Alb Forum
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
Alb Forum

|Kontakt ::::.....sxy-vep@hotamil.com.....:::::|
 
PortalliPortalli  ForumForum  KėrkoKėrko  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

 

 Hidrogjeni, burimi i energjisė tė sė ardhmes

Shko poshtė 
AutoriMesazh
bosi-h
Mederator
bosi-h

Numri i postimeve : 112
Age : 28
Registration date : 28/11/2007

Hidrogjeni, burimi i energjisė tė sė ardhmes Empty
MesazhTitulli: Hidrogjeni, burimi i energjisė tė sė ardhmes   Hidrogjeni, burimi i energjisė tė sė ardhmes Icon_minitimeWed Nov 28 2007, 13:39

Hidrogjeni, burimi i energjisė tė sė ardhmes Shumė ekspertė parashikojnė se nė dekadat qė vijnė, vendet e industrializuara do tė fillojnė tė braktisin varėsinė e tyre nga nafta. Nė vend tė saj, thonė analistėt, industria do tė pėrdorė teknologjinė e hidrogjenit si njė burim tė pastėr energjie pėr makinat, shtėpitė apo centralet elektrike. Siē na njeh materiali nė vazhdim, ekonomia e bazuar nė hidrogjen mund tė jetė ende shumė vite larg, por paisjet qė u ekspozuan nė njė panair nė Uashington, ofrojnė njė shikim tė shpejtė tė asaj qė pritet tė vijė.

Su Carroll nga Virginia Perėndimore mori pėr ta provuar nė rrugėt e kryeqytetit njė makinė qė punon me hidrogjen.

“Ėshtė mė e rėndė nė pėrdorim sesa makinat e zakonshme, por ėshtė diēka qė mund tė mėsohem. Nuk bėn zhurmė dhe ecėn mirė.”

Nė panair gjigandi General Motors kishte sjellė njė makinė prototip...HydroGen3. Ja ēfarė thotė inxhinieri i kompanisė General Motors. ‘

“Nuk ka motor...nuk ka karburator pėr djegie tė brendėshme. Pėrdorim hidrogjenin si burim energjie por nuk e djegim atė.”

Nė vend tė tymit, makina ēliron ujė ose avull dhe jo tym dhe ndotje. Por ekspertėt thonė se makinat me hidrogjen nuk pritet qė tė zgjidhin shumė shpejt problemin e ndotjeve qė shkaktojnė sot makinat.

Deron Lovaas drejton fushatėn pėr automjete tė pastra me Kėshillin pėr Mbrojtjen e Burimeve Natyrore.

“Njė nga pengesat e para ėshtė ndėrtimi i veturave dhe kamionėve qė tė kenė depozitė tė mjaftueshėm pėr hidrogjenin, si dhe kostoja e kėtij karburanti.”

Njė tjetėr pengesė ėshtė infrastruktura si stacionet e karburanteve pėr furnizimin me hidrogjen. Por shansi pėr tė ngarė njė makinė tė tillė tėrhoqi shumė kalimtare madje edhe anėtarė tė Kongresit. Bob Rose ėshtė drejtor ekzekutiv me Kėshillin Amerikan tė Karburanteve me bazė hidrogjeni.

“Kėto janė produkte tė reja qė po gjejnė pėrdorim nė mbarė botėn.”

UTC kompania pronare e firmės United Technologies dikur prodhonte karburante me bazė hidrogjeni pėr NASĖ-n. Qė nga ajo kohė kompania ka ndėrtuar sisteme pėr furnizimin e objekteve tė mėdha si shkolla apo baza ushtarake. Kompania po i aplikon tani njohuritė drejt veturave, autobusėve dhe automjeteve tė tjera qė ēlirojnė dioksid karboni duke shkaktuar ngrohje globale. Zėdhėnėsja Judith Bear.

“Kemi njė autobus me hidrogjen nė shtetin ku operojmė, Kėnektikat. Ndėrsa para pak kohe njoftuam pėr njė tjetėr autobus me hidrogjen nė Belgjikė.”

Nė tė ardhmen, karburanti me bazė hidrogjeni mund tė luajė njė rol kryesor nė paisjet e konsumit. Njė kompani por ndėrton njė ushqyes pėr telefonėt celularė. Drejtuesit e industrisė parashikojnė qė kjo lloj energjie do tė luajnė njė rol tė rėndėsishėm nė mbarė botėn. Ata i kėrkojnė Amerikės qė tė dhurojė mė shumė para pėr kėrkime, tė ulė taksat e kėtyre kompanive dhe tė pėrdorė teknologjinė e hidrogjenit brenda strukturės shtetėrore.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
 
Hidrogjeni, burimi i energjisė tė sė ardhmes
Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
Alb Forum :: Lajme portal-
Kėrce tek: