shekullare*. Presioni i jashtėm i kulturės evropiane nė shekullin e 19-tė i detyroi shumė prej tyre tė dilnin kokėzbuluar. Disa gra judeje e kanė gjetur mė tė leverdisshme ta zėvendėsojnė mbulesėn tradicionale me paruke si njė formė tjetėr e mbulesės sė flokut. Sot shumė gra judeje tė devotshme nuk i mbulojnė flokėt e tyre pėrveē se nė sinagogė (Suzan W. Shnajder, Judenjtė dhe femrat, New York: Simon & Schuster 1984, fq. 237). Disa prej tyre qė i pėrkasin sektit Hasidik vazhdojnė tė pėrdorin paruken (Aleksandra Rajt, Judaizmi, nė Holm dhe Bouker bot., vep. cit., fq. 128-129). Ēfarė mund tė themi pėr traditėn e krishterė? Ėshtė shumė e mirėnjohur qė murgeshat katolike i kanė mbuluar kokat e tyre pėr qindra vjet por kjo nuk ėshtė e gjitha. Shėn Pali nė Dhjatėn e Re ka bėrė disa shpallje shumė interesante pėrreth mbulesės:

“Por dua qė ta dini: kryetari i ēdo njeriu ėshtė Krishti, kryetari i gruas ėshtė burri e kryetari i Krishtit ėshtė Hyji. Ēdo burrė qė lutet apo profetizon me krye tė mbuluar, turpėron kryetarin e vet. Ēdo grua qė lutet apo profetizon me krye tė zbuluar, turpėron kryetarin e vet: sepse ėshtė njėnjė sikurse t’i kishte qethur flokėt. E po ndodhi qė ndonjė grua nuk do ta mbulojė kryet, le tė qethet: por, nė qoftė se ėshtė turp pėr gruan ta qethė e ta rruajė kryet, atėhere le tė mbulohet. Pėrkundrazi, burri nuk ka nevojė ta mbulojė kryet sepse ėshtė shėmbėlltyra e lavdisė sė Hyjit; ndėrsa gruaja ėshtė nderi i burrit. Sepse nuk ėshtė burri prej gruas por gruaja prej burrit. Dhe burri nuk u krijua pėr arsye tė gruas, por gruaja pėr arsye tė burrit. Prandaj, gruaja duhet ta mbartė mbi krye shenjėn e “varshmėrisė”, pėr shkak tė engjėjve” (1 Korintianėve 11: 3-10).

Arsyetimi i Shėn Palit pėr mbulesėn e gruas ėshtė qė mbulesa pėrfaqėson shenjėn e autoritetit tė burrit qė ėshtė imazhi dhe lavdia e Zotit, mbi gruan, e cila ėshtė krijuar nga dhe pėr burrin. Shėn Tertuliani nė traktatin e tij tė famshėm “Mbi mbulesėn e virgjėreshave” ka shkruar: “Grua e re, ti e vesh mbulesėn tėnde jashtė nė rrugė, kėshtu qė ti duhet ta veshėsh atė nė kishė, ti vishe atė kur tė jesh midis tė huajve, pastaj vishe atė midis vėllezėrve tuaj...”. Ndėrmjet kanoneve ligjore tė Kishės Katolike sot, gjendet njė ligj qė kėrkon nga gratė tė mbulojnė kokėn e tyre nė Kishė (Klara M. Hening, “Ligjet kanonike dhe beteja e sekseve” nė Rozmari R. Ruter bot. Feja dhe Seksizmi: Imazhi i gruas nė Traditat judeje dhe krishtere, New York: Simon and Schuster 1974, fq. 272). Disa sekte tė krishtera, tė tilla si Amishėt dhe Menonitėt psh, i mbajnė tė mbuluara gratė e tyre edhe nė ditėt e sotme. Arsyeja e mbulesės siē na ofrohet nga udhėheqėsit e kishės ėshtė kjo: “Mbulesa e kokės ėshtė njė simbol i nėnshtrimit tė gruas ndaj burrit dhe Zotit”, e cila ėshtė e njėjta logjikė e vėnė nė zbatim nga Shėn Pali nė Dhjatėn e Re (Donald B. Kreibill, Misteri i kulturės amishite, Baltimorė: Johns Hopkins University Press 1989, fq. 56).

Nga tė gjithė tė dhėnat e mėsipėrme, ėshtė e natyrshme qė Islami nuk e shpiku mbulesėn. Megjithatė, Islami e pėrkrahu atė. Kurani i nxit burrat dhe gratė besimtare tė ulin shikimet e tyre dhe tė shohin me modesti dhe pastaj i nxit gratė besimtare ta zgjerojnė mbulesėn e kokės duke mbuluar qafėn dhe kraharorin:

“Thuaju besimtarėve tė ndalin shikimet (prej haramit), tė ruajnė pjesėt e turpshme tė trupit tė tyre se kjo ėshtė mė e pastėr pėr ta... Thuaju edhe besimtareve tė ndalin shikimet e tyre, tė ruajnė pjesėt e turpshme tė trupit tė tyre, tė mos zbulojnė stolitė e tyre pėrveē atyre qė janė tė dukshme, le tė vejnė shamitė mbi kraharorin e tyre dhe tė mos ua tregojnė bukuritė e tyre askujt...”. (Nurė, 31-31) Kurani ėshtė shumė i qartė qė mbulesa ėshtė thelbėsore pėr modestinė por pėrse modestia ėshtė e rėndėsishme? Kurani vazhdon ta kthjellojė:

“O ti Pejgamber, thuaju grave tua, bijave tua dhe grave tė besimtarėve le tė vejnė shamitė (mbulesat) e veta mbi trupin e tyre, pse kjo ėshtė mė afėr qė ato tė njihen (se nuk janė rrugaēe) e tė mos ofendohen”. (Ahzabė, 59)

Ky ėshtė i gjithė thelbi i ēėshtjes, modestia ėshtė parashkruar tė mbrojė gruan nga ngacmimet ose thjesht, modestia ėshtė mbrojtje.
Kėshtu qė qėllimi i vetėm i mbulesės nė Islam ėshtė mbrojtja. Mbulesa islame, ndryshe nga mbulesa nė traditėn e krishterė, nuk ėshtė njė shenjė e autoritetit tė burrit mbi gruan as nuk ėshtė shenjė e nėnshtrimit tė gruas ndaj burrit. Mbulesa islame nė ndryshim nga tradita judaike nuk ėshtė njė shenjė luksi dhe dallimi e disa grave tė martuara fisnike. Mbulesa islame ėshtė njė shenjė modestie me qėllimin e mbrojtjes tė tė gjitha grave. Filozofia Islame ėshtė se do tė ishte gjithmonė mė mirė tė jesh i sigurtė se sa keq. Nė fakt Kurani ėshtė kaq i shqetėsuar me mbrojtjen e trupit tė gruas dhe reputacionin e gruas saqė njė burrė qė guxon tė bėjė njė akuzė fallso gruas pėr dėlirėsinė morale do tė dėnohej rreptėsisht:

“Edhe ata, tė cilėt bėjnė shpifje pėr gratė e ndershme dhe nuk sjellin katėr dėshmitarė, t’i rrihni ata me nga tetėdhjetė tė rėna dhe atyre mos u pranoni dėshminė mė kurrė. Tė tillėt janė tė pabesueshėm”. (Nurė, 4)

Krahasoni kėtė qėndrim strikt kuranor me dėnimin ekstremisht tė pamjaftueshėm pėr pėrdhunim nė Bibėl:

“Nėse njė njeri gjen njė vajzė tė virgjėr tė pafejuar, e kap dhe mėkaton me tė, dhe ēėshtja del pėrpara gjykatėsve, ai qė ka fjetur me tė, le t’i japė t’et tė vajzės pesėdhjetė sikla tė argjendta e le ta marrė pėr grua sepse ai e ka dhunuar: nuk ka mundėsi ta lėshojė pėr sa tė jetė gjallė” (Ligji i Pėrtėrirė 22: 28-30).

Ēdokush me tė drejtė mund tė pyesi kėtu, kush ėshtė me tė vėrtetė i dėnuari? Burri qė vetėm pagoi njė gjobė pėr pėrdhunim apo vajza qė u detyrua tė martohet me burrin qė e pėrdhunoi atė dhe tė jetojė me atė deri sa tė vdesi? Njė tjetėr pyetje qė duhet tė ngrejmė kėtu ėshtė kjo: Kush ėshtė mė mbrojtės pėr gruan, qėndrimi strikt kuranor apo qėndrimi i pamjaftueshėm biblik?

Shumė njerėz, veēanėrisht nė Perėndim, pėrpiqen ta pėrqeshin tė gjithė argumentin e modestisė pėr mbrojtje. Argumenti i tyre ėshtė qė mbrojtja mė e mirė ėshtė pėrhapja e edukimit, sjelljes sė civilizuar dhe vetėpėrmbajtjes. Ne do tė thonim: mirė por jo mjaftueshėm. Nė qoftė se civilizimi ėshtė mbrojtje e mjaftueshme, atėhere pėrse ndodh qė gruaja nė Amerikėn e Veriut nuk guxon tė eci vetėm nė njė rrugė tė errėt apo edhe tė kalojė njė parking? Nėse edukimi ėshtė zgjidhja, atėhere pėrse ndodh qė njė universitet i respektuar si Kuins ka njė shėrbim dhome kryesisht pėr femrat studente nė kampus? Nėse vetėpėrmbajtja ėshtė pėrgjigjia, atėhere pėrse rastet e bezdisė seksuale nė vendin e punės raportohen nė lajmet e mediave pėr ditė? Sa pėr shembull nga ata qė akuzohen pėr bezdi seksuale, nė kėto pak vitet e fundit, pėrfshijnė: oficerė marine, manaxherė, profesorė universiteti, senatorė, Gjykatėn e Lartė dhe presidentin e Shteteve tė Bashkuara! Nuk mund t’i besoja syve kur lexova statistikat qė vijojnė, tė shkruara nė njė pamflet tė nxjerrė nga Dekani i Zyrės sė Gruas nė Kuins Universiti:

Nė Kanada, njė grua sulmohet seksualisht ēdo 6 minuta, 1 nė 3 gra nė Kanada do tė sulmohet seksualisht njė herė nė jetėn e vet, 1 nė 4 gra ekziston rreziku i pėrdhunimit ose pėrpjekjes pėr pėrdhunim nė jetėn e saj, 1 nė 8 gra do tė sulmohen seksualisht ndėrsa ndjekin kolegjin ose universitetin, dhe njė studim nxorri 60% tė kanadezėve meshkuj tė moshės universitare qė thonin se ata do tė kishin sulmuar seksualisht nėse do tė ishin tė sigurtė qė nuk do tė kapeshin”.

Diēka me tė vėrtetė ėshtė e gabuar nė shoqėrinė nė tė cilėn ne jetojmė. Njė ndryshim radikal nė kulturėn dhe stilin e jetesės sė shoqėrisė ėshtė absolutisht e nevojshme. Njė kulturė e modestisė ėshtė shumė e nevojshme, modesti nė veshje, nė tė folur dhe nė mėnyrat e qė tė dyve, mashkullit dhe femrės. Pėrndryshe statistikat e pamėshirshme do tė rriten madje pėrkeqėsohen ditė pėr ditė dhe fatkeqėsisht vetėm gruaja do tė jetė ajo qė do tė paguajė ēmimin. Aktualisht tė gjithė ne po e vuajmė por siē e ka thėnė H. Gibran: “...pėr personin qė e merr goditjen nuk ėshtė si ai qė i numėron ato” (Halil Gibran, Mendime dhe meditime, New York: Bantam Books 1960, fq. 28). Prandaj njė shoqėri si Franca, e cila pėrjashton tė rejat nga shkolla pėr shkak tė veshjeve tė tyre modeste ėshtė, fundja-fundit, thjesht duke dėmtuar vetveten. Ėshtė njė nga ironitė mė tė mėdha tė botės sonė sot qė po e njėjta shami koke e nderuar si njė shenjė “shenjtėrie” kur vishet me qėllimin e tė treguarit tė autoritetit tė burrit nga Murgeshat Katolike, pėrbuzet dhe shihet si njė shenjė e “shtypjes” kur vishet me qėllimin e mbrojtjes nga gratė muslimane.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
https://alb-forum.albanianforum.net
 
Mbulesa !
Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
Alb Forum :: Feja islame-
Kėrce tek: