Alb Forum
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
Alb Forum

|Kontakt ::::.....sxy-vep@hotamil.com.....:::::|
 
PortalliPortalli  ForumForum  KėrkoKėrko  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

 

 Zgjedhjet e 2 dhjetorit 1945, tė parat pas L. II B.

Shko poshtė 
AutoriMesazh
cracker-a
Mik i forumit


Numri i postimeve : 57
Registration date : 28/11/2007

Zgjedhjet e 2 dhjetorit 1945, tė parat pas L. II B. Empty
MesazhTitulli: Zgjedhjet e 2 dhjetorit 1945, tė parat pas L. II B.   Zgjedhjet e 2 dhjetorit 1945, tė parat pas L. II B. Icon_minitimeWed Nov 28 2007, 14:00

Historia/60 vjet mė parė u zhvilluan tė parat votime pas Luftės sė Dytė Botėrore

Grupimet e zgjedhjeve tė 2 dhjetorit ‘45

Demir Dyrmishi, Profesor

Lufta Antifashiste Nacionalēlirimtare kundėr pushtuesve fashistė e nazistė u zhvillua nėn parullėn e Partisė Komuniste shqiptare. “Luftė kundėr okupatorit pėr njė Shqipėri tė lirė e demokratike”, e cila nėnkuptonte qė mbas ēlirimit tė vendit do tė bėheshin zgjedhje tė lira demokratike nga tė cilat do tė dilte qeveria e re.

Balli dhe Legaliteti, jashtė zgjedhjeve

Nė kuadrin e propagandės pėr vendosjen e njė sistemi politik, pluralist, demokratik, nė mbledhjen e dytė tė Kėshillit Antifashist Nacionalēlirimtar nė tetor 1944 nė Berat, u hartua dhe u shpall deklarata pėr mbrojtjen e tė drejtave tė qytetarėve ku midis tė tjerave u theksua se lejohej formimi i partive politike, me pėrjashtim tė Ballit e tė Legalitetit qė konsideroheshin si parti fashiste dhe profashiste.
Duke shfrytėzuar kėtė hapėsirė demokratike, disa pėrfaqėsues tė njohur tė Frontit Nacionalēlirimtar, filluan punėn pėr formimin e organizatave opozitare, me qėllim qė nė zgjedhjet pėr Asamblenė Kushtetuese, krahas kandidatėve komunistė tė kishte dhe kandidatė jokomunistė, figura tė njohura politike, me mbėshtetje tė gjerė popullore nė ato vendbanime ku punonin dhe jetonin. Por pėr formimin e organizatave apo partive opozitare, elementėt opozitarė brenda Frontit nuk ishin nė njė mendje. Pėr kėtė ēėshtje u ravijėzuan dy qėndrime apo grupime tė kundėrta.

Dy grupimet e zgjedhjeve

Grupi i pare i pėrfaqėsuar nga nėnkryetari i Frontit Nacionalēlirimtar, Shefqet Beja, synonte qė organizata opozitare tė formohej brenda Frontit pas zgjedhjeve tė 2 dhjetorit me elementė qė do tė vinin kandidaturėn pėr deputetė si pėrfaqėsues tė Frontit Demokratik. Kurse grupimi apo korrenti i dytė politik, i pėrfaqėsuar nga anėtari i Kėshillit tė Pėrgjithshėm Nacionalēlirimtar, Gjergj Kokoshi, mendonte qė partitė opozitare tė formoheshin jashtė Frontit dhe si tė tilla tė vinin kandidatura pėr Asamblenė Kushtetuese si grupim mė vete politik.
Tė dyja grupimet nuk e gjetėn gjuhėn e pėrbashkėt dhe u ndanė pėrfundimisht nė shtator tė vitit 1945, kur u diskutua dhe u miratua ligji “Mbi zgjedhjet e Asamblesė Kushtetuese”. Shefqet Beja e mbėshteti kėtė ligj, kurse Gjergj Kokoshi e kundėrshtoi atė dhe kėrkoi qė nė asamble “pėrbri njerėzve tė luftės, tė shkojnė edhe njerėz tė paqes … qė mbi tė gjitha kanė idealet e larta tė atdheut e tė njerėzimit”, tė cilėve, duke mos qenė tė organizuar nė parti, u mungonte shtypi dhe propaganda dhe pėr rrjedhojė ishin tė destinuar, siē u shpreh ai, “apriori me falimentue nėr zgjedhjet”.

Ligji i zgjedhjeve

Nė tė vėrtetė ligji, pėr nga pėrmbajtja, ishte demokratik, sepse lejonte pjesėmarrjen nė zgjedhje tė grupimeve apo tė partive politike. Por nė praktikė, kjo nuk mund tė realizohej dhe nuk u realizua. Organizatat opozitare ilegale jashtė Frontit nuk mundėn tė dilnin legale e tė paraqiteshin nė zgjedhje me kandidatėt e tyre, sepse nuk mundėn tė grumbullonin 70 firma sipas ligjit elektoral. Kjo ndodhi si pėr shkak tė trysnisė qė ushtronte PKSH-ja ndaj kundėrshtarėve politikė pėr tė mos u organizuar nė parti apo grupime politike, ashtu edhe nga dobėsia e forcave opozitare pėrballė Frontit Demokratik, i cili pėr shkak tė luftės dhe tė fitores sė tij mbi fashizmin, kishte fituar nė popull shumė kapital politik dhe pėr rrjedhojė, fitorja e tij nė zgjedhjet e 2 dhjetorit ishte e padiskutueshme. Natyrisht, fitorja e Fronit ishte fitorja e PKSH-sė.

Elementėt demokratikė

Elementėt demokratė jashtė Frontit Demokratik, gjatė fushatės elektorale qė u zhvillua, nė muajin tetor – nėntor tė vitit 1945, tė nxitur nga misionet angleze dhe amerikane nė Tiranė, u pėrpoqėn tė organizoheshin dhe krijuan organizatėn “Bashkimi-demokratik”, me qėllim qė tė dilnin nė zgjedhje si grupim mė vete politik dhe me programin e tij elektoral. Meqenėse dita e zgjedhjeve po afronte, pėrfaqėsuesit e kėsaj organizate opozitare, ilegale si Gjergj Kokoshi, Musine Kokalari, Sami Qeribashi, Suat Asllani etj., u kėrkuan misioneve tė huaja nė Tiranė, qė tė ndėrhynin pranė qeverisė sė Enver Hoxhės, pėr tė shtyrė afatin e zgjedhjeve, por kjo kėrkesė nuk u pranua. Nė kėto rrethana organizata opozitare “Bashkimi – demokratik” nuk mundi tė dilte me programin e vet e tė merrte pjesė nė zgjedhje. Programi i saj, ashtu si vetė organizata mbeti ilegal dhe si i tillė me pėrmbajtjen e tij, nuk u njoh populli shqiptar nė pėrgjithėsi dhe kundėrshtarėt politikė jashtė Frontit, nė veēanti. Pavarėsisht nga kjo, problemet qė ngriti organizata ilegale “Bashkimi – demokratik” nė notėn dėrguar misioneve anglo-amerikane nė Tiranė, nė gjysmėn e dytė tė muajit nėntor 1945, ishin tė drejta. Ajo vlerėsonte luftėn e Frontit Nacionalēlirimtar dhe tė Partisė Komuniste, kundėr fashizmit, pranonte se Balli Kombėtar dhe Legaliteti, tė influencuar nga njė pjesė e shtypit aleat, nuk kishin luftuar kundra pushtuesve, theksonte se Fronti Nacionalēlirimtar ishte i vetmi grupim politik qė kontrollohej nga komunistėt, tė cilėt nuk lejonin formimin e ndonjė partie tė shkėputur nga ai dhe nė rast se bėheshin pėrpjekje pėr njė gjė tė tillė, personat konsideroheshin “sabotatorė, fashistė dhe reaksionarė”.

Opozitarėt ilegalė

Opozitarėt ilegalė ankoheshin se organet ekzekutive nga lart poshtė, kontrolloheshin nga komunistėt, se pushteti legjislativ, ekzekutiv e gjyqėsor ishin tė pandarė dhe pėr rrjedhojė nuk kishte liri demokratike. Nė notė sulmohej legjislacioni shqiptar si njė kopjim i atij jugosllav, qė kishte sjellė shumė dėnime me vdekje, ushtria konsiderohej e madhe nė numėr, jashtė mundėsive ekonomike tė vendit, administrata shqiptare shumė e fryrė me qėllim qė t’u gjendej punė besnikėve tė partisė. Ligjin e reformės agrare, opozita ilegale jashtė Frontit e konsideronte si ligj tė rėndėsishėm tė qeverisė, por qė ishte kryer nė mėnyrė ekstreme, sepse u ishte marrė toka pronarėve pa shpėrblim. Nė politikėn e jashtme, opozita vėrente se qeveria komuniste po i shmangej politikės sė bashkėpunimit me qeveritė aleate angleze dhe amerikane dhe po i qėndronte besnik boshtit Beograd – Moskė.
Opozita nuk e konsideronte Partinė Komuniste si armike tė saj, por si alternativė pėr zhvillimin e vendit “si njė fuqi shtytėse drejt pėrparimit social”. Por nga ana tjetėr, nuk mund tė mos ishte kundėrshtare politike e saj, pėrderisa ajo, siē shprehej nė notėn “shkel liritė politike dhe ngre njė qeveri despotike nė vend tė asaj demokratike”. Ajo bėri pėrpjekje pėr tė bindur misionet e huaja se pėrse deri atėherė nuk ishin formuar parti opozitare legale. Dhe kjo kishte ndodhur nga frika, sepse siē theksohej nė notė “Shqipėria, ndodhet pėr 13 muaj nėn diktaturėn mė tė tmerrshme qė ka parė historia e saj…”.
Siē shihet, deri kėtu nuk ka asgjė tė kundėrligjshme. Pėrkundrazi, ēdo kėrkesė, ēdo problem qė ngrihej nė notė ishte nė pėrputhje me ligjin e zgjedhjeve pėr nė Asamblenė Kushtetuese. Opozita kishte vėrejtjet dhe opsionet e saj lidhur me zhvillimin politik dhe ekonomik tė vendit dhe do tė ishte nė interes tė tij qė ajo tė dilte hapur, tė legalizohej sipas ligjit dhe tė shpaloste programin e saj, alternativėn e zhvillimit ekonomik e politik tė vendit. Pėr hir tė sė vėrtetės, duhet thėnė se opozita nuk e bėri kėtė. Veprimtaria e saj ishte antidemokratike, sepse ēdo veprim ajo e bėri tė fshehtė, prapa shpinės sė institucioneve tė shtetit dhe nė bashkėpunim me misionet e huaja, gjė qė e penalizonte atė.
Opozita ilegale u pėrpoq tė hartonte edhe njė program ilegal elektoral, me shpresė se do tė legalizohej. Kjo ishte njė kėrkesė e vazhdueshme e misioneve angleze dhe amerikane.

Programi i opozitės ilegale

Nė programin e saj ilegal, ajo parashikonte qė Shqipėria si formė tė regjimit tė kishte republikėn parlamentare me prirje perėndimore, ku shteti, duke inkurajuar iniciativėn e lirė private, do tė ushtronte kontroll mbi tė dhe nuk do tė linte nė mėshirė tė fatit shtresat e paprivilegjuara tė shoqėrisė.
Nė politikėn e brendshme, opozita synonte vendosjen e lirisė sė plotė politike, lirinė e fesė, tė shtypit, tė personave, mbrojtjen pėrpara ligjit dhe gjyqit me gjykatės, tė zgjedhur. Nė politikėn e jashtme, programi parashikonte mbajtjen e relatave miqėsore me tė gjithė aleatėt e mėdhenj tė Shqipėrisė dhe me fqinjėt e saj, pėr njė Ballkan tė ardhshėm paqėsor ku tė sigurohej integriteti tokėsor konform Kartės sė Atlantikut. Nė fushėn ekonomike, programi parashikonte tė bėheshin disa reforma tė karakterit demokratik, por kurrsesi nuk do tė bėheshin reforma tė thella me karakter socialist, nuk do tė shtetėzoheshin mjetet kryesore tė prodhimit. Pėr mė tepėr, organizatat e punėtorėve nuk do tė konsideroheshin si leva tė ndonjė partie, por si organizata tė pavarura qė do tė luftonin pėr mbrojtjen e interesave tė tyre ekonomike.

Misionet njihen me programin

Ky ishte programi qė organizata opozitare ilegale “Bashkimi-demokratik” u dėrgoi misioneve aleate nė Tiranė. Siē shihet pėrmbajtja e kėtij programi nuk kishte asgjė, antikombėtare asgjė qė t’i binte ndesh politikės sė shteteve aleate nė Shqipėri, por ai binte ndesh me politikėn e regjimit komunist qė po vendosej nė Shqipėri. Krahas kėtij varianti, opozita ilegale jashtė Frontit, kishte dhe njė variant tjetėr programi, qė nuk ua paraqiti misioneve aleate. Ai pėrmbante edhe zgjidhjen e problemit tė Kosovės, me anėn e njė plebishiti ose nga Konferenca e Paqes, si dhe njohjen e neutralitetit tė Shqipėrisė nga Fuqitė e Mėdha. Kjo kėrkesė nuk iu bė e njohur misioneve aleate, sepse ajo binte ndesh si me politikėn e shtetit komunist i orientuar nga Lindja, ashtu dhe me atė tė qeverive aleate qė nuk ishin pėr ndryshim kufijsh, nė Ballkan. Organizata opozitare ilegale “Bashkimi-demokratik”, nė programin e saj shtroi alternativėn pėr tė marrė pjesė nė Parlament dhe nė qeveri nė rrugė demokratike legale. Ajo nuk shtroi nė program rrėzimin e qeverisė komuniste dhe marrjen e pushtetit me dhunė, sepse njė gjė e tillė ishte e kundėrligjshme dhe antidemokratike dhe do ta komprometonte atė si forcė opozitare, demokratike, do ta ekspozonte pėrpara misioneve tė huaja si njė organizatė fashiste, terroriste.

Synimi, pėrmbysja e qeverisė sė Enver Hoxhės

Por, ndonėse nuk e vuri nė program, opozita ilegale pėrgatitej qė tė krijonte kushte tė pėrshtatshme pėr t’iu kundėrvėnė e pėr ta pėrmbysur qeverinė e Enver Hoxhės me dhunė, duke pėrdorur si forca tė armatosura tė arratisurit politikė dhe kundėrshtarė tė tjerė tė regjimit qė ishin prekur nga reformat ekonomike apo qė kishin tė dėnuar nga gjyqet ushtarake pjesėtarė tė familjes si kriminelė lufte apo si armiq e sabotatorė tė pushtetit.
Nė pėrpjekje pėr tė rrėzuar me dhunė qeverinė komuniste, anėtarėt e organizatės “Bashkimi-demokratik”, bėnė agjitacion e propagandė kundėr reformave tė qeverisė komuniste, u vunė nė lidhje me tė arratisurit politikė dhe oficerė tė ushtrisė sė vjetėr tė mbretėrisė, me qėllim qė tė godisnin depot ushtarake, tė digjnin ose tė merrnin, materiale ushtarake, si armatime veshmbathje, tė nxisnin dezertimet nga ushtria, tė mblidhnin informata mbi vendndodhjen e formacioneve ushtarake, mbi efektivin dhe armatimin e tyre, tė hartonin dhe tė hidhnin trakte pėr tė sabotuar zgjedhjet e 2 dhjetorit, me qėllim qė tė fitohej kohė pėr tė formuar opozitėn legale, tė kryheshin akte terrori ndaj kuadrove kryesorė dhe tė niveleve tė ulėta tė partisė e tė shtetit. Kėto akte ishin shprehje e urrejtjes dhe e rezistencės sė bashkėpunėtorėve tė fashizmit dhe e kundėrshtarėve politikė tė regjimit komunist qė po vendosej dhe njė pėrgjigje, aty pėr aty, tė orvatjeve qė bėnte PKSH-ja pėr tė likuiduar ēdo kundėrshtar politik, me gjyq e pa gjyq, me faj e pa faj.

Arrestimi i anėtarėve tė opozitės

Nė kėto rrethana, organizata opozitare ilegale nuk mundi tė dalė si opozitė legale dhe tė shpallte programin dhe kandidatėt e saj pėr nė Asamblenė Kushtetuese. Organet e Sigurimit tė Shtetit, nėpėrmjet rrjetit tė tyre informative, vėzhgonin ēdo lėvizje, takim e bisedim tė kundėrshtarėve politikė, ēdo tentativė tė tyre pėr tė formuar parti opozitare. Nė kuadrin e kėtyre pėrpjekjeve, anėtarėt e organizatės gjatė muajve janar-shkurt 1946 u arrestuan njė nga njė dhe, nė qershor tė atij viti, u dėnuan si “tradhtarė, armiq tė popullit e tė partisė”. Si tė tillė u dėnuan Sami Qeribashi, Qenan Dibra, Hivzi Gole, Shaban Balla, Ali Kavaja, Musine Kokalari, Gjergj Kokoshi, etj. Tė njėjtin fat pėsuan mė pėrpara anėtarėt e organizatės opozitare ilegale “Bashkimi shqiptar” nė pėrpjekje pėr tė formuar grupe opozitare jashtė Frontit me qendėr nė Shkodėr. Tjetėr taktikė pėrdori Organizata Nacionaldemokratike” apo grupi i deputetėve. Ata mbėshtetėn vijėn politike dhe programin e Frontit Demokratik. Tė mbėshtetur edhe nga udhėheqja e PKSH-sė, ata vunė kandidaturėn si deputetė pėr Asamblenė Kushtetuese, me synimin qė pas zgjedhjeve tė krijonin njė grup parlamentar opozitar. Personalitete tė tilla politike qė vunė kandidaturėn dhe fituan si pėrfaqėsues tė Frontit Demokratik qenė: Shefqet Beja, Riza Dani, Kolė Kuqali, Kostandin Boshnjaku, Enver Sazani, Irfan Majuni, Sheh Ibrahim Karbunara, Selaudin Toto, Andrea Sahatēi, Kol Prela, Zef Haxhia etj..

PKSH-ja asgjėsoi ēdo mendim opozitar

Pas zgjedhjeve tė 2 dhjetorit, Partia Komuniste, si parti e vetme e vendit, u pėrpoq qė tė asgjėsonte ēdo mendim opozitar, ēdo pėrpjekje pėr krijimin e partive tė tjera politike. Ajo filloi tė njėjtėsonte haptazi Frontin Demokratik me veten e saj. Madje, ajo sapo sanksionoi pushtetin me votėn e popullit, iu shmang programit elektoral qė kishte shpallur gjatė fushatės, nxori ligje tė ashpra pėr tė shndėrruar dora-dorės pronėn private nė pronė shtetėrore, pėr tė kufizuar liritė dhe tė drejtat e qytetarit. Nė rrethana tė tilla, deputetėt opozitarė organizuan njė mbledhje legale ku diskutuan nėse do tė dilnin nė asamble si grup opozitar apo do tė shfaqnin pikėpamjet e tyre opozitare e si individė. Nė kushtet e survejimit e tė burgosjeve tė kundėrshtarėve politikė, ata vendosėn qė tė mos ekspozoheshin si grup, por si individė me shpresė se nė tė ardhmen do tė krijoheshin kushte pėr opozitė legale, pėr tė luftuar pėr njė sistem politik, demokratik me orientim perėndimor. Po njė gjė e tillė nuk ndodhi, sepse deputetėt opozitarė dhe gjithė anėtarėt e Organizatės Nacionaldemokratike u arrestuan dhe dhanė llogari nė gjyq si armiq, tradhtarė e terroristė. Ata u likuiduan politikisht dhe fizikisht. Likuidimi i organizatave opozitare u tregoi kundėrshtarėve politikė se nė kushtet e vendosjes sė diktaturės e kishin tė vėshtirė tė rigrupoheshin, madje tė pamundur tė krijonin parti politike. Procesi gjyqėsor ndaj tyre qe njė paralajmėrim serioz pėr cilindo qė do tė guxonte tė shprehte mendime tė kundėrta e qė do tė ngrihej kundėr regjimit komunist. Partia Komuniste shqiptare mbeti e vetmja forcė politike e vendit dhe, duke qenė kėshtu, ajo sundoi me duar tė hekurta pėr mė se 45 vjet.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
 
Zgjedhjet e 2 dhjetorit 1945, tė parat pas L. II B.
Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
Alb Forum :: Historia shqiptare-
Kėrce tek: