Alb Forum
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
Alb Forum

|Kontakt ::::.....sxy-vep@hotamil.com.....:::::|
 
PortalliPortalli  ForumForum  KėrkoKėrko  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

 

 Europė, mos e ēo dėm ėndrrėn tėnde! (nga George Soros)

Shko poshtė 
AutoriMesazh
cracker-a
Mik i forumit


Numri i postimeve : 57
Registration date : 28/11/2007

Europė, mos e ēo dėm ėndrrėn tėnde! (nga George Soros) Empty
MesazhTitulli: Europė, mos e ēo dėm ėndrrėn tėnde! (nga George Soros)   Europė, mos e ēo dėm ėndrrėn tėnde! (nga George Soros) Icon_minitimeWed Nov 28 2007, 14:07

Botimi shqip, “Shekulli”

Edhe kjo qė jetojmė mund tė quhet shoqėri e hapur, sepse siē na mėson Karl Poper, prospektiva jonė e kurrėplotė nuk lejon as vlerėsime pėrfundimtare e as zgjidhje pėrjetėsisht tė vlefshme tė rregullimeve shoqėrore. Ėshtė e shpesh e mjaftueshme qė kėto rregullime tė reflektojnė vullnetin e pjesėmarrėsve dhe tė jenė tė epshme kundrejt adaptimeve dhe pėrmirėsimeve. Nė fakt, edhe Poper refuzon tė na japė njė formulė pėrfundimtare tė shoqėrisė sė hapur.

Bashkimi Europian e ka origjinėn nė njė proces gradual tė inxhinierisė sociale, njė metodė qė Poper e konsideronte adekuat me njė shoqėri tė hapur. Ky proces ėshtė udhėhequr nga njė elitė, e cila ėshtė bukur fort e vetėdijshme qė perfektja ėshtė e paarritshme. Ėshtė ecur etapė pas etape, duke lėvizur nė bazė tė objektivave tė parashkruara, me vetėdije tė plotė, qė ēdo hap pėrpara do tė dėshmohej i paplotė dhe do tė kėrkonte njė tjetėr hap tė radhės. Kėshtu ėshtė ndėrtuar ngrehina e Bashkimit Europian: njė shkallė pas njė tjetre. Tashmė procesi duket se ėshtė ndalur. Kushtetuta Europiane ėshtė rrėzuar nė referendumet qė janė mbajtur nė Francė dhe Holandė.

Kushtetuta ndoshta ishte njė hap shumė ambicioz. BE ndodhet tani nė rrethana disi tė vėshtira, me 27 vende anėtare, nėn njė strukturė qeverisjeje tė ideuar vetėm pėr gjashtė tė tilla, (pavarėsisht se ka arritur tė funksionojė edhe me 15 shtete prezentė). Vullneti politik pėr tė ecur pėrpara me procesin ka humbur terren. Kujtimi i luftėrave tė shkuara ėshtė venitur dhe ish-kėrcėnimi me emrin “Bashkimi Sovjetik” nuk ekziston mė.

Skemat e parashikuara duken shumė mekanike dhe - nėse nuk rishfaqet mė shtysa fillestare - pakėnaqėsia pėr situatėn e tanishme mund t’i japė zemėr njė ecjeje nė drejtimin e pėrkundėrt. Diēka nga kjo ėshtė duke ndodhur tashmė. Ndjenjat nacionaliste, ksenofobe dhe anti-islamike janė nė rritje pothuajse kudo, tė ushqyera edhe nga integrimi i munguar i komunitetit tė emigrantėve. Situata ėshtė bėrė edhe mė kritike, pėr hir tė faktit qė kaosi brenda Bashkimit Europian po ndodh nė kontekstin e njė kaosi nė rendin e pėrgjithshėm botėror. Njėherė e njė kohė, Shtetet e Bashkuara ishin fuqia botėrore dominuese. Ishin ata qė pėrcaktonin prioritetet nė shkallė ndėrkombėtare. Pas sulmeve terroriste tė 11 Shtatorit, presidenti Bush ka deklaruar luftėn kundėr terrorizmit dhe ky ėshtė urdhri i ditės. Urdhėr i dhėnė ditėn e gabuar, vėnė nė jetė nė mėnyrė tė gabuar.

***

Gjatė kėsaj kohe, Shtetet e Bashkuara kanė humbur fuqi dhe influencė ditė pas dite dhe nuk janė mė nė gjendje tė determinojnė axhendėn e planetit. As nuk gjenden mė nė rrethanat kur mund tė imponohen me forcėn e tyre ushtarake, nė cilindo vend tė botės, siē ishin deri nė momentet kur presidenti Bush shpallte doktrinėn e tij. Rendi Botėror, pra, nuk ėshtė mė i qėndrueshėm. Madje, jemi pėrballė rrezikut tė njė Kaosi Botėror.

Bashkimi Europian duhet tė zhvillojė njė rol mė aktiv se nė tė shkuarėn. Ky union ėshtė mėsuar t’ia lejė timonin Shteteve tė Bashkuara, duke reaguar vetėm sipas prioriteteve tė caktuara nga Amerika, ndonjėherė pozitivisht, ndonjėherė negativisht, por nė thelb duke pranuar Rendin Botėror ashtu siē qe. Ky mentalitet duhet tė ndryshojė dhe kjo nuk mund tė ndodhė me iniciativa tė vetėm disa vendeve tė veēanta.

Ėshtė e qartė qė Bashkimi Europian nuk mundet tė zėvendėsojė Shtetet e Bashkuara nė rolin drejtues tė planetit. Por unioni mundet tė pėrfaqėsojė njė shembull tė kooperimit internacional, qoftė sė brendshmi, qoftė jashtė kufijve tė vet. Nė fakt, diēka nga kjo, realisht ka ndodhur. Shtetet anėtare kanė deleguar kuota tė sovranitetit tė vet nė qėllimin pėr njė treg tė pėrbashkėt dhe ua kanė lėnė hapur vendeve tė tjera prospektivėn e pjesėmarrjes. Ky mekanizėm ėshtė dėshmuar njė instrument efikas nė transformimin e vendeve kandidate nė shoqėri tė hapura. Ajo qė do tė ishte tani e dobishme, ėshtė qė populli i Europės tė gjejė frymėzim tek ideja e Bashkimit, si njė shembull i shoqėrisė sė hapur ideale dhe si forcė tėrheqėse drejt njė shoqėrie tė hapur globale.

Ēfarė do tė thotė kjo nė praktikė? Besoj se debati pėr Kushtetutėn duhet tė lihet disi mėnjanė; nuk ėshtė kjo qė u intereson njerėzve. Cilado qoftė arsyeja, Kushtetuta ėshtė rrėzuar nė sė paku dy referendume. Tė kėrkosh tani ta bėsh tė pranueshme kundėr dėshirės, do tė shkaktonte padyshim fronte tė reja rezistence. Ndoshta bėhej fjalė pėr njė kafshatė shumė tė madhe pėr t’u kapėrdirė me njė ta hapur tė gojės. Mund tė jetė mė e udhės tė ndahet e ripropozohet pak tani e pak mė vonė. Duke iu pėrmbajtur kėsisoj, tė njėjtės teknikė graduale qė ka dėshmuar nė tė kaluarėn e afėrt se funksionon.

Elementi mė i ēmuar e mė i nevojshėm ėshtė njė politikė e jashtme komune, e cila duhet ndjekur nga njė politikė e mbrojtjes sė pėrbashkėt. Ky duhet tė jetė prioriteti. Dhe nuk kėrkon referendum.

E kotė tė thuash qė njė politikė e jashtme e pėrbashkėt e BE-sė, nuk duhet tė jetė antiamerikane. Njė sjellje e tillė nėse ndodhte, do tė ishte autolesioniste, sepse do tė rėndonte edhe mė ndarjen e komunitetit ndėrkombėtar tė nisur nga administrate e Bushit. Ajo pėr tė cilėn po flas, ėshtė njė Bashkim Europian qė ofron shembullin e bashkėpunimit ndėrkombėtar (tė cilin SHBA, nėn njė tjetėr President, nuk do tė vonojė ta bėjė).

Europa, si njė model i shoqėrisė sė hapur, ėshtė ideja e duhur. Do tė jetė apo jo kjo ide, mjaftueshmėrisht e fortė dhe bindėse pėr tė shėrbyer si forcė unifikuese e Bashkimit Europian, mbetet pėr t’u parė. Njė gjė, gjithsesi, ėshtė e sigurt: Procesi qė ka ndjekur deri mė sot Bashkimi Europian nuk mund tė rimerret mė nė tė njėjtėn formė. Ky proces ėshtė udhėhequr nga njė elitė, ndėrkohė qė popujt nė tė ndiheshin tė pėrjashtuar. Kjo nuk mund tė vijojė pa iu nėnshtruar mė parė njė mekanizmi referendar. Njė referendum manifeston nė njė formė esenciale dhe pa ndėrmjetėsinė e elitave, vullnetin e heshtur tė popullit. Pėr kėtė arsye, nėse Bashkimi Europian duhet tė riformulojė politikat, terrenin, ėshtė diēka qė duhet vendosur nė bazė tė vullnetit popullor. Nė njė mėnyrė, apo nė njė tjetėr, shoqėria civile duhet tė mobilizohet. Elitat luajnė vėrtet rol, por ky konsiston nė formimin e opinionit publik.

Mund tė flas vetėm pėr veten time. E gjej vėrtetė shumė stimuluese idenė e Europės si shoqėri tė hapur globale. Megjithėse nuk jam njė qytetar europian, besoj nė shoqėrinė e hapur. Kam njė rrjet fondacionesh, jashtė dhe brenda Bashkimit Europian, tė cilat janė angazhuar tė promovojnė kėtė ide. Jam gati tė mbėshtesė njė Open Society Initiative pėr Europėn, qė tė mobilizojė shoqėrinė civile edhe pėrtej idesė sė Europės, si model dhe forcė trajnuese drejt njė shoqėrie tė hapur globale. Bota ka shumė nevojė pėr njė Europė mė tė bashkuar, tė inspiruar nga principet e shoqėrisė sė hapur dhe unė shpresoj se Europa do tė dijė ta bėjė tė vetėn kėtė sfidė.

*Xhorxh Soros ka lindur nė Budapest, nė 1930 / Financier, filantrop dhe President i “Soros Fund Management” dhe i “Open Society Institute”.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
 
Europė, mos e ēo dėm ėndrrėn tėnde! (nga George Soros)
Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
Alb Forum :: Problemet ndėrkombėtare-
Kėrce tek: