Alb Forum
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
Alb Forum

|Kontakt ::::.....sxy-vep@hotamil.com.....:::::|
 
PortalliPortalli  ForumForum  KėrkoKėrko  Latest imagesLatest images  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

 

 Keqkuptimet rreth fesė Islame

Shko poshtė 
AutoriMesazh
cracker-a
Mik i forumit



Numri i postimeve : 57
Registration date : 28/11/2007

Keqkuptimet rreth fesė Islame Empty
MesazhTitulli: Keqkuptimet rreth fesė Islame   Keqkuptimet rreth fesė Islame Icon_minitimeThu Nov 29 2007, 00:50

Keqkuptimet rreth fesė Islame <hr style="COLOR: #b6b6b6" SIZE=1>Qetu eshte nje material rreth disa gjerave jo te verteta qe i thuhen Islamit...


Keqkuptimi 1: All-llahu ėshtė Zoti i muslimanėve dhe ėshtė i ndryshėm nga Zoti i tė krishterėve apo i hebrenjve

Realiteti: Ekziston vetėm njė Zot. All-llah ėshtė fjala arabe pėr Zotin dhe ėshtė e vetmja fjalė nė gjuhėn arabe qė nė asnjė mėnyrė nuk mund tė kthehet nė shumės. Po ta lexojmė Biblėn nė gjuhėn arabe, aty pėrdoret fjala “All-llah” pėr Zotin.

· Keqkuptimi 2: Sė pari ka ekzistuar kombi, pastaj feja Islame;

Prandaj kėto bien nė konflikt

Realiteti: Njeriu i parė i krijuar, Ademi a.s. nuk i takonte asnjė kombi, fisi apo grupi etnik tė caktuar. Mirėpo, ai i ishte nėnshtruar Vullnetit tė All-llahut, Zotit tė botėrave, pra, ishte musliman.

All-llahu thotė nė Kur’an:

O ju njerėz, vėrtetė Ne ju krijuam ju prej njė mashkulli dhe njė femre, ju bėmė popuj e fise qė tė njiheni ndėrmjet vete, e s’ka dyshim se tek All-llahu mė i ndershmi ndėr ju ėshtė ai qė mė tepėr ėshtė i ruajtur (kėqijat), e All-llahu ėshtė i dijshėm dhe hollėsisht i njohur pėr ēdo gjė. (49:13)

Nuk ėshtė e domosdoshme qė dashuria ndaj kombit dhe ndaj Zotit tė bien gjithmonė nė konflikt. Feja Islame ėshtė njė sistem i plotė i jetės i pėrpliluar pėr ne nga Krijuesi ynė. Ndėrsa, dashuria pėr atdheun dhe kombin ėshtė njė gjė shumė pozitive, sepse nė fenė Islame ne jemi tė obliguar qė tė punojmė pėr dobinė e shoqėrisė sonė.

· Keqkuptimi 3: Tė gjithė muslimanėt janė arabė dhe tė gjithė arabėt janė muslimanė, pra feja Islame nuk mund tė jetė feja jonė

Realiteti: Nga 1.2 miliardė muslimanėt e deklaruar qė jetojnė sot nė botė, vetėm 18 % prej tyre janė arabė. Derisa shumica e arabėve janė muslimanė, me miliona tė tillė janė tė krishterė.

All-llahu thotė nė Kur’an:

E Ne tė dėrguam ty (Muhammed) vetėm si mėshirė pėr tė gjitha krijesat. (21:107)

Ne nuk tė dėrguam ty ndryshe vetėm se pėr tė gjithė njerėzit, pėrgėzues dhe tėrheqės i vėrejtjes, por shumica e njerėzve nuk e dinė. (34:28)

Muslimanėt vijnė nga tė gjitha racat dhe kombet. Feja Islame ėshtė fe universale, qė i dedikohet gjithė njerėzimit. Shokėt e Muhammedit a.s. ishin: arabė, persianė, afrikanė dhe bizantinė. Me mijėra amerikanė, me prejardhje tė ndryshme etnike, konvertohen nė fenė Islame pėr ēdo vit.

· Keqkuptimi 4: Islami u pėrhap me dhunė nė trojet tona; duhet t’i kthehemi fesė sonė tė vjetėr-krishterimit

Realiteti: Kur jepet ky mendim, zakonisht mendohet se Islami nė trojet tona u pėrhap nga turqit dhe se ai nuk ekzistonte tek ne para ardhjes sė tyre. Mirėpo, studimet historike mė tė reja theksojnė praninė e fesė Islame me vite tė tėra para ardhjes sė osmanėve nė kėto troje.

Pastaj, para se tė vinin turqit, trojet tona ishin tė pushtuara nga pushtuesi ortodoks serbė. Kur u pėrhap Islami nė shumicėn e popullit tonė, shqiptarėt muslimanė filluan tė marrin poste udhėheqėse nė administratėn e re tė instaluar. Kjo ndikoi nė ruajtjen e identitetit kombėtar dhe nė mbrojtjen nga asimilimi.

Nė aspektin kombėtar, paraardhėsit tanė nuk ishin tė krishterė; ilirėt ishin paganė. Prandaj, ėshtė shjumė e palogjikshme qė t’i bėjmė edhe ne gabimet e tyre: tė adhurojmė qenie, statuja apo pjesė tė caktuara tė natyrės dhe ta lėmė anash adhurimin e Krijuesit tonė.

Nėse shkojmė pak mė tej, nė aspektin global, njeriu i parė nė fytyrėn e tokės, Ademi a.s., ishte musliman- i nėnshtruar ndaj Vullnetit tė All-llahut. Pra, pse tė mos kthehemi nė besimin e babait tė njerėzimit?

Poashtu, duhet tė kemi parasysh se All-llahu e ka pajisur njeriun me vetėdije. Pra, ne kemi mundėsi zgjedhjeje: rrugėn e drejtė apo tė gabuarėn. Prandaj, ėshtė e palogjikshme qė ta cilėsojmė veten tė detyruar ndaj “fesė sonė tė vjetėr”, kur tė analizojmė me njė mendje kritike fenė Islame dhe tė kuptojmė se ėshtė sistem i plotė jetėsor dhe i pranueshėm te All-llahu, Zoti i botėrave.

· Keqkuptimi 5: Feja Islame nuk i toleron besimet tjera fetare

Realiteti: Edhepse feja Islame ėshtė sistemi i vetėm jetėsor i pranuar tek All-llahu, muslimanėt janė tė obliguar t’i respektojnė personat qė u takojnė besimeve tė tjera fetare. All-llahu thotė nė Kur’an:

Nė fe nuk ka dhunė. Ėshtė sqaruar e vėrteta nga e kota. (2:256)

Muslimanėt mbi 700 vite sunduan Spanjėn dhe u bėnė shembull pėr tolerancėn e tyre ndaj tė krishterėve dhe hebrenjve. Kishat mė tė rėndėsishme gjenden nė vendet muslimane pėr shekuj tė tėrė.

· Keqkuptimi 6: Feja bie nė kundėrshtim me shkencėn

Realiteti: Feja Islame, si mėnyrė e jetės e pėrcaktuar nga Krijuesi ynė, ėshtė nė pėrputhshmėri tė plotė me shkencėn. Fetė tjera, tė modifikuara dhe tė pėrziera me elemente qė i trilloi mendja njerėzore, normalisht se bien nė kundėrshtim me shkencėn e vėrtetė.

Ajeti i parė i shpallur nė Kur’an ėshtė:

Lexo... (96:1) dhe fton njerėzimin qė tė lexojė, studiojė, meditojė rreth krijimit tė mrekullueshėm tė qiejve, tė tokės dhe tė qenieve tė gjalla nga ana e All-llahut. Ekzistojnė edhe shumė ajete Kur’anore me porosinė e njėjtė. Pra, All-llahu nė Kur’an inkurajon zhvillimin e shkencės.

Poashtu, njė pikė tjetėr me rėndėsi qė duhet theksuar kėtu, ėshtė se Kur’ani pėrmban disa shpjegime tė mrekullueshme tė dukurive e proceseve fizike, biologjike, etj., qė janė zbuluar nga njeriu vetėm me teknologjinė e shek. XX (Kur’ani ėshtė shpallur 1400 vite mė parė), duke vėrtetuar se ėshtė Fjalė e All-llahut. Le t’i analizojmė vetėm disa nga kėto ajete:

Ne, me forcėn tonė e ngritėm qiellin dhe Ne e zgjerojmė atė. (51:47) Kėtu flitet pėr zgjerimin e universit – U zbulua mė 1929 nga Edwin Hubble

Qiellin ua kemi bėrė kulm tė sigurt, por ata zbrapsen prej atyre argumenteve. (21:32) Kėtu All-llahu e quan qiellin “kulm tė sigurt”. Shkencėtarėt e zbuluan kėtė veti tė atmosferės vetėm nė shekullin e 20-tė (mbron nga rrezet ultravjollcė, meteorėt, etj.)

... Ne e kemi zbritur edhe hekurin qė nė tė ka forcė... (57:25) Shkenca ka vėrtetuar se hekuri ka ardhur nga gjithėsia, sepse sistemi ynė diellor nuk ka kapacitet pėr formimin e tij.

A mendon njeriu se nuk do t’i tubojmė eshtrat e tij? Po, do t’ia tubojmė! Duke qenė se Ne jemi tė zotėt t’ia rikrijojmė si kanė qenė edhe majat e gishtave tė tij! (75:3-4) Pse All-llahu pėrmend “majat e gishtave”? Sepse asnjė njeri nuk i ka identike! Kjo u zbulua vetėm nė shek. e 19-tė. Shenjat e gishtėrinjve shėrbejnė pėr qėllime identifikime nė mbarė botėn.

...Ai u krijoi nė barqet e nėnave tuaja, krijim (etapė) pas krijimi nė tri errėsira... (39:6) Zhvillimet teknologjike tė shekullit tė 20-tė mundėsuan zbulimin e tri fazave tė zhvillimit tė foshnjes nė barkun e nėnės: Para-embrionale, embrionale dhe fetale.

· Keqkuptimi 7: Feja Islame na shndėrron nė fundamentalistė dhe ekstremistė, kjo ėshtė shumė e rrezikshme

Realiteti: Fundamentalizmi ėshtė njė lėvizje konservative e protestantėve tė SHBA-ve, qė filloi nė fund tė shekullit tė 19-tė. Kjo lėvizje i konsideronte si tė pagabueshme doktrinat e krishtera, tė cilat nuk kanė ndonjė burim qendror dhe preciz. Kjo bėn qė kjo lėvizje tė jetė e pazbatueshme nė rrethanat dhe kohėn tonė.

Nė anėn tjetėr, parimet Islame bazohen vetėm nė Kur’anin, fjalėn e All-llahut, qė ka ruajtur formėn e tij origjinale, qė nga koha e shpalljes (mbi 1400 vjet mė parė) e deri mė ditėt e sotme dhe nė aplikimin e tij nga Muhammedi a.s.

Nuk mund tė ketė ekstremizėm nė njė fe tė plotė siē ėshtė feja e All-llahut. Ēdo gjė sa i pėrket jetės sė njeriut ėshtė e rregulluar dhe e programuar sipas Kur’anit. Njeriu qė dėshiron tė veprojė si musliman, duhet t’i pėrmbahet nė tėrėsi parimeve Islame, tė shpjeguara nė Kur’an. Kėto parime vlejnė pėr tė gjitha rrethanat dhe kohėrat. Prandaj, termet si musliman i moderuar, fundamentalist apo musliman radikal janė plotėsisht tė gabuara dhe nė kundėrshtim tė plotė me parimet Islame.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
cracker-a
Mik i forumit



Numri i postimeve : 57
Registration date : 28/11/2007

Keqkuptimet rreth fesė Islame Empty
MesazhTitulli: Re: Keqkuptimet rreth fesė Islame   Keqkuptimet rreth fesė Islame Icon_minitimeThu Nov 29 2007, 00:50

Keqkuptimi 8: Feja Islame fillon me Muhammedin a.s.

Realiteti: Tė gjithė profetėt, duke pėrfshirė Nuhun, Musain (Mojsiun), Isain (Jezusin), komunikuan porosinė e njėjtė, Islamin- nėnshtrimin ndaj Vullnetit tė All-llahut, mirėpo kishte edhe ndryshime tė vogla sa i pėrket rrethanave dhe vendeve nė tė cilat u dėrguan. Prandaj, qė nga i dėrguari i parė, Ademi a.s. e deri te i dėrguari i fundit, Muhammedi a.s., tė gjithė i takuan fesė dhe porosisė sė njėjtė.

· Keqkuptimi 9: Muslimanėt mund tė quhen edhe Muhammedanė

Realiteti: Nėse i quajmė muslimanėt me emrin Muhammedan, atėherė kemi bėrė diēka qė ėshtė nė kundėrshtim tė plotė me besimin Islam. Muslimanėt janė monoteistė tė pastėr dhe nuk adhurojnė asgjė tjetėr pos All-llahut. Nė asnjė pjesė tė Kur’anit nuk pėrmendet emri “Muhammedan”.

· Keqkuptimi 10: Feja Islame kufizohet nė disa ceremoni (lutje) tė caktuara

Realiteti: Koncepti Islam i adhurimit tė All-llahut ėshtė shumė mė i gjerė se kaq. Ēdo vepėr qė e bėjmė pėr ta fituar kėnaqėsinė e All-llahut konsiderohet adhurim i Tij. Njė fjalė e mirė, ndihma ndaj tė varfėrve, jetimėve, dizajnimi i njė faqeje Islamike nė Internet, ndėrtimi i njė shkolle apo spitali,..., tė gjitha kėto konsiderohen forma adhurimi dhe shpėrblehen nga ana e All-llahut.

· Keqkuptimi 11: Obligimet fetare duhet tė kryhen vetėm nga tė moshuarit

Realiteti: Rinia ėshtė njė nga bekimet e All-llahut. Prandaj, ėshtė shumė e rėndėsishme se si kalohet ajo, duke e falėnderuar Atė, apo duke e mohuar dhe duke e injoruar programin jetėsor qė Ai na ka dhėnė.

Pastaj, askush nuk mund tė jetė i sigurt se do tė plaket. Vdekja mund tė vijė nė ēdo sekond dhe nė ēdo moment, kur njeriu mė sė paku e pret atė.

Obligimet fetare duhet t’i kryejė ēdo njeri i vetėdijshėm. Prandaj, ēdo i ri duhet tė mundohet sa mė shumė pėr ta fituar kėnaqėsinė e All-llahut.

· Keqkuptimi 12: Muslimanėt nuk e duan Jezusin (Isain a.s.)

Realiteti: Jezusi (Isai a.s.) ėshtė njė ndėr tė dėrguarit e All-llahut dhe muslimanėt duhet tė ndiejnė ndaj tij dashurinė qė e ndiejnė ndaj tė gjithė tė dėrguarve tė tjerė. Por, pėr dallim nga tė krishterėt, ne nuk e konsiderojmė Jezusin qenie hyjnore dhe tė pavarur nga All-llahu. Isai a.s. nuk ishte asgjė mė shumė e asgjė mė pak se i dėrguar i vdekshėm i Krijuesit tė pavdekshėm.

· Keqkuptimi 13: Femra ėshtė nė nivel mė tė ulėt se mashkulli nė fenė Islame

Realiteti: All-llahu thotė nė Kur’an:

Kush bėn ndonjė nga punėt e mira, qoftė mashkull ose femėr, duke qenė besimtarė, tė tillėt hyjnė nė Xhennet dhe nuk u bėhet kurrfarė padrejtėsie. (4:124)

Nuk ka dyshim se pėr muslimanėt e muslimanet, besimtarėt e besiamtaret, adhuruesit e adhurueset, tė sinqertit dhe tė sinqertat, durimtarėt dhe durimtaret, tė pėrvuajturit dhe tė pėrvuajturat, sadakadhėnėsit dhe sadakadhėnėset, agjėruesit dhe agjėrueset, ruajtėsit e nderit dhe ruajtėset e nderit, shumė pėrmendėsit e All-llahut e shumė pėrmendėset e All-llahut , All-llahu ka pėrgatitur falje (mėkatesh) dhe shpėrblim tė madh. (33:35)

Pra, Krijuesi ynė nuk bėn dallime gjinore: ai do t’i shpėrblejė tė gjithė sipas veprave tė tyre, pa marrė parasysh a janė mashkuj apo femra. Mirėpo, siē e dimė tė gjithė, mashkujt dhe femrat kanė dallime fizike dhe psikologjike. Ėshtė e pamundshme qė tė jenė tė njėjtė nė kėto aspekte. Si rrjedhojė, kanė edhe detyra dhe pėrgjegjėsi tė tjera. Por, ēka ėshtė mė me rėndėsi, tė gjithė janė njerėz dhe tė barabartė para Zotit.

· Keqkuptimi 14: Veshja e Hixhabit (mbulesės) ėshtė formė e shkeljes sė tė drejtave tė femrės

Realiteti:

1. Mbulesa ėshtė obligim pėr ēdo femėr tė rritur dhe muslimane, sepse All-llahu thotė nė Kur’an:

O ti Pejgamber, thuaju grave tua, bijave tua dhe grave tė besimtarėve le tė vėjnė shamitė (mbulojė) e veta mbi trupin e tyre, pse kj ėshtė mė afėr qė ato tė njihen (se nuk janė rrugaēe) e tė mos ofendohen... (33:59)

Thuaju edhe besimtareve tė ndalin shikimet e tyre, tė ruajnė pjesėt e turpshme tė trupit tė tyre. tė mos zbulojnė stolitė e tyre pėrveē atyre qė janė tė dukshme, le tė vėjnė shamitė mbi krahėrorin e tyre dhe tė mos ua tregojnė bukuritė e tyre askujt pėrveē burrave tė tyre, baballarėve tė tyre ose baballarėve tė burrave tė tyre, djemve tė tyre ose djemve tė burrave tė tyre, vėllazėrve tė tyre ose djemve tė vėllezėrve tė tyre, apo djemve tė motrave tė tyre, ose grave tė tyre (qė u pėrmenden) dhe robėreshave, tė cilat i kanė nė pronėsinė e tyre, ose shėrbetorėve nga meshkujt tė cilėt nuk ndiejnė nevojė pėr femrat ose fėmijėve qė nuk janė tė pjekur pėr gra... (24:30-31)

2. Muslimanet duhet tė vendosin me vetė dėshirėn e tyre pėr tė veshur Hixhabin. All-llahu thotė nė Kur’an:

Nuk ka dhunė nė fe... (2:256)

Prandaj, ēdo formė e detyrimit tė femrave pėr tė veshur Hixhabin ėshtė nė kundėrshtim me fenė Islame.

Duhet ta kemi parasysh se nė shoqėritė sekulariste tė sotme femra trajtohet thjesht si objekt tregtie dhe seksi, kurse Hixhabi i mundėson femrės qė tė gjykohet sipas intelektit, urtėsisė dhe tipareve morale, e jo sipas karakteristikave fizike tė saj.

· Keqkuptimi 15: Veshja e Hixhabit (mbulesės) ėshtė traditė arabe dhe nuk ka nevojė tė zbatohet tek ne

Realiteti: Ky pohim ėshtė plotėsisht i pasaktė. Veshja e Hixhabit ėshtė urdhėr i All-llahut, dhėnė nė Kur’an, dhe si i tillė u drejtohet tė gjithė njerėzve. Para dėrgimit tė Profetit, Muhammedit a.s., nė Arabi mbretėronte amoraliteti. Mirėpo, me shpalljen e Kur’anit dhe me pėrhapjen e parimeve morale tė tij, kjo dukuri negative u zhduk nga shoqėria arabe.

Urdhėri pėr mbulesė u zbatua me dėshirė dhe kėnaqėsi nga muslimanet e para dhe vazhdon tė bėhet ashtu nga muslimanet nė mbarė botėn. Poashtu, mbulesa (Hixhabi) ishte obligim edhe pėr shoqėritė e mėhershme (Mejremja apo Maria, gjithmonė nė ikonat kishtare paraqitet me mbulesė, mirėpo kur vie puna te mbulesat e muslimaneve, shumė njerėzve u pengon kjo).

Keqkuptimet rreth fesė Islame User_online
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
 
Keqkuptimet rreth fesė Islame
Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Historia islame ne europe (video)
» Pse njerezit pranojne fene islame.....?

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
Alb Forum :: Feja islame-
Kėrce tek: