Alb Forum
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
Alb Forum

|Kontakt ::::.....sxy-vep@hotamil.com.....:::::|
 
PortalliPortalli  ForumForum  KėrkoKėrko  Latest imagesLatest images  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

 

 Porositė mė Madhėshtore nė KUR'AN

Shko poshtė 
AutoriMesazh
GiMi'HacK
Admin
GiMi'HacK


Numri i postimeve : 84
Age : 31
Location : Aty ku nuk menon ti hiq...........!!!
Registration date : 08/10/2007

Porositė mė Madhėshtore nė KUR'AN Empty
MesazhTitulli: Porositė mė Madhėshtore nė KUR'AN   Porositė mė Madhėshtore nė KUR'AN Icon_minitimeThu Nov 29 2007, 00:23

Porositė mė Madhėshtore nė KUR'AN <hr style="COLOR: #b6b6b6" SIZE=1>Me poshte do te tregohen 3 citate madheshtote nga KUR'ANI si dhe ato do te spjegohen dhe sqarohen...

Frikėsohuni Allahut e tregohuni tė devotshėm ndaj Tij, ashtu siē tregohet i devotshėm ai qė e di se Allahu e dėgjon, e shikon, e di tė fshehtėn dhe tė dukshmen dhe e shpėrblen pėr punėn e tij nė dynja dhe ne boten tjeter.
Porosia mė e madhe ėshtė porosia e Allahut, pastaj porosia e tė Dėrguarit tė Tij e pastaj porosia e robėrve tė mirė tė Allahut. Me porositė dhe kėshillat e Allahut ngjallen zemrat, pastrohen veprat, duke punuar sipas tyre njeriu lartėsohet, jeta rregullohet me to dhe shtohet shpėrblimi nė banesėn e pėrhershme. Porositė mė madhėshtore nė Kuran janė tre citate nė suren En`am: (ky ėshtė komentimi i ajeteve)

“Thuaj! Ejani t’ju lexoj atė qė me tė vėrtetė ju ndaloi Zoti juaj, tė mos i shoqėroni Atij asnjė send, tė silleni mirė me prindėrit, tė mos i vrisni fėmijėt tuaj pėr shkak tė varfėrisė, sepse Ne ju ushqejmė juve dhe ata, tė mos u afroheni veprave tė shėmtuara tė hapta apo tė fshehta qofshin, mos e vrisni atė qė e ndaloi Allahu, pėrveēse me tė drejtė. Kėto janė porositė e Tij, kėshtu qė tė mendoni thellė. Mos iu afroni pasurisė sė jetimit (mund t’i afroheni) vetėm nė mėnyrėn mė tė mirė, derisa ai tė arrijė pjekurinė, zbatoni me drejtėsi
masėn dhe peshojėn, Ne nuk ngarkojmė asnjė njeri pėrtej mundėsive tė tij.
Kur tė flisni (tė dėshmoni), duhet tė jeni tė drejtė edhe nėse ėshtė ēėshtja
pėr (kundėr) tė afėrmit, dhe zotimin e dhėnė Allahut plotėsojeni. Kėto janė
ato me ē`ka Ai ju porosit kėshtu qė tė pėrkujtoni. Dhe me tė vėrtetė kjo
ėshtė rruga (feja) Ime e drejtė (qė e caktova pėr ju), prandaj pasojeni atė
e mos ndiqni rrugė tė tjera e t’ju ndajnė nga rruga e Tij. Kėto janė porositė e Tij pėr ju, me shpresė se do tė tregoheni tė devotshėm.” (En`am, 151-153)


Ato tri citate Allahu i zbriti pas citateve tek tė cilat pėrmendi rrugėn e
humbjes qė ndiqnin idhujtarėt arabė, pėrrallat e tyre dhe gėnjeshtrat qė
shpiknin pėr Allahun nė lidhje me ndalimin e ngrėnies sė mishit tė disa
kafshėve, tė mbjellave dhe frutave.
Citati i parė flet pėr njeshmerin e Allahut, parimin madhėshtor tek i cili kthehen tė gjitha urdhėrat dhe ndalesat e tek ai bazohen sheriatet e tė gjitha feve. Pa njeshmerin e Zotit nuk bėn dobi asnjė vepėr. Nė kėtė ajet flitet pėr ndalimin e tė gjitha llojeve tė shirkut (adhurimit te dikujte tjeter perveq Allahut), i cili ėshtė gjynahu tė cilin nuk ia fal Allahu atij qė vdes nė tė. Ajeti porosit pėr respektimin e prindėrve qė janė baza e familjes, prehri ku rriten brezat dhe bėrthamat e shoqėrisė. Citati ndalon padrejtėsinė ndaj foshnjave dhe kujdeset pėr tė drejtėn e tyre, sepse fėmijėt janė forca e nje populli. Ajeti ndalon nga veprat e shthurura qofshin ato tė shfaqura apo tė fshehta qė tė pėrhapet pastėrtia, dhe morali i lartė, tė mbrohet e mira dhe tė varroset e keqja, tė mbrohet nderi dhe tė drejtat. Citati flet pėr ndalimin e vrasjes padrejtėsisht tė dikujt qė shoqėria islame tė largohet nga shkatėrrimi qė sjellin luftėrat dhe kryengritjet.

“Thuaj! Ejani t’ju lexoj atė qė, me tė vėrtetė, ju ndaloi Zoti juaj!"
Ejani e drejtohuni kėndej qė t`ju tregoj dhe t`ju lajmėroj pėr ato qė, me tė
vėrtetė, ju ka ndaluar Zoti juaj e jo pėr hamendje, pėrkundrazi ju lajmėroj
pėr shpalljen qė zbret nga Zoti juaj dhe urdhėrin prej Tij. “tė mos i
shoqėroni Atij asnjė send”
mos tė lutni pėrveē Zotit tuaj askėnd nė qiell
apo nė tokė. Allahu i Madhėruar ka thėnė: (ky ėshtė komentimi i ajetit) “Dhe
(mua mė shpallet) me tė vėrtetė xhamitė janė veēant pėr tė adhuruar Allahun,
e mos adhuroni nė to askėnd tjetėr me Allahun!” (Xhin, 18) Mos i shoqėroni
Atij askėnd nė lutjen qė ėshtė adhurim dhe as nė lutjet e tjera, as nė
therjen e kurbanit e as nė premtime, as nė kėrkimin e mbrojtjes e as nė
kėrkimin e ndihmės, as nė mbėshtetje, shpresė, frikė dhe tavaf nė shtėpi
tjetėr pėrveē shtėpisė sė Tij (Kabes), as nė frikėrespekt, sexhde, ruku,
dashuri dhe madhėrim, pėrkundrazi adhurojeni Zotin tuaj tė vetėm me tė
gjitha llojet e adhurimit e duke iu larguar tė gjitha llojeve tė shirkut.

Ky citat urdhėron pėr tė gjitha llojet e adhurimit tė Allahut ashtu siē
tregohet edhe nė shumė ajete tė tjera. Muhammedi paqja e Allahut qofte mbi te ka thėnė: “Kush vdes duke mos i bėrė shirk (shok) Allahut, hyn nė xhenet.”
Transmetoi Muslimi.

“tė silleni mirė me prindėrit” Pra ju ndaloi juve kundėrshtimin e tyre
dhe ju porositi qė tė tregoheni bamirės ndaj tyre, e bamirėsia ndaj tyre
tregohet me bindjen ndaj tyre aty ku nuk ka kundėrshtim tė Allahut, tregohet
duke i nderuar ata, duke i bėrė tė ndihen tė gėzuar, mėshirimi dhe butėsia
me ta, veprimi i gjithēkaje qė i rregullon ata, biseda e mirė me ta, lutja
pėr ta kur janė gjallė dhe pasi tė vdesin, t’u dhurosh atyre vepra tė mira
pasi tė kenė vdekur, mbajtja e lidhjeve me tė afėrmit dhe miqtė e tyre pasi
ata tė kenė vdekur.

“tė mos i vrisni fėmijėt tuaj pėr shkak tė varfėrisė, sepse Ne ju
ushqejmė juve dhe ata”
Disa prej idhujtarėve arabė i vrisnin vajzat e
porsalindura nga frika e turpit, disa tė tjerė vrisnin djalin e porsalindur
nga frika e varfėrisė, prandaj Allahu i Madhėruar i ndaloi nga ky zakon i
keq dhe i lajmėroi se Ai ėshtė pėrgjegjės pėr rizkun e fėmijėve dhe
baballarėve. Nė kėtė ndalesė pėrfshihet edhe dėshtimi i qėllimshėm i fėmijės
nga frika e varfėrisė ose pėrdorimi i tabletave kundėr shtatzanisė, por nėse
ka ndonjė domosdoshmėri lejohet pėrdorimi i tyre pėr aq sa e kėrkon kjo
domosdoshmėri si nė rastin kur gruaja nuk mund ta mbajė dot shtatzaninė pėr
ndonjė shkak shėndetėsor apo kur shtatzania e njėpasnjėshme dėmton fėmijėn e lindur mė parė.

“tė mos u afroheni veprave tė shėmtuara tė hapta apo tė fshehta qofshin”
atyre veprave qė janė tė shpifura dhe shumė tė kėqija sipas logjikės dhe
natyrshmėrisė sė njeriut e pėr ndalimin e tė cilave kanė qenė tė njė mendimi
tė gjitha fetė qiellore. Allahu i Madhėruar i ka cilėsuar disa nga kėto
vepra. “Mos iu afroni imoralitetit (zinasė) se ajo ėshtė njė vepėr e
shėmtuar dhe rrugė e keqe.” (Isra, 32) “Pėrkujto kur popullit tė vet Luti i
tha: A punoni tė shėmtuaren, qė asnjė nga popujt e botės nuk e bėri para
jush.” (A`raf, 80) Muhamedi (salallahu alejhi ue selem) ka thėnė: “I
mallkuar ėshtė ai qė vepron veprėn e popullit tė Lutit, i mallkuar ėshtė ai
qė vepron veprėn e popullit tė Lutit, i mallkuar ėshtė ai qė vepron veprėn e
popullit tė Lutit!”Por, tė shėmtuara quhen edhe tė gjitha gjynahet e tjera dhe ndalimi nga afrimi tek kėto vepra ėshtė ndalim mė i plotė sesa ndalimi nga veprimi i tyre. Ndalimi nga afrimi tek njė gjynah ėshtė ndalim nga shkaqet dhe rrugėt qė tė ēojnė tek ai gjynah, ėshtė ndalim nga kėnaqja me imagjinimin e atij gjynahu, sepse vetja njerėzore mund tė mashtrohet nga gjynahet, prandaj
sheriati ndaloi veēimin me njė grua tė huaj dhe bisedat me gratė.

“tė hapta apo tė fshehta qofshin” Pra, Allahu ndaloi tė gjitha gjynahet qė bėhen haptazi ose fshehtas, ato gjynahe qė kryhen me gjymtyrė e janė tė dukshme dhe ato gjynahe qė janė tė fshehta nė zemėr si: mendjemadhėsia, smira, mashtrimi, hipokrizia si dhe urrejtja e asaj qė do Allahu dhe dashuria e asaj qė e urren Allahu.

“mos e vrisni atė qė e ndaloi Allahu, pėrveēse me tė drejtė” Allahu ka
ndaluar vrasjen e muslimanit, tė jobesimtarit tė cilit i ėshtė dhėnė besa
nga prijėsi musliman dhe jobesimtarit qė nuk lufton kundėr muslimanėve.
Transmeton Buhariu dhe Muslimi se Muhammedi (salallahu alejhi ue selem) ka
thėnė: “Nuk lejohet gjaku (vrasja) i muslimanit pėrveē tre rasteve: i
martuari qė bėn imoralitet, ai qė vret dikė dhe ai qė e lė fenė e tij dhe
ndahet nga xhemati.” “Kush vret njė muahed (jobesimtar tė cilit i ėshtė
dhėnė besa nga prijėsi musliman) nuk do ta ndiejė erėn e xhenetit.”
“Muslimani vazhdon tė jetė i lirė nė fenė e tij pėrderisa nuk ka derdhur
gjak tė ndaluar, e nėse e bėn kėtė do tė zihet ngushtė.”

“Kėto janė porositė e Tij” Premtim mes jush pėr ato qė ju lexoi dhe ju urdhėroi qė t`i mėsoni dhe tė punoni sipas tyre. “kėshtu qė tė mendoni
thellė.”
E tė dalloni se kush ėshtė e dobishmja dhe kush ėshtė e mira e tė
veproni atė qė ėshtė e mirė e tė largoheni nga ajo qė ėshtė e keqe. E keqja
e kėtyre veprave tė ndaluara njihet nga llogjika nėse thellohesh nė to,
ndėrsa sheriati sqaroi me hollėsi tė kėqijat e kėtyre veprave tė ndaluara.
Ai qė mendja e tij e largon nga kėto vepra tė ndaluara, me tė vėrtetė qė
ėshtė i logjikshėm, ndėrsa ai qė mendja e tij nuk e largon nga kėto vepra tė
ndaluara ėshtė mendjelehti qė nuk ka logjikė. E kush mund tė jetė mė i
shėmtuar dhe gjynah mė i madh sesa shirku, mosrespektimi i prindėrve, veprat
e shėmtuara dhe vrasja e atij qė e ka ndaluar Allahu?

Ajeti i dytė flet pėr mėshirimin, ndihmesėn dhe kujdesin shoqėror mes
muslimanėve dhe kujdesin pėr tė dobėtit dhe tė pamundurit. Ajeti gjithashtu
ndalon shkeljen e tė drejtave, urdhėron pėr plotėsimin e marrdhėnieve mes
njerėzve, drejtėsinė nė shkėmbimin e sendeve pa e tepruar dhe pa pakėsuar
gjė, ndalon nga zullumi dhe padrejtėsia nė gjykim, dėshmi dhe fjalė edhe
nėse kanė tė bėjnė me njerėzit e dashur apo tė urryer, urdhėron pėr drejtėsi
nė gjithēka.

“Mos iu afroni pasurisė sė jetimit (mund t’i afroheni) vetėm nė mėnyrėn
mė tė mirė, derisa ai tė arrijė pjekurinė”
Pra, mos iu afroni pasurisė sė
tij veēse me atė mėnyrė qė ėshtė mė e dobishme pėr tė, mos iu afroni
pasurisė sė tij veēse duke e mbrojtur atė, duke punuar pėr ta shtuar atė,
mos e hani atė e mos e lini tė prishet e tė humbasė kot apo tė pakėsohet.
Pėrpiquni pėr edukimin e jetimit, ndėrsa udhėzimi i tij ėshtė detyrė mė
parėsore qė ai tė bėhet njė tullė e pėrshtatshme pėr ndėrtimin e shoqėrisė.
“derisa ai tė arrijė pjekurinė” pra derisa tė mbushi moshėn e pjekurisė e tė
jetė i aftė pėr ta mbajtur si duhet pasurinė e tij, nė kėtė rast i jepet
pasuria qė ta pėrdorė vetė.

“zbatoni me drejtėsi masėn dhe peshojėn” pra ju ndaloi shkeljen e tė
drejtave dhe mosplotėsimin si duhet tė marrdhėnieve. Plotėsojini si duhet tė
drejtat pa mangėsuar prej tyre. “Ne nuk ngarkojmė asnjė njeri pėrtej
mundėsive tė tij.” Prej mėshirės sė Allahut ėshtė se Ai nuk urdhėron e nuk
ndalon pėrveēse pėr atė qė ėshtė e mundur. “Kur tė flisni (tė dėshmoni),
duhet tė jeni tė drejtė” Pra nėse gjykoni ose dėshmoni ose nėse futeni pėr
tė rregulluar mes dy personave qė kanė mosmarrveshje, ose nėse lavdėroni ose pėrmendni tė kėqijat e dikujt pėr ndonjė qėllim tė bazuar nė Sheriat,
atėherė mbani drejtėsi, edhe nėse ai qė gjykohet, ai pėr tė cilin ose kundėr
tė cilit dėshmoni ėshtė prej tė afėrmve tuaj e njėsoj me tė ėshtė edhe i
huaji apo ai qė urreni.

“dhe zotimin e dhėnė Allahut plotėsojeni” Zotimi i dhėnė Allahut
pėrmbledh urdhėrat, ndalesat dhe ligjet e Tij. Allahu i Madhėruar i tha beni
israilėve (ky ėshtė komentimi i ajetit) “dhe zbatoni premtimin qė mė keni
dhėnė Mua. Unė zbatoj atė qė ju premtova” (Bekare, 40) Nė kėtė zotim
pėrfshihen edhe marrėveshjet dhe premtimet e dhėna mes njerėzve nėse nuk
janė nė kundėrshtim me sheriatin e kur bėhen pėr hir tė Tij, se Ai na
urdhėroi pėr mbajtjen dhe plotėsimin e tyre.

“Kėto janė ato me ēfarė Ai ju porosit, kėshtu qė tė pėrkujtoni.” Pra, tė pėrkujtoni kėto porosi nėse lini pas dore zbatimin e tyre me qėllim ose pa
qėllim qoftė. Nėse pėrkujtohet njeriu pėr detyrimin e pėrkujtimit tė tyre
atėherė ai fillon t`i zbatojė ato.

“Dhe me tė vėrtetė kjo ėshtė rruga (feja) Ime e drejtė (qė e caktova pėr
ju), prandaj pasojeni atė e mos ndiqni rrugė tė tjera e t’ju ndajnė nga
rruga e Tij. Kėto janė porositė e Tij pėr ju, me shpresė se do tė tregoheni
tė devotshėm.”
Pra ju ndaloi shmangien nga rruga e drejtė e shkuarjen majtas e djathtas e ju bėri detyrė pasimin e rrugės sė drejtė, e rruga e drejtė
ėshtė i gjithė Islami.

Ndėrsa fjala “tė tregoheni tė devotshėm” ėshtė pėrmendur sepse
vazhdimėsia nė rrugėn e drejtė i pėrket vetėm atyre qė janė tė devotshėm. Tė
treja ajetet e pėrmendura kanė edhe shembuj tė tjerė nė Kuran dhe Sunet.
Abdullah ibn Mesudi ka thėnė: “Kush dėshiron tė shikojė porosinė e Muhamedit
(salallahu alejhi ue selem) le tė lexojė kėto ajete (dhe pėrmendi kėto tė
treja). Sa kėshillues i madh qė ėshtė Allahu, sa porosi madhėshtore qė ėshtė
ajo e sa i lumtur do tė jetė ai qė vepron sipas asaj porosie. Fillimi i
kėsaj rruge ėshtė nė dynja, ndėrsa fundi i saj ėshtė nė xhenet, ndėrsa
largimi nga rruga e drejtė duke pasuar epshet dhe dynjanė ose duke bėrė
bidate(risi ne fe), kufėr(mosbesim) ose hipokrizi e ka fillimin nė dynja ndėrsa fundin nė xhehenem, nė dynja mbytet nė epshe dhe vuajtje, nė varr zhytet nė errėsirat e tij ndėrsa pas ringjalljes nė xhehenem.

Sikur ēdo musliman tė vepronte sipas kėtyre porosive, atėherė Allahu do
tė ishte me tė, do t`i jepte sukses nė ēėshtjet e tij, e ai do tė ishte
bamirės me veten e tij, do tė ishte bamirės me krijesat e njerėzit do tė
shpėtonin nga e keqja e tij.

Allahu i Madhėruar ka thėnė: (ky ėshtė komentimi i ajetit) “Bindjuni
Allahut dhe tė dėrguarit e kini kujdes (mos kundėrshtoni). E nėse refuzoni,
atėherė pra, dijeni se obligim i tė dėrguarit Tonė ėshtė vetėm komunikimi i
qartė.” (Maide, 92)
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
https://alb-forum.albanianforum.net
 
Porositė mė Madhėshtore nė KUR'AN
Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» A degjoni Kuran ... ?
» A degjoni Kuran ... ?
» Pse nje njeri duhet te besoj ne Kuran???

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
Alb Forum :: Feja islame-
Kėrce tek: