Alb Forum
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
Alb Forum

|Kontakt ::::.....sxy-vep@hotamil.com.....:::::|
 
PortalliPortalli  ForumForum  KėrkoKėrko  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

 

 Kur buka bėhet e shtrenjtė si ari

Shko poshtė 
AutoriMesazh
cracker-a
Mik i forumit


Numri i postimeve : 57
Registration date : 28/11/2007

Kur buka bėhet e shtrenjtė si ari Empty
MesazhTitulli: Kur buka bėhet e shtrenjtė si ari   Kur buka bėhet e shtrenjtė si ari Icon_minitimeWed Nov 28 2007, 14:10

Kur buka bėhet e shtrenjtė si ari

Shkak janė thatėsirat e pėrmbytjet nė zonat kryesore tė prodhimit e furnizimit tė tregut botėror

Rritja e "ēmendur" e ēmimeve tė produkteve bujqėsore ėshtė njė realitet me tė cilin po pėrballet sot pjesa mė e madhe e tregjeve ndėrkombėtare. Kinezėt janė konsumatorėt mė tė mėdhenj tė grurit dhe drithėrave. Hapja e "dritės jeshile" pėr biokarburantet dhe ndryshimet klimaterike qė po reduktojnė nė mėnyrė tė dukshme sipėrfaqet e kultivuara, janė arsyet kryesore se pėrse produktet ushqimore rreth e pėrqark botės po bėhen gjithmonė e mė tė shtrenjta. Problemi qėndron te logjika e pamėshirshme e numrave. Pėr shembull, a do tė donit t‘u mohonit kinezėve njė shishe birre mė shumė nė vit? Sigurisht qė jo, por pėr tė pėrgatitur 1 miliardė e 300 milionė shishe birre nevojiten 370 mijė tonė drithėra. Faktikisht nuk ėshtė ndonjė shifėr e madhe: njė e treta e prodhimit vjetor tė Norvegjisė, jo pikėrisht hambari i Evropės, por njė shifėr e mjaftueshme pėr tė krijuar tension nė tregje. Qeveria e Pekinit dėshiron t‘i japė konsumatorit kinez nga dy deri nė katėr vezė mesatarisht nė javė, qė e pėrkthyer nė shifra do tė thotė 130 miliardė vezė. Por sa pula do tė duheshin pėr tė bėrė kaq shumė vezė dhe sa ushqim u nevojitet atyre? Faktikisht askush nuk e ka vrarė mendjen kaq gjatė edhe pse bota e tregjeve ushqimore ėshtė duke u "shtypur" nga njė numėr i madh anomalish, sinjalet e tė cilit i kemi marrė prej muajsh nga dyqanet apo supermarketet afėr shtėpisė. Kėshtu, nėse dieta juaj ushqimore ka pėr bazė peshk me pak vaj dhe ēaj me shumė sheqer, atėherė nuk keni pse tė shqetėsoheni sepse peshku norvegjez, ēaji, vaji i ullirit i prodhuar nė Evropė dhe sheqeri i importuar nga Karaibet, kushtojnė mė pak se vitin e kaluar. Por nėse nuk hiqni dot dorė nga makaronat, biftekėt apo gjėra tė tjera tė kėtij lloji, atėherė do tė hasni vėrtet probleme, sepse ēmimi i kėtyre produkteve ushqimore nė vitin e fundit ka njohur njė rritje tė madhe dhe sigurisht tė papritur ēmimesh. Ekonomistėt, edhe pse nuk e kishin parashikuar, na tregojnė qartė se nga korriku i vitit 2006 deri nė korrik tė 2007-ės ēmimet e ushqimeve kanė njė rritje prej 2.8 pėr qindėsh, tregon njė raport i sapo dalė nga njė bankė e madhe investimesh, UBS-ja. Nė pjesėn tjetėr tė botės rritja e ēmimeve ka qenė akoma mė e madhe, duke treguar edhe njė herė se kur ēmimet shtrenjtohen, ata qė e "paguajnė" mė shumė janė tė varfrit. Por nė vitin 2001, goditja ishte akoma edhe mė e madhe. Megjithatė ėshtė e vėshtirė tė jesh i qetė kur mendon se ēmimi i grurit, me shumicė shkoi nga 125 nė 204 dollarė pėr njė tonelatė, ndėrsa ai misrit nga 103 nė 140 dollarė dhe shumė shpejt mendohet qė shifra tė arrijė nė 160 dollarė. Edhe ēmimi i orizit ėshtė rritur me 23 pėr qind. Duke vazhduar mė tej me zinxhirin ushqimor, pėr fat tė keq na duhet ta themi se gjalpi, djathi, mishi, qumėshti do tė "rriten" tė paktėn me 15 pėr qind pėr vitin tjetėr. Por a ėshtė i gjithė faji i kinezėve? Sigurisht qė jo, ose mė mirė, akoma jo, do tė ishte mė mirė tė thuhej. Por kėshtu siē po venė gjėrat dhe sipas asaj qė ekspertėt parashikojnė pėr tė ardhmen mund tė themi se do tė pėrfundojmė pėr tė pasur njė zi buke. Nė gjashtė nga shtatė vitet e fundit bota ka konsumuar mė shumė drithėra se sa ka prodhuar, gjė qė ka ndikuar nė boshatisjen e magazinave. Nė tė njėjtėn kohė, njė thatėsirė e madhe ka prekur disa nga zonat kryesore tė prodhimit botėror. Pėr shembull, nė Australi, qė e vetme eksporton pothuajse njė tė katėrtėn e prodhimit botėror tė grurit, prodhimi kėto dy vitet e fundit ka rėnė me 60 pėr qind. Pak oferta, rezerva nė shterim dhe kėrkesa gjithmonė e mė tė mėdha. Nėse e gjithė kjo ju duket e njėjta situatė me atė tė naftės, atėherė gaboheni. Ndryshe nga ari i zi, produktet bujqėsore janė gjėrat mė tė rinovueshme qė gjenden sot pėr sot: mjafton t‘i mbjellėsh, sidomos kur ēmimi ėshtė i arsyeshėm dhe brenda pak muajsh ēdo gjė ėshtė "gati". Tė paktėn nėse efekti serė nuk na e bėn tė vėshtirė kėtė proces. Kėshtu, pėr kėtė problem shkencėtarėt australianė janė ndarė nė dy grupe. Ka nga ata qė mendojnė se mungesa e shirave ėshtė rrjedhojė e "Nino"-s, njė fenomen meteorologjik i pranishėm nė Paqėsor, ndėrsa tė tjerė qė ia atribuojnė ngrohjes globale. Megjithatė, nėse thatėsira qė ka goditur Australinė, juglindja e Amerikės dhe Argjentinės do tė hyjė nė njė cikėl meteorologjik normal, edhe ajo qė po shohim nė tregjet bujqėsore duhet tė jetė njė variacion normal ciklik dhe ēmimet do tė ishin tė destinuara tė ndryshonin. Ndoshta, por jo gjithēka ėshtė e mundur, sepse ekzistojnė edhe dy faktorė tė tjerė qė ndikojnė dukshėm nė rritjen e ēmimeve pėr produktet ushqimore. Para sė gjithash vendi i parė i takon biokarburanteve. Rruga pėr tė pėrdorur misrin pėr tė krijuar etanolin, nė vend qė tė vendoset nė tavolinė dhe tė pėrdoret si ushqim, i takon Amerikės sė Presidentit Bush ku vet SHBA-ja mbulon 40 pėr qind tė prodhimit botėror dhe 70 pėr qind tė eksporteve. Pėrdorimi i njė pjese tė madhe tė prodhimit amerikan pėr biokarburante ka pasur njė imapkt shumė tė madh mbi ēmimet. Nė fund tė fundit, bėn me dije njė raport i OSBE-sė dhe FAO-s (Organizata pėr Ushqimin dhe Bujqėsinė e Kombeve tė Bashkuara), se deficiti i drithėrave i Amerikės sė Veriut, Evropės dhe Australisė nė tėrėsi ka qenė 60 milionė tonelatė, 4-fishi i asaj qė u pėrdor pėr tė krijuar etanolin qė nuk ėshtė i vetmi shkaktar i rritjes sė "ēmendur" tė ēmimeve. Sa keq qė nuk ėshtė lajm i mirė, sepse viti 2006 ishte vetėm fillimi i kėsaj marrėzie dhe ndikimi i etanolit nė tregjet ndėrkombėtare ėshtė i destinuar vetėm tė rrisė ēmimet. Vitin e kaluar fermerėt amerikanė i "taksėn" biokarburanteve 16 pėr qind tė prodhimit tė grurit ndėrsa kėtė vit, kjo shifėr do tė bėhet 30 pėr qind. Pikėrisht nė kėto nivele mendohet se do tė qėndrojė edhe pėr pesė vitet e ardhshme falė nxitjeve tė vazhdueshme tė politikės sė Shtėpisė sė Bardhė, duke e hequr kėshtu misrin nga pėrdorimi pėr ushqim. Pastaj misri ėshtė njė produkt i rėndėsishėm i zinxhirit ushqimor. Ai mund tė pėrdoret si ushqim pėr kafshėt ashtu edhe pėr shumė pėrdorime tė tjera. "Qumėshti, vezėt, djathi, pula, proshuta, mishi, akullorja dhe kosi qė qėndrojnė nė frigoriferin e njė shtėpie tė thjeshtė - ka thėnė ekologjisti i famshėm, Lester Brown, janė prodhuar tė gjitha nga misri. Dhe po ta marrim nga ana praktike frigoriferi ėshtė plot me misėr". Pastaj vijnė kinezėt ose mė saktė vendet e quajtura emergjente. 20 vjet mė parė, Kina dhe India sė bashku importonin ushqime nga jashtė vendit pėr njė shifėr pak a shumė tė barabartė me njė tė katėrtėn e shitjeve ndėrkombėtare tė SHBA-sė, eksportuesi mė i madh nė botė, ndėrsa sot ato marrin nga jashtė vendit, pothuajse gjysmėn e eksportimeve amerikane. Pra, me pak fjalė kanė dyfishuar importimet ushqimore. Kush mendon pėr botėn e tretė fshatare qė furnizon me produkte bujqėsore Perėndimin nė kėmbim tė tė mirave industriale, gabohet, sepse ky ėshtė njė realitet qė nuk ekziston mė, si pasojė e globalizimit dhe industrializimit me ritme tė jashtėzakonshme tė shumė vendeve nė zhvillim. Lind sėrish pyetja: po luftojnė nga uria? Jo, ose mė mirė jo mė, tė paktėn si bashkėsi e shoqėrisė. Hapi drejt niveleve ndėrkombėtare nėse do tė matet prurja mesatare e pėrditshme e kalorive nė vende si Kina dhe India ka ndodhur nė mesin e viteve ‘90-tė. Po atėherė pėrse kjo kėrkesė kaq e madhe? Sepse dhjetė vjet mė parė, lufta ndaj urisė u bė pėrmes njė konsumi tė madh tė ushqimeve tradicionale. Me pak fjalė, kinezėt filluan tė fusnin nė stomak njė sasi tė mjaftueshme orizi. Ajo qė po ndodh sot ėshtė njė ndryshim mė i brishtė, por qė na prek mė nga afėr. Rritja e nivelit mesatar tė pagave dhe shtimi i njė klase tė mesme nė kėto vende po ndryshon edhe konsumin. Konsumi pėr orizin, misrin dhe grurin nė Kinė, nė krahasim me vitet ‘90 ka pėsuar rėnie tė ndjeshme. Nė tė njėjtėn kohė, konsumi i mishit ėshtė rritur me 50 pėr qind. Shporta e ushqimeve tė pazarit kinez, si ajo e shumė vendeve tė tjera emergjente po i ngjan gjithnjė e mė tepėr asaj tė njė familjeje perėndimore. Importimi i produkteve si mishi, peshku, qumėshti djathi, kafeja, ēokollata, makaronat dhe pijeve nė vende si Brazili dhe Meksika ėshtė rritur mesatarisht nė 20 vitet e fundit, me njė shifėr prej 13.4 pėr qind, ndėrsa nė vende si Kina me dhjetė pėr qind nė vit. Nga njė rast nė tjetrin (nė dollarė), vlera e kėtyre importeve ėshtė dhjetėfishuar. Vetėm nga konsumatorėt kinezė, sipas Fondit Monetar Ndėrkombėtar, "shpjegohet" 35-40 pėr qind i konsumit botėror tė mishit. Nė gjigandin tjerėt siē ėshtė India, njė studim i "Mc Kinsey", njė shoqėri e madhe konsulence, vlerėson 5 pėr qind tė popullsisė totale, 50 milionė persona, klasėn e mesme. Pas 20 vjetėsh do tė jenė 40 pėr qind, ose 500 milionė konsumatorė. Dhe nėse indianėt hanė pak biftek, do tė duan pula, qumėsht dhe djathė. Nė tėrėsi FAO llogarit se nė dhjetė vitet e ardhshme, nė krahasim me ata qė sapo ikėn, vendet emergjente do tė importojnė 25 pėr qind mė shumė misėr, 16 pėr qind grurė dhe sojė, 100 pėr qind mė shumė mish gjedhi, 50 pėr qind mė shumė pula dhe 70 pėr qind mė shumė qumėsht pluhur. A do tė ketė pėr tė gjithė? Askush nuk e parashikon por, sigurisht qė nė tė ardhmen nuk do tė na mungojnė gjėrat nė tavolinė. Ēmimet janė tjetėr gjė. Nė 50 vitet e fundit, ēmimet e produkteve bujqėsore kanė ardhur gjithmonė e nė rėnie. Por qė nga ky moment dhe deri pas dhjetė vjetėsh, FAO parashikon ēmime mė tė larta si 20 pėr qind pėr grurin, 40 pėr qind pėr misrin dhe 80 pėr qind pėr orizin dhe diēka mė pak 10-15 pėr qind pėr mishin dhe pulėn. Sepse ėshtė e vėrtetė qė misri gjendet gjithandej, por nuk ka pėr tė gjithė.




Raporti i OSBE & FAO

Botimi mė i fundit i OSBE & FAO ("Perspektivat bujqėsore 2007-2016"), tregon se nė tregjet kryesore, ēmimet e disa produkteve bujqėsore bazė janė rritur nė mėnyrė tė konsiderueshme kėto 2-3 vitet e fundit dhe veēanėrisht nė verėn e kėtij viti. Duke ju referuar kėtij raporti, ēmimi i grurit nė tregjet ndėrkombėtare ėshtė rritur me 36%, i misrit me 63%, orizit me 27%. Natyrisht, qė ulja e ofertės sė disa produkteve bujqėsore dhe ēmimet e muajve tė fundit janė tė ndikuar shumė nga faktorė konjukturorė meteorologjikė si thatėsira e zgjatur apo pėrmbytjet nė shumė rajone tė botės, tė cilat janė dhe zonat kryesore tė prodhimit e furnizimit tė tregut botėror me kėto produkte. Qė nė hyrje raporti i OSBE & FAO pėr vitin 2007, tregon se ēmimet aktuale botėrore shumė tė larta janė si pasojė e faktorėve tė pėrkohshėm si; rezervat e ulėta dhe ulja e prodhimit qė lidhet me thatėsirėn, por thekson qė rritja e kėrkesės pėr naftė bio mund tė jetė njė ndryshim strukturor, i cili mund tė mbajė tė lartė ēmimet e drithėrave gjatė dekadės sė ardhshme.

Ēmimet e drithėrave dhe karburantetbio

OSBE & FAO presin qė tek prodhuesit mė tė mėdhenj, prodhimi i etanolit nė dekadėn e ardhshme, mė e pakta, tė dyfishohet. OSBE& FAO parashikojnė qė prodhimi i etanolit amerikan (bazuar tek misri) do tė dyfishohet ndėrmjet vitit 2006 dhe vitit 2016, nga 23 nė 45 bilionė litra, ndėrsa pėr etanolin brazilian (pėrftuar nga kallami i sheqerit) OSBE & FAO thonė se prodhimi do tė arrijė 44 bilionė litra nė vitin 2016, pothuajse njėlloj me Amerikėn. Ky raport paraqet njė rritje prej 145% krahasuar me vitin 2006.

Sipas OSBE & FAO ēmimet e misrit do tė /////////////////jenė $138 ton nė vitin 2016/17. Rritja e vazhdueshme e prodhimit tė etanolit nė Amerikė do tė thotė qė, qė karburanti tė "konsumojė" rreth njė tė tretėn e prodhimit tė misrit nė 2016. OSBE mendon qė eksportet amerikane tė misrit nė vitin 2016/17 nuk do tė jenė mė tė larta se 55 milionė tonė. Pėr shkak tė rezervave tė ulėta qė do tė jenė vazhdimisht, ēmimet e grurit pritet tani tė jenė rreth 30% mė tė larta, mesatarisht gjatė gjithė periudhės sė parashikimit deri nė 2016/17. OSBE & FAO parashikojnė qė tregtia do tė zgjerohet mė shpejt se prodhimi dhe konsumi. Nga kjo do tė pėrfitojnė eksportuesit tradicionalė si Australia, BE-ja dhe SHB-tė, ashtu si edhe Rusia, Ukraina dhe Argjentina. India dhe Kina mbeten faktorėt luhatės. Vitin e shkuar pritej qė Kina gjatė dekadės sė ardhshme tė ishte njė importues neto i rėndėsishėm, por meqė kėrkesa ėshtė ulur, parashikohet si njė importues neto i vogėl. Ndėrkohė qė India ka kaluar nga stadi i tė qenit njė eksportues neto i vogėl nė njė importues tė vogėl tė 3-5 milionė tonėve gjatė tėrė periudhės sė parashikimit.

Produktet e qumėshtit

Parashikimi mė i fundit i raportit konfirmon rėndėsinė nė rritje tė vendeve nė zhvillim, veēanėrisht Indisė dhe Kinės, nė rritjen e sektorit tė produkteve tė qumėshtit. Parashikimet e ēmimeve tė OSBE & FAO pėr dekadėn e ardhshme, janė rreth 40% mbi mesataren e dhjetė viteve tė fundit.

Mishi

Njė rritje e vazhdueshme parashikohet nė vendet nė zhvillim. Pas disa shpėrthimeve tė sėmundjeve tek kafshėt, prodhimi dhe konsumi i mishit janė duke ritreguar rritje. Prodhimi i mishit global sipas OSBE & FAO tani parashikohet tė ngrihet me 1.7% nė vit, pėr tė pėrmbushur kėrkesėn nė rritje, kryesisht nė vendet nė zhvillim, mė dukshėm kjo nė Kinė, nė Indi dhe nė Brazil.


Ushqimet 2.8%


Nga korriku i vitit 2006 deri nė korrik tė 2007-ės ēmimet e ushqimeve kanė njė rritje prej 2.8 pėr qindėsh, tregon njė raport i sapo dalė nga njė bankė e madhe investimesh, UBS-ja. Nė pjesėn tjetėr tė botės, rritja e ēmimeve ka qenė akoma mė e madhe


Ēmimi i grurit rekord


Ēmimi i grurit, me shumicė shkoi nga 125 nė 204 dollarė pėr njė tonelatė, ndėrsa ai misrit nga 103 nė 140 dollarė dhe shumė shpejt mendohet qė shifra tė arrijė nė 160 dollarė. Edhe ēmimi i orizit ėshtė rritur me 23 pėr qind. Duke vazhduar mė tej me zinxhirin ushqimor, pėr fat tė keq na duhet ta themi se gjalpi, djathi, mishi, qumėshti do tė rriten tė paktėn me 15 pėr qind pėr vitin tjetėr
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
 
Kur buka bėhet e shtrenjtė si ari
Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
Alb Forum :: Problemet ndėrkombėtare-
Kėrce tek: