Alb Forum
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
Alb Forum

|Kontakt ::::.....sxy-vep@hotamil.com.....:::::|
 
PortalliPortalli  ForumForum  KėrkoKėrko  Latest imagesLatest images  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

 

 Femra dhe agjėrimi, pyetje dhe pėrgjigje

Shko poshtė 
AutoriMesazh
cracker-a
Mik i forumit



Numri i postimeve : 57
Registration date : 28/11/2007

Femra dhe agjėrimi, pyetje dhe pėrgjigje Empty
MesazhTitulli: Femra dhe agjėrimi, pyetje dhe pėrgjigje   Femra dhe agjėrimi, pyetje dhe pėrgjigje Icon_minitimeThu Nov 29 2007, 00:42

Femra dhe agjėrimi, pyetje dhe pėrgjigje


Kur i detyrohet agjėrimi njė femrės muslimane?


Pėrgjigje:Femra muslimane detyrohet pėr tė agjėruar atėherė kur futet nė moshėn e pjekurisė (bylyk). Femra futet nė bylyk (moshėn e pjekurisė) kur mbush pesėmbėdhjetė vjeē, kur qimet dalin nė vendet e turpshme, kur ka orgazėm, kur i vijnė menstruacionet apo kur mbetet shtatzėnė. Ndaj nėse njėra prej kėtyre dukurive shfaqet tek njė femėr e ka tė detyruar tė agjėrojė Ramazanin, edhe nė qoftė se i ka dhjetė vjeē.



Shumica e femrave ju vjen menstruacioni nė moshėn 11 apo 12-vjeēare, ndaj shumė familje nuk e pėrfillin dhe as nuk i japin rėndėsi kėsaj dukurie nga injoranca, sepse mendojnė se ėshtė ende e vogėl dhe nuk e ka detyrim agjėrimin. Ky ėshtė njė gabim, por duhet ta dijė ēdokush se nėse femrės i vjen cikli mujor, ajo ėshtė futur nė bylyk (moshėn e pjekurisė) dhe detyrohet pėr ēdo adhurim, ndaj lapsi fillon tė shkruajė ēdo vepėr.



[Hoxhė: Abdullah ibėn Xhibrin]



Nėse gruaja ndjen dhimbjet e menstruacionit, por nuk ka pasur gjakderdhje para se tė perėndojė dielli, a konsiderohet agjėrimi i saj autentik, apo detyrohet pėr ta kompensuar atė ditė?



Pėrgjigje: Nėse femra i ndjen dhimbjet e menstruacionit duke agjėruar, por ka gjakderdhje vetėm pasi tė perėndojė dielli, agjėrimi i saj konsiderohet si autentik dhe i saktė. Nuk detyrohet ta kompensojė nėse ėshtė agjėrim i detyrueshėm dhe assesi nuk privohet nga shpėrblimi nėse ėshtė agjėrim vullnetar.



[Hoxhė: Muhamed ibėn Salih El-Uthejmin]





Ferma e cila ėshtė nė ciklin mujor dhe ajo lehonė, a e kanė tė lejuar tė hanė dhe tė pinė gjatė ditės sė Ramazanit?



Pėrgjigje: Po, kėto dy kategori (grupe) njerėzish e kanė tė lejuar tė hanė dhe tė pinė gjatė ditės sė Ramazanit, por mė e preferuar dhe delikate do tė ishte nėse kėtė e bėjnė fshehurazi, sepse po tė hanė dhe tė pinė haptazi, mund tė lindin dyshime dhe konfuzione tek tė vegjlit tė cilėt nuk mund t’i kuptojnė aq lehtė gjėrat.



[Hoxhė: Muhamed ibėn Salih El-Uthejmin]





Ēfarė duhet tė veprojė njė grua shtatzėnė apo gruaja e cila e ka fėmijėn e saj nė gji, nėse e prishin agjėrimin?



Pėrgjigje: Gruas shtatzėnė dhe ajo qė e ka fėmijėn nė gji nuk i lejohet ta prishin agjėrimin, pėrveēse me arsye. Po qe se e prishin Ramazanin me arsye, detyrohen qė t’i kompensojnė ato ditė. Allahu, subhanehu ue teala, thotė: “Pra, kushdo nga ju qė dėshmon kėtė muaj, le tė agjėrojė! Sa i pėrket atij qė ėshtė i sėmurė ose gjendet nė udhėtim e sipėr (le tė agjėrojė mė vonė) aq ditė sa nuk i ka agjėruar. Allahu dėshiron qė t’jua lehtėsojė dhe jo qė t’jua vėshtirėsojė.” (El-Bekare, 185) Kėto dy kategori njerėzish, gruaja shtatzėnė dhe ajo qė e ka fėmijėn nė gji, llogariten tė sėmurė, ndaj nėse e prishin agjėrimin, atėherė detyrohen t’i kompensojnė me ditė tė tjera.



[Hoxhė: Muhamed ibėn Salih El-Uthejmin]





Cila ėshtė dispozita e agjėrimit pėr gruan shtatzėnė dhe nėnėn me fėmijė nė gji?



Pėrgjigje: Grave shtatzėna dhe nėnave me fėmijė nė gji, iu lejohet ta prishin agjėrimin nėse frikėsohen pėr ndonjė pasojė negative nė shėndetin e fėmijėve tė tyre si: pakėsimi i ushqimit dhe i vitaminave etj., me tė cilat ushqehet foshnja nė barkun e nėnės.

Nėse ēėshtja ėshtė kėshtu, atėherė ato kanė tė drejtė ta prishin agjėrimin dhe detyrohen t’i shlyejnė kėto ditė nė njė kohė tjetėr dhe krahas kėsaj ta ushqejnė njė tė varfėr pėr ēdo ditė tė paagjėruar.

Mirėpo, nėse ato frikėsohen pėr shėndetin e tyre personal, atėherė ato mund ta prishin agjėrimin dhe ta shlyejnė agjėrim nė njė kohė tjetėr dhe nuk detyrohen me ushqimin e njė tė varfėri.

Pro, kjo ėshtė e tėra mbi dispozitėn e agjėrimit pėr gruan shtatzėnė dhe nėnėn me fėmijė nė gji. Allahu, subhanehu ue teala, thotė: “Agjėrimi zgjat disa ditė, por, nėse ndonjėri prej jush ėshtė i sėmurė ose duke udhėtuar, le tė agjėrojė aq ditė sa i ka prishur nė ditėt e tjera pas. Ata qė kanė vėshtirėsi pėr tė agjėruar, duhet tė ushqejnė si shpagim nga njė tė varfėr pėr ēdo ditė agjėrimi. E, nėse ndonjėri jep mė shumė se kaq, kjo ėshtė edhe mė mirė pėr tė. Por, agjėrimi juaj ėshtė mė i dobishėm, nė qoftė se e dini..” (El-Bekare 184)
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
 
Femra dhe agjėrimi, pyetje dhe pėrgjigje
Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
Alb Forum :: Feja islame-
Kėrce tek: