Alb Forum
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
Alb Forum

|Kontakt ::::.....sxy-vep@hotamil.com.....:::::|
 
PortalliPortalli  ForumForum  KėrkoKėrko  Latest imagesLatest images  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

 

 Sekreti i madh i bashkepunimit te nje ballisti me partizanet

Shko poshtė 
AutoriMesazh
cracker-a
Mik i forumit



Numri i postimeve : 57
Registration date : 28/11/2007

Sekreti i madh i bashkepunimit te nje ballisti me partizanet Empty
MesazhTitulli: Sekreti i madh i bashkepunimit te nje ballisti me partizanet   Sekreti i madh i bashkepunimit te nje ballisti me partizanet Icon_minitimeWed Nov 28 2007, 14:03

Sekreti i madh i bashkepunimit te nje ballisti me partizanet.

Nga Ylli Polovina

…Hysen Terpeza…Ne vitin 1976 ishte punonjes i ambasades amerikane ne Vjene. Njeriu qe pohon kete holesi nga jeta e Hysen Terpezes shton se ne kryeqytetin austriak ishte me detyren e nje punonjesi te CIA-s.
Ky pohues me autoritet te plote per ta deklaruar kete te vertete per Terpezen quhet Dilaver Goxhaj.
…Rrefyesi i kesaj historie, koloneli ne lirim Dilaver Goxhaj, nga disa vite jete e pune ne Kosove e vecanerisht pas bisedes intime me Terpezen ka kuptuar se “anetaret e Ballit Kombetar ne Kosove kane qene per ceshjen nacionale pothuaj si anetaret e Partise Komuniste ne Shqiperi. Kishin pikepamje te ndryshme ideologjike, por ne pasionin nacionalist gjenin ndermjet njeri-tjetrit shume pika te perbashketa”.
Sipas ish-shefit te Shtabit te Pergjithshem te UCK-se balistet bashkekombas ne Kosove ishin patjeter antikomuniste, ca me shume te tille edhe sepse komunizmi u vinte me pamjen e nje shteti shoven dhe antishqiptar si ai serb e jugosllav. Pertej kufirit, ne shtetin ame, vertet sundonte ideologjia e urryer prej tyre, por gjithsesi ne Tirane bashkekombasit komuniste ruanin pavaresine e vendit dhe nuk shkonin aspak mire me regjimin e Beogradit. Aq mjaftonte jo per ta bere te admiruar diktaturen shqiptare, por per ta iferencuar ate e rregullin e thjeshte se mes dy te keqijave nga halli zgjidhet e keqja me e vogel. Mes Beogradit dhe Tiranes, te frymezuar fort nga deshira per te zgjidhur sa me shpejt ceshtjen kombetare, nje aleance e perkohshme e ballisteve nacionaldemokrate me komunistet e Shqiperise mund te behej per te shpetuar nga sundimi sllav.
Ishte ky nje kolaboracionizem i terthorte apojo?
Besojme se pergjigja mohuese eshte me realja. Nuk mund te quhet kolaboracionizem nje alence e perkohshme me nje ideologji te papranueshme kur ajo behet per te shpetuar kombin nga nje pushtues.
Ka qene teresisht ne manover. Ka qene patjeter venja ne jete e nje bashkepunimi te paster politik, i cili neser, pasi nga trojet e Kosoves te zbohej regjimi serb, mund te shkonte gjer ne nje ndarje e mosperputhje te plote e regjimin bolshevik te Tiranes.
Hysen Terpeza me ate qe do te tregojme me poshte, gjithnje sipas rrefimit te sinqerte te zevendesshefit te Shtabit te Pergjithshem te UCK-se, ka bere thjeshte je loje politike. Ai ka zbatuar idene e nje aleance taktike.
Por sic do ta mesoni ne rrefimin e meposhtem, shume te shkurtuar per aresye te kufijve te natyrshem qe nje shkrim ne nje reviste mund te kete, pas tij nuk ka qene vetem ajo qe vete ai personalisht gjykonte. Kane qene te nje mendjeje edhe te tjere. E gjitha ka qene ne thelb nje manover e lojes se madhe, nga me intrigueset ne historine e Shqiperise e mbase te te gjithe periudhes se Luftes se Ftohte ne Ballkan.
…Pas festes (mitingu i madh i mireseardhjes) Hysen Terpeza e ftoi « shqiptarin e Tiranes » qe te ishte mik i tij per dreke. Kur me ne fund u ulen prane njeri-tjetrit (dikush solli dhe nje mikrofon) ballisti nacionalist i cilesuar si nder atdhetaret me te medhenj te Kosoves, nisi t’u thoshte te pranishmeve te shumte : « Sot une po tregoj nje te vertete. Ne emigracion kam qene 54 vite dhe te pakten 54 intervista i kam bere. Ne 54 intervistat une kam genjyer vetem ne nje pike. Kur me thohin se kush ma ka djegur shtepine une pergjigjesha se ma ka djegur shkau. Por sot po e them per here te pare : shtepine ma dogjen partizanet e Enver Hoxhes. Ishin partizanet e brigades se Shefqet Pecit. Po e them ketu pas 54vitesh ».
Keshtu nisi te tregonte.
« Ne vitin 1976 isha me sherbim ne Vjene dhe nje dite te bukur ne kutine postare gjeta nje leter. Ajo nk kishte adresen e derguesit. Kishte vetem marresin dhe kjo me beri pershtypje. E grisa zarfin me te shpejte per te pare ne fund te letres se kush e bente, cili e kishte firmosur.
Kur c »te shoh ? Letra nenshkruhej nga Mehmet Shehu dhe kadri Hazbiu, te cilet me ftonin te shkoja ne Shqiperi dhe per kete mund te takohesha me ambasadorin shqiptar ne Vjene ».
Une thashe : « Ky eshte nje provokim, eshte kurth i jugosllaveve ». Dhe mund te jem menduar nje muaj apo dy. E analizoja letren ne cdo kend. Me ne fund vendosa te plotesoaj kureshtjen.
Ishte kurth apo nje ftese serioze. Dhe vendosa te shkoj ne ambasade, por e bera kete dite te shtune, qe ishte pushim. Vajta. Roje ne ambaade ishte nje kosovar. E pyeta “Ka ardhur ambasadori?”. “Po” m’u pergjigj. “Ka mundesi t’i thoni ka ardhur nje plak nga Kosova dhe deshiron t’ju takoje?”.
Rja me refuzoi, sic e kemi ne shqiptaret nga fodulleku. Me ne fund e binda dhe ai me kembet zvarre hyri brenda. Pas pese minutash pashe se po i zbriste shkallet me vrap.
Kuptova se kishte dicka serioze. Ma hapi porten me butonin elektrik qe lart, ne katin e dyte dhe me beri shenje te hyja menjehere. Ne krye te shkalleve qendronte ambasadori.
Me priti sikur ishim miq te vjeter, sikur kisha shkuar dhe here tjeter e jo sikur e shihja per here te pare. Me uli ne tavoline, me qerasi, beme goxha muhabet. Vetem pasi kaloi nje kohe e mire (ishte e shtune dhe nuk na bezdiste njeri) me beri te njejten kerkese e me tha te njejtat shprehje qe kishte letra. Dhe ne fund te propozimit shtoi: “Ne e dime se diku duhet te merrni leje. Ketu ne tavolinen time ka tre telefona, dy pergjohen, por ky tjetri jo » ;
Dhe me vuri para nje situate qe une duhej te merrja vendimin ne cast. Nuk mund te thosha jo. Edhe pse manovrova dhe ja ndryshova biseden, ai perseri me tha « Mund te bisedojme ».
Atehere ngrita telefonin qe nuk pergjohej dhe andej ku duhej te merrja leje me thane : »Gjykojeni vete ».
Ne rrethana te tilla thashe me vete « Edhe ata, shefat e mi, dicka dine. Dicka luhet deri sa me thane menjehere se mund te vendosja vete. Nuk me thane dale ta mendojme kete pune, sepse mora ne telefon kryesorin, nuk mora ndonje nepunes te zakonshem. Sidoqofte nuk i thashe ambasadorit se cfare me thane, por nje “Do te mendohem”. Kur me percolli ambasadori me propozoi “Kur te vendosni mund te vini te takohemi, te takohemi qofte dhe per nje kafe”.
“Faleminderit qe me pritet” ju pergjigja, shternguam duart dhe keshtu u ndame.
Pas nje fare kohe vendosa qe te shkoj perseri. Vajta e kontaktova ambasadorin dhe ai me tha
“ Faleminderit! Na duhet nje fotografi juaja”. Une e cova fotografine dhe pas ca kohesh me ftuan “Ejani te pijme nje kafe!”. Kur vajta me thane “Pasaporta eshte gati. Jeni me emer dhe mbiemer tjeter, i lindur ne Shkoder ne vitin 1921, tani emigrant ne Siri”. Ambasadori me tha edhe « Urdhero bileten ! Eshte e paguar. Vetem se do te shkoni ju ne agjenci per te iksuar daten ; Nga Vjena do te shkoni ne Stamboll ».
Dhe keshtu bera, vendosa e ika ne Stamboll. Mirepo nuk sqarova dot se kush do te me priste, megjithate thashe me vete keta me siguri e kane organizuar pritjen. Zbrita ne Stamboll dhe pasi kalova doganen u bera kurioz se kush do te me priste. Dallova nje burre te gjate qe ma bente me dore nga larg dhe une u drejtova tek ai. Kur iu afrova pashe se ishte djali i axhes.
Ishte refugjat ne Gjermani. Sa e takova, sa i dhashe doren, nuk vonova ta pyesja « Edhe ti me te kuqte qenke ? ». « Po » me tha « Me te kuqte ».
« Epo ne dreq te veje kjo pune! ». thashe me vete. Kjo pritje me njeriun tim me beri te qarte se komunistet e Tiranes nuk do te me dorezonin te serbet. Djali i axhes me mori, me futi ne hotel dhe me porositi “Te lutem mos dil, sepse te njohin shume kosovaret. Ata nuk duan ta dine qe je ketu”. Dhe nuk dola nga hoteli. Pas tre ditesh me mori dhe me coi ne aeroport “Tani do te nisesh per ne Athine. Ne Athine do te shkosh ne filan hotel, te eshte prenotuar dhe dhoma e do te vijne te takojne persona qe do te shoqerojne aty ».
Vajta ne Athne. Gjeta hotelin dhe sa bera nje dush e isha duke fshire trupin kur trokiti dera.
Cela deren me ate zinxhirin qe e mban pak te hapur, kur pashe dy djem te rinj. Me folen ne emrin tim dhe me thane “Duam t’ju takojme”. Hapa deren dhe i futa. Me lane porosi “Shih te lutem, mos dil jashte se edhe ne Athine ka shqiptare qe mund te te njohin”.
Ketu njelloj, mbeta ne hotel. Ata erdhen nje dite tjeter, prene bileten e me derguan ne aeroport. Mora avionin e linjes Athine-Tirane. Me shoqeruan dhe me thane “Rruga e mbare”.
Me lane kete porosi “Te lutem kur te zbrisni ne Rinas do te hiqni kapelen, do ta mbani ne dore dhe do te kruani koken qe t’ju njohin personat e duhur”.
Keshtu bera, por nuk na zbriten ne Rinas por ne nje aeroport afer Tiranes, ne ate te Laprakes. Ishte e organizuar ajo pune. Sapo zbrita me dolen perpara, me thane « Mireseerdhe ! » dhe me cuan ne Hotel Dajti. Me mbajten nje jave ne hotel, me than se diten nuk duhej te dilja, kurse ne mbremje, ora 20.00, me merrnin dhe me shetisnin ne Durres, ne Kruje dhe ne Elbasan.
Nje nate te bukur, pasi me bene nje xhiro ne Tirane, me thane se « Tani do te shkojme te kryeministri ». Nga ora 10 deri ne dy te nates une kam bere bisede me Mehmet Shehun. Ne dyzet vite ne sherbim te CIA-s, mund te kemtakuar 40 burra shtetesh, por ajo bisede me ka mbetur ne mendje ne menyre te vecante. Ne fund me tha « Bace Hysen, kemi vendosur te shperthejme kryengritjen ne Kosove. Ne duam vetem sebepin qe te shpertheje kjo kryengritje, duam shkakun qe te mund te nderhyjme. Ndryshe nuk e justifikojme dot ne Kombet e Bashkuara. Kete kryengritje deshirojme t’ua ngarkojme juve. E merrni persiper ? Mbrapa keni shtetin shqiptar ». Dhe une pranova.

Marre me disa shkurtime nga revista Shqip, Nr 56 (3) 2007.


Une nuk e besoj permbajtjen e ketij shkrimi dhe ruaj bindjen se rrefimi eshte nje manipulim pasvdekjes se Hysen Terpezes.
Eshte nje shkrim qe vetem te verteten nuk ka brenda, por ka vetem nje perpjekje per te lartesuar aktivitetin "patriotik" te komunisteve te vjeter dhe te rinj shqiptare ne te dy anet e kufirit!
Kurre nuk e besoj se Hysen Terpeza, nje antikomunist i bindur, nje person i cili eshte ndjekur per t'u asgjesuar nga bandat komuniste shqiptaro-jugosllave, qe te kete ardhur ne Shqiperi e te jete takuar me Mehmet Shehun per te nisur nje "kryengritje" ne Kosove ne vitin 1976, kur marredheniet jugosllavo-shqiptare kane qene te zbutura dhe kur Kosova kishte fituar nje status me te larte autonomie ne ish-Jugosllavi.
Viti 1976 ka qene nje vit i "zjarrte" i luftes se klasva ne Shqiperi dhe i luftes brenda llojit dhe rrefime te tilla kur nje agjent i CIA-s me aq lehtesi bindet qe te behet nje agjent i komunisteve shqiptare!
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
 
Sekreti i madh i bashkepunimit te nje ballisti me partizanet
Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
Alb Forum :: Historia shqiptare-
Kėrce tek: