Alb Forum
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
Alb Forum

|Kontakt ::::.....sxy-vep@hotamil.com.....:::::|
 
PortalliPortalli  ForumForum  KėrkoKėrko  Latest imagesLatest images  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

 

 Shkencėtari Francis Kollins, i bindur pėr pajtueshmėrinė mes

Shko poshtė 
AutoriMesazh
GiMi'HacK
Admin
GiMi'HacK


Numri i postimeve : 84
Age : 31
Location : Aty ku nuk menon ti hiq...........!!!
Registration date : 08/10/2007

Shkencėtari Francis Kollins, i bindur pėr pajtueshmėrinė mes Empty
MesazhTitulli: Shkencėtari Francis Kollins, i bindur pėr pajtueshmėrinė mes   Shkencėtari Francis Kollins, i bindur pėr pajtueshmėrinė mes Icon_minitimeWed Nov 28 2007, 13:45

Shkencėtari Francis Kollins, i bindur pėr pajtueshmėrinė mes shkencės dhe besimit te Zoti Mė shumė se njė dekadė mė parė, shkencėtari dhe fizikani i shquar Dr. Kollins, nė krye tė njė ekipi studiuesish, realizoi njė mision historik, deshifrimin e kodit gjenetik tė njeriut. Qė nga kjo arritje shkencore triumfale, ai ka shkruar njė bestseller, ku shpreh bindjen e tij tė thellė pėr pajtueshmėrinė qė sipas tij ekziston midis shkencės moderne dhe besimit te Zoti.

Kėrkimi i pėrgjigjeve pėr jetėn shpirtėrore tė njeriut nga shkencėtari Francis Kollins ėshtė diēka mė pak e njohur, se sa karriera e tij nė mjekėsi dhe shkencė. Rreth dy dekada mė parė, ai drejtoi studimet e financuara nga qeveria amerikane, pėr tė krijuar hartėn e parė gjenetike tė ADN-sė njerėzore, ose tė ashtuquajturin Projekt i Gjenomit Njerėzor.



"Tė gjithė organizmat e ruajnė informacionin nė ADN-nė e tyre. Pikėrisht nė kėtė mėnyrė, ky informacion kalon nga prindi te fėmija pėr breza tė tėrė dhe tėrėsia e kėtij informacioni quhet Gjenom. Projekti i Gjenomit Njerėzor filloi nė vitin 1990 dhe synonte deshifrimin e tė 3,1 miliard gėrmave tė kodit tė ADN-sė. ADN-ja e ruan informacionin me anė tė njė serie bazash kimike por ai mund tė imagjinohet si gėrmat e njė libri. Gjuha e ADN-sė ėshtė mjaft e thjeshtė. Tani ne kemi nė dorė tė tėrė kėtė libėr pra kemi fuqinė pėr tė gjetur se si funksionon ai dhe si ndonjė gėrmė e gabuar mund tė shkaktojė sėmundje" ,- thotė shkencėtari.

Ky projekt pėrfundoi nė vitin 2003 dhe qė nga ajo kohė, studiuesit e mjekėsisė janė pėrqendruar nė gjetjen e zbatimeve praktike, sidomos pėr gjetjen e bazės gjenetike tė shumė sėmundjeve dhe pėr zbulimin e ilaēeve tė reja pėr kėto sėmundje.

"Pėr shembull, nėse nė familje ke njerėz qė kanė vuajtur nga kanceri i gjirit ose i zorrės sė trashė dhe do tė dish rreziqet qė kėrcėnojnė jetėn tėnde personale, Projekti i Gjenomit ka bėrė tė mundur qė tė pėrqendrohesh nė disa nga gjenet qė lidhen me kėto sėmundje dhe duke analizuar kėto gjene, tė gjesh nėse je apo jo i rrezikuar" ,- thotė Kollins.

Disa dekada para se tė ndihmonte nė zbulimin e gjuhės sė trashėgimisė njerėzore, Dr. Kollins, i cili atėhere ishte ateist, i ndryshoi nė mėnyrė dramatike pikpamjet e tij pėr jetėn dhe vdekjen dhe mė vonė, kur studionte nė fakultetin e mjekėsisė, ai nisi t’i shihte kėto ēėshtje nga njė kėndvėshtrim i ndryshėm, mė personal.

"Nė moshėn 25-vjeēare, e gjeta veten tė ulur pranė shtratit tė njerėzve me sėmundje tė tmerrshme, tė cilat nuk dija se si mund tė shėroheshin. Shumė prej tyre pėrballeshin me vdekjen. Pra, tė gjitha kėto ide pėr jetėn dhe vjekjen nuk ishin mė hipotetike por shumė reale. Mė bėnte pėrshtypje se si disa nga kėta njerėz mbėshteteshin fort tek besimi i tyre dhe kjo u jepte qetėsi, nė njė kohė kur unė nuk ndihesha aspak i qetė nė shpirt."

Sidomos njėra nga pacientet, i bėri atij njė pyetje qė e tronditi mjekun e ri thellė.

"Njė pasdite, njėra prej pacienteve, njė grua e moshuar me sėmundje tė avancuar tė zemrės qė nuk kishte shėrim, mė foli pėr besimin e saj qė i jepte shpresė megjithėse e dinte se jetės sė saj po i vinte fundi. Pastaj u kthye nga unė, mė shikoi nė sy dhe tha “Doktor, deri tani nuk ke folur asnjė fjalė. Nė ēfarė besoni ju?'"

Dr. Kollins thotė se pėr ditė tė tėra, kjo qė dėgjoi e turbulloi thellė nė shpirt. Njė mik i kėshilloi tė lexonte njė libėr me titull “Krishtėrimi i Zhveshur”. Dr. Kollins u konvertua nė i krishterė, por e brenin pyetje tė shumta, si “ēdo tė thoshin kolegėt e tij?” dhe “a pėrputhej kjo me karrierėn e tij”?

Kohėt e fundit, Dr. Kollins shkroi njė libėr qė u bė bestseller, ai titullohej “Gjuha e Zotit” dhe fliste pėr rėndėsinė e besimit nė jetėn e tij. Disa herė, thotė ai, njė njeri qė lutet shikon aty rezultate tė matėshme. Tė paktėn kjo ėshtė pėrvoja nga jeta e tij: lutjet e pėrditėshme pėr sukses nė punimin e tij pėr "Projektin e Gjenomit Njerėzor". Kjo, mendon Kollins, ėshtė shembull se si besimi dhe shkenca mund tė kontribuojnė sė bashku pėr tė mirėn e njerėzimit.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
https://alb-forum.albanianforum.net
 
Shkencėtari Francis Kollins, i bindur pėr pajtueshmėrinė mes
Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
Alb Forum :: Lajme portal-
Kėrce tek: