Alb Forum
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
Alb Forum

|Kontakt ::::.....sxy-vep@hotamil.com.....:::::|
 
PortalliPortalli  ForumForum  KėrkoKėrko  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

 

 Shqipėria e shek. 19 si po manipulohet nga grekja Tsigakou

Shko poshtė 
AutoriMesazh
cracker-a
Mik i forumit


Numri i postimeve : 57
Registration date : 28/11/2007

Shqipėria e shek. 19 si po manipulohet nga grekja Tsigakou Empty
MesazhTitulli: Shqipėria e shek. 19 si po manipulohet nga grekja Tsigakou   Shqipėria e shek. 19 si po manipulohet nga grekja Tsigakou Icon_minitimeWed Nov 28 2007, 13:59

Nga Auron Tare



Krejt rastėsisht mė ra nė dorė njė botim lukzos i pėrgatitur me shumė kujdes dhe publikuar nė emėr tė njė institucioni serioz siē
ėshtė Muzeu Benaki i Athinės, i titulluar Through Romantic Eyes. Njė miku im diplomat i huaj pasi vizitoi pėr disa orė rrėnojat e mrekullueshme tė Butrintit, teksa u ulėm pėr tė pirė diēka mbas asaj shėtitjeje tė gjatė mė dhuroi botimin nė fjalė si kujtim tė njė bisede qė kishim bėrė dikur mbi udhėtimet e Romantikėve tė shek. tė 19-tė nė Shqipėri dhe Greqi.
Epoka e udhėtimeve tė Romantikėve Europianė nė viset e Turqisė Europiane, siē njiheshin atėherė krahinat e Greqisė, Shqipėrisė dhe Maqedonisė ėshtė njė temė shumė interesante. Njė numėr aristokratėsh europianė, artistėsh tė talentuar apo edhe aventurierėsh nė kėrkim tė temave ekzotike pėr bėmat e tyre, udhėtuan nė mbarim tė shek. tė 18-tė dhe nė fillimin e atij tė 19-tė nė viset e panjohura deri atėherė tė Greqisė dhe Shqipėrisė. Ditaret apo publikimet e kėtyre udhėtarėve, tablotė apo raportet sekrete kanė mbetur sot dėshmitė mė autentike pėr tė njohur jetėn dhe historinė e viseve tė shkelura prej tyre. Tablotė e pikturuara prej atyre qė mė vonė u quajtėn me termin e pėrgjithshėm Romantikėt e shek. tė 19-tė, janė dėshmia e vetme qė kemi mbi peisazhet tashmė tė tjetėrsuara nga kohėt moderne, mbi qytetet antike tė rrethuara nga ndėrtimet e qyteteve prej betoni apo mbi kostumet piktoreske tė banorėve tė kėtyre vendeve tė zhdukura njėherė e pėrgjithmonė nga globalizmi.
Romantikėt Europianė ishin njė pėrzierje shumė interesante e asaj race universale tė etur pėr udhėtime, eksplorime dhe aventura. Shkrimtarė a poetė, arkeologė apo piktorė, tė etur pėr zbulimin e historisė antike, por edhe grabitės tė artit, emra tė shquar tė salloneve aristokrate tė Parisit apo Londrės por edhe vėzhgues tė hollė tė pėrfshirė nė shėrbimet sekrete tė vendeve respektive ata krijuan njė Epokė e cila la gjurmė shumė tė thella nė rilindjen e Greqisė Moderne apo tė viseve tė tjera tė Perandorisė Osmane.
Falė ditareve apo botimeve tė kėtyre udhėtarėve, tablove apo raporteve tė tyre ne trashėgojmė njė thesar tė paēmuar njohurish mbi historinė greko – shqiptaro-turke tė asaj kohe. Tė gjitha kėto kishin qenė tema e bisedės me mikun tim diplomat dhe pėr kėtė arsye mezi prita qė ta lexoja kėtė botim nė qetėsi.
E pra pasi shfletova njė pjesė tė kėtij Libri pėr disa minuta rresht iu riktheva edhe njėherė nga fillimi dhe pashė parathėnien e shkruar nga Drejtori i Benaki Museum Dr. Angelos Delivorrias si dhe tekstin e pėrgatitur nga autorja e Librit Fani-Maria Tsigakou. Nėse ndonjė studiues i huaj nė kėtė rast studiuesja greke Tsigakou do tė kishte botuar njė libėr me pasaktėsira apo edhe manipulime tė kujdesshme mbi pėrmbajtjen e tablove tė pikturuara gati 200 vjet mė parė do ta kisha futur kėtė libėr nė sirtar dhe do ta quaja thjesht njė dashakeqėsi apo injorancė tė njė personi. Por emri i njė institucioni serioz si Benaki Museum si dhe mbėshtetja qė i ėshtė dhėnė kėtij libri nga institucione zyrtare si Ministria e Kulturės apo ajo e Turizmit tė Greqisė mė bėri qė tė ulem dhe t’i shkruaj kėto rradhė.
Libri pėrveē peisazheve tė mrekullueshme tė pikturuara nga mjeshtrat e kohės ka dhe njė sėrė portretesh apo skenash, ku personazhet e pikturuara janė veshur me kostumin tradicional shqiptar. Njė sy i zakonshėm si dhe njė lexues normal i historisė sė asaj periudhe e di mirė se piktorėt romantikė shpesh kishin nė qendėr tė veprave tė tyre shqiptarėt me kostumet e tyre jashtėzakonisht tė veēanta. Nė territoret e Turqisė Europiane elementi shqiptar ishte dominues pėr njė mori faktorėsh tė cilat ishin lidhur me emigrimin apo mercenarizmin tradicional tė shqiptarėve, tė cilėt shėrbenin nė ushtritė e pashallarėve apo bandat e Kleftėve. Ky element mjaft piktoresk nė peisazhet e maleve apo ishujve tė Greqisė ėshtė pėrshkruar me qindra herė nė shėnimet e udhėtimit tė njė numri udhėtarėsh dhe artistėsh tė asaj kohe. Personaliteti i fuqishėm i Ali Pashė Tepelenės dhe sundimi i tij nė tė gjithė territoret Greke kishte bėrė qė shqiptarėt tė ishin kudo dhe shpesh nė udhėtimet e udhėtarėve tė kohės tė shėrbenin si udhėrrėfyes apo truproja pėr tė ruajtur kėta tė fundit.
Po kėshtu pėrfshirja e madhe e shqiptarėve tė krishterė nė Lėvizjen pėr Pavarėsi tė Greqisė i bėri ata njė temė interesante pėr piktorėt europianė tė cilėt i kanė vendosur shqiptarėt si njė pjesė tė rėndėsishme tė kompozimeve tė tyre dedikuar revolucionit Grek.
Nė koleksionin e Muzeut Benaki ndodhen njė sėrė tablosh tė grumbulluara nė vite, ku elementi shqiptar i veshur me kostumin e tij tė veēantė tė pėrbėrė nga fustanella tradicionale ėshtė nė qendėr tė tablove. Por ēuditėrisht studiuesja dhe kuratoria e kėtij Muzeu Znj. Tsigakou ka vendosur qė nė librin e botuar prej saj tė gjithė tablotė me elementin shqiptar ti quajė “Malėsorė Grekė”
Ėshtė pėr t’u ēuditur se si njė studiuese e cila shkruan dhe boton njė Libėr mbi Tablotė e Romantikėve tė shek. 19-tė mundohet tė fshijė me njė tė rėnė tė lapsit elementin shqiptar si njė burim frymėzimi pėr njė sėrė piktorėsh tė asaj periudhe.
Kėtu do tė veēoja Tablonė e Carl Hag aq e njohur jo vetėm pėr publikun shqiptar por edhe atė tė huaj. Sigurisht pėr vlerat artistike tė kėsaj pikture mund tė shprehen mjaft mirė specialistėt e kėsaj fushe por kjo tablo e njohur e publikuar nė qindra botime si njė Tablo e njė shqiptari tipik jepet nė botimin e Benakit me titull “Malėsor Grek” Carl Hag 1861.
Qė kjo Tablo ėshtė e njė shqiptari tipik as qė ka dyshim pasi jo vetėm kostumi i tij tradicional ėshtė tipik shqiptar por nėse vėshtrohet me kujdes do tė shihet se edhe prerja e flokėve ėshtė tipike shqiptare pėr kohėn, e rruar nė ballė dhe flokėt e gjata tė lėshuara mbi supe. Pėr kėtė mėnyrė tė mbajtjes sė flokėve nga shqiptarėt e kohės nė dallim nga bashkėkohėsit e tyre grekė kemi dėshmi tė tjera nga Hobhouse miku i udhėtimeve tė Bajronit apo nga Tablloja e famshme e Dypresė “Ali Pasha ne Butrint”. Kėtu shihet qartė se si rojet e Aliut i kanė flokėt e rruara nė ballė dhe tė lėshuara mbi supe.
Nėse Fustanella karakteristike e shqiptarėve ėshtė shqiptare apo Greke mendoj se nuk ka vend pėr diskutime pasi pėr kėtė ēėshtje ka shkruar njėherė e mirė Faik Bej Konica por do tė thoja se edhe autorja Tsigakou mundohet qė tė pėrdorė njė manipulim shumė tė hollė tė sė vėrtetės kur shkruan se “fustanela e gjatė ėshtė pėrdorur kryesisht nga Kapedanėt Grekė dhe ka qenė dominuese nė qendrat urbane greke. Nė mesin e shek. tė 19-tė Mbreti Oto vendosi qė kjo uniformė tė pėrdorej si veshje oborri”. Ose zonja Tsigakou gėnjen qėllimisht mbi kėtė ēėshtje ose ajo nuk e di qė shumė prej autorėve tė asaj epoke apo edhe mė vonė kanė shkruar mbi fustanellėn si njė prej veēorive kryesore tė veshjes dalluese tė shqiptarėve nga Grekėt. Fakti qė Mbreti Gjerman i Greqisė Oto e futi atė nė oborr tregon pėr nderimin qė kishte ai mbi kėtė simbol tė veshjes sė luftėtarėve shqiptarė. Grekėt akoma edhe sot nuk kanė njė fjalė tė tyre pėr tė pėrshkruar fustanelėn por e quajnė “Fustanela” njė fjalė kjo e huazuar nga shqipja pėr tė pėrshkruar kėtė veshje.
Dhe si pėr t’i shkuar deri nė fund manipulimit tė sė vėrtetės pėr kėto tablo autorja Znj. Tsigakou mundohet qė tė manipulojė edhe vargjet qė miku i shqiptarėve Bajroni i shkruan pėr ta me aq pasion dhe dashuri. Mė poshtė po citoj njė pasazh nga shkrimi qė shoqėron Tablonė e Carl Hag “Malėsori Grek”:
“Fshatarėt Grekė, shpesh tėrhiqeshin nė malet e thepisura ku i bėnin rezistencė Turkut. Kėta malėsorė tė cilėt edhe i frikėsonin por edhe i frymėzonin udhėtarėt Europianė janė romantizuar nga artistė e poetė si Lord Byron:
....
Ja lė tufėn shqiponjės e bishės e zbret
Poshtė fushės me sulm si rrėkeja nė det”
Nėse autorja e Librit ka dyshime mbi temat e Tablove tė paraqitura nė kėtė botim nuk mund tė thuhet se ajo ėshtė po kaq dyshuese edhe mbi autorėsinė e kėtyre vargjeve tė shkėputura nga konteksti dhe tė cituara mė sipėr. Kushdo qė ka lexuar Lord Byron e di mjaft mirė se kėto vargje janė marrė nga Poema “Child Harold Piligrimage” Kanto II dhe mė saktė nga kėnga e famshme, “Tamburxhi Tamburxhi”. Pėr kėtė kėngė poeti i famshėm ka shkruar edhe pėr momentin kur e dėgjoi pėr herė tė parė nga njė grup shqiptarėsh qė e kėrcyen kėtė kėngė me vargje prej tė cilave Byroni mori pjesėn mė tė madhe tė saj dhe e solli nė variantin anglisht. E pra njė studiuese e nivelit tė Tsigakou-t nuk mund tė mos ketė lexuar kėtė pjesė tė famshme tė Byronit tė cilėn po e japim mė poshtė nė pėrkthimin shqip tė pacėnuar nga studiuesja greke:
Tamburxhi, Tamburxhi, thirrja jote ushton
U ngjall trimave shpresėn pėr luftė na fton
Gjithė djemtė e maėlsisė i thėrret anembanė
Himariotė, Ilirė Suliotė zeshkanė

E kush ėshtė aq trim sa Sulioti zeshkan
Me fustan tė bardhė e tė zi tallagan
Ja lė tufėn shqiponjės e bishės e zbret
Poshtė fushės me sulm si rrėkeja nė det
Nėse znj. Tsigakou nė botimin e saj arrin qė tė manipulojė edhe vargjet e njohura tė Byroni-t pėr shqiptarėt atėherė sa tė vlefshme janė opinionet e ngritura pėr Tablotė e Romantikėve me figura shqiptarėsh? Lexuesi mund tė gjykojė vetė mbi pėrgjigjen e kėsaj pyetjeje.
Autorja e kėtij Libri ka botuar nė vitin 1984 njė variant tė hershėm tė kėtij botimi nė gjuhėn franceze tė titulluar “La Grece Retruvee” nė shqip “Greqia e Rigjetur” me parathėnie tė profesorit tė njohur tė historisė antike francezi Jacques Lacarriere. Nė parathėnie Profesori francez ka shkruar se nė shumė prej tablove tė romantikėve tė shekullit tė 19-tė, paraqiten shqiptarėt me kostumet e tyre tradicionale. Znj. Tsigakou nuk e hoqi dot kėtė pasazh nga parathėnia e profesorit tė njohur nė botimin e parė por me sa duket nė botimin e ri ka vendosur qė jo vetėm ta injorojė kėtė fakt por edhe tė mundohet qė tė manipulojė tė vėrtetėn mbi kėto Tablo.
Megjithėse Libri Throught Romantic Eyes i ėshtė dedikuar tablove tė artistėve europianė dhe artit tė tyre pėr Greqinė nuk ka pėrse figurat e shqiptarėve qė frymėzuan ata pėr veprat e tyre tė manipulohen nga studiuesit e sotėm qofshin kėta edhe tė mbėshtetur nga Institucione Zyrtare Greke. Nė nderin e studiuesit do ishte njė trajtim realist dhe i vėrtetė i kėtyre veprave duke shpjeguar ndoshta kontekstin dhe ngjarjet historike nga ato janė marrė. Kjo do t’i shėrbente mė shumė kuptimit tė historisė sonė tė pėrbashkėt. Tablotė e shqiptarėve nė kontekstin e historisė greke nuk ka pėrse tė mohohen ashtu siē nuk ka pėrse tė mohohet kontributi i tyre i madh nė revolucionin Grek.
Nėse studiues shqiptarė apo grekė, institucione private apo shtetėrore, pėrfshihen nė manipulimin e tė vėrtetave historike, ata pa dyshim ndihmojnė nė thellimin e hendekut tė moskuptimit dhe pėrbuzjes sė dyanėshme.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
 
Shqipėria e shek. 19 si po manipulohet nga grekja Tsigakou
Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
Alb Forum :: Historia shqiptare-
Kėrce tek: