Alb Forum
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
Alb Forum

|Kontakt ::::.....sxy-vep@hotamil.com.....:::::|
 
PortalliPortalli  ForumForum  KėrkoKėrko  Latest imagesLatest images  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

 

 Ramazani muaji i durimit

Shko poshtė 
AutoriMesazh
cracker-a
Mik i forumit



Numri i postimeve : 57
Registration date : 28/11/2007

Ramazani muaji i durimit Empty
MesazhTitulli: Ramazani muaji i durimit   Ramazani muaji i durimit Icon_minitimeThu Nov 29 2007, 00:45

Ramazani muaji i durimit <hr style="COLOR: #b6b6b6" SIZE=1>Rezymeja e hutbes: llojet e durimit; tė jemi dakord me caktimin e All-llahut; fatkeqėsitė janė sprovė dhe testim nga All-llahu; kėrkimi i vdekjes gjat rėnies sė fatkeqėsisė; trishtimi dhe vetvrasja; shembuj tė durimit; rėndėsia e edukatės sė durimit nė pėrzierjen me njerėzit; shpėrblimi i durimit nė dynja ėshtė realizimi i qėllimeve.

Robėr tė All-llahut!

Pa dyshim se Ramazani ėshtė muaji i durimit, andaj ai qė agjėron ai ėshtė i disiplinuar me njė disiplinė tė plotė gjatė njė muaji tė plotė, andaj sigurisht se me pėrfundimin e kėtij muajit ai edhe e fiton kėtė virtyt. Ai qė duron nda harami, ai qė duron nga ngrėnia dhe pirja, ai qė duron gjatėsinė e namazit tė teravisė, ai qė duron nga fjalėt e flliqura, ai qė gjymtyrėt i largon nga gjėrat qė i ka ndaluar All-llahu, ai qė duron nė tė gjitha kėto gjėra, sigurisht se me pėrfundimin e muajit tė Ramazanit del si njeri durimtar.

Mirėpo nėse nė tėrė kėto gjėra duron, kurse nuk bėhet njeri durimtar, pa dyshim se i ka ikur njė e mirė shumė e madhe, njė mundėsi pėr ta fituar kėtė cilėsi, e ajo ėshtė cilėsia e durimit, qė ėshtė edukatė e pejgamberėve.

Durimi ėshtė i nevojshėm nė shumė sfera nga jeta e njeriut, andaj kėrkojmė qė njeriu qė ka duruar nė Ramazan tė duron edhe ta kontrollon vetveten kur ti vijnė fatkeqėsitė e kėsaj bote dhe mos tė trishtohet e as mos tė habitet.

Dėshirojmė qė agjėruesi pas Ramazanit tė ketė aftėsi qė tė duroj dhe tė jetė i disiplinuar dhe mos tė mėrzitet e as mos tė lodhet, kur obligohet me detyra dhe vepra qė kėrkojnė qėndresė dhe durim, ta kongtrollon vetveten kur tė hidhėrohet dhe mllefoset, atėherė kur e provokojnė disa gjėra dhe e detyrojnė tė reagon pa urtėsi dhe barazpeshė.

Dėshirojmė qė agjėruesi qė del nga Ramazani tė ket durim dhe mos tė frikohet, atėherė kur i paraqiten disa shkaqe tė frikės, qė mos tė bėhet frikacak nė vendet ku duhet tė jetė trim.

Dėshirojmė durim nga lakmia, atėherė kur paraqiten elemente qė e largojnė njeriun nga ajo qė kėrkon All-llahu.

Dėshirojmė durim nga epshet dhe kėnaqja e tij.

Dėshirojmė durim nė pėrballimin e vėshtirėsive dhe dhimbjeve trupore dhe shpirtėrore.

Ai qė duron, vėllezėr tė mi, ka shpėrblim tė madh te All-llahu, subhanehu ve teala.

Mjafton argument pėr vlerėn e durimit, fjala e All-llahut, subhanehu ve teala:

إِنَّمَا يُوَفَّى ٱلصَّـٰبِرُونَ أَجْرَهُمْ بِغَيْرِ حِسَابٍ [الزمر:10].

"Thuaj: "O robėrit e Mi qė keni besuar, kini frikė ndaj Zotit tuaj. Ata qė bėnė mirė nė kėtė jetė, kanė tė mirė tė madhe, e Toka e All-llahut ėshtė e gjerė, ndėrsa tė durueshmive u jepet shpėrblimi i tyre pa masė!". (Ez-zumer: 10).

Robėr tė All-llahut!

Islami i udhėzon besimtarėt qė tė jenė tė kėnaqur me caktimin e All-llahut, nė tė gjitha fatkeqėsitė qė i ndodhin, tė cilat i sjellin dhimbje, lodhje dhe vuajtje.

Ua ka sqaruar besimtarėve edhe urtėsinė e sprovės nė jetėn e kėsaj bote.

All-llahu cakton qė ta sprovon njeriun me gjėra qė i urren dhe qė i shkaktojnė dhimbje, mirėpo All-llahu, az-ze ve xhel-le, u ka premtuar durimtarėve shpėrblim tė madh, nėse ata janė dakord me caktimin e All-llahut, nė shenjė respekti dhe dhe duke shpresuar fitimin e kėnaqėsisė sė Tij:

وَلَنَبْلُوَنَّكُم بِشَيْء مّنَ ٱلْخَوفْ وَٱلْجُوعِ وَنَقْصٍ مّنَ ٱلاْمَوَالِ وَٱلاْنفُسِ وَٱلثَّمَرٰتِ وَبَشّرِ ٱلصَّـٰبِرِينَ ٱلَّذِينَ إِذَا أَصَـٰبَتْهُم مُّصِيبَةٌ قَالُواْ إِنَّا لِلَّهِ وَإِنَّـا إِلَيْهِ رٰجِعونَ أُولَـئِكَ عَلَيْهِمْ صَلَوٰتٌ مّن رَّبْهِمْ وَرَحْمَةٌ وَأُولَـئِكَ هُمُ ٱلْمُهْتَدُونَ [البقرة:155-157].

"Ne do t'ju sprovojmė me ndonjė frikė, me uri, me ndonjė humbje nga pasuria e nga jeta e edhe nga frytet, po ti jepju myzhde durimtarėve. Tė cilėt, kur i godet ndonjė e pakėndshme thonė: "Ne jemi tė All-llahut dhe ne vetėm tek Ai kthehemi"! Tė tillėt janė qė te Zoti i tyre kanė bekime e mėshirė dhe tė tillėt janė ata tė udhėzuarit nė rrugėn e drejtė". (El-Bekare: 155- 157).

Pasiqė All-llahu e pėrmendi se fatkeqėsitė e godasin njeriun nė trupin, familjen dhe pasurinė e tij, i pakėsohet furnizimi, i pėrgėzoi durimtarėt me dy urdhėra tė dashur dhe tė mėdhenjė:

Njė: bekimi nga All-llahu;

Dy: mėshira e All-llahut pėr ta.

Kurse nė ajetin tjetėr All-llahu, subhanehu ve teala, thotė:

فَإِلَـٰهُكُمْ إِلَـٰهٌ وٰحِدٌ فَلَهُ أَسْلِمُواْ وَبَشّرِ ٱلْمُخْبِتِينَ ٱلَّذِينَ إِذَا ذُكِرَ ٱللَّهُ وَجِلَتْ قُلُوبُهُمْ وَٱلصَّـٰبِرِينَ عَلَىٰ مَا أَصَابَهُمْ وَٱلْمُقِيمِى ٱلصَّلَوٰةِ وَمِمَّا رَزَقْنَـٰهُمْ يُنفِقُونَ [الحج:34، 35].

"…Zoti juaj ėshtė njė Zot, andaj vetėm Atij dorėzohuni, e pėrgėzo tė dėgjueshmit. Tė cilėt, kur pėrmendet All-llahu, u dridhen zemrat e tyre, tė cilėt janė tė durueshėm ndaj asaj qė i godet, tė cilėt rregullisht e falin namazin dhe tė cilėt japin pėr qėllime tė dobishme nga ajo me ēka i furnizuam Ne". (El-Haxhxh: 34- 35).

Musliman tė nderuar!

Kur ta dijė besimtari se All-llahu e sprovon me fatkeqėsi qė tia teston sasinė e durimit, sa ėshtė i kėnaqur me Zotin e vet, qė ta shpėrblen me shpėrblim tė madh, ai e gjen veten tė shtyrė pėr ti duruar fatkeqėsitė dhe tė jetė dakord me to, e kur ta dijė se shpėrblimi ėshtė edhe mė i madh se kjo, sepse kaplon edhe faljen e mėkateve dhe gabimeve, me durimin e tij gjat fatkeqėsive, atėherė edhe mė shumė do tė duron.

Transmeton Imam Buhariu dhe Imam Muslimi, rahimehumull-llah, nga Ebu Seidi dhe nga Ebu Hurejre, radijall-llahu anhuma, se Pejgamberi, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, ka thėnė:

((ما يصيب المسلم من نصب ولا وصب، ولاهم ولا حَزَن، ولا أذى ولا غم، حتى الشوكة يُشاكُها إلا كفر الله بها من خطاياه)).

"Ēdo gjė qė e godet muslimanin, qoftė lodhje, sėmundje, brengė, mėrzi, dėmtim, stres, madje edhe thera qė e shpon, i shlyhen mėkatet me kėto gjėra".

Abdullah ibn Mesudi, radijall-llahu anhu, tregon:

دخلت على النبي صلى الله عليه وسلم وهو يوعك، فقلت: يا رسول الله إنك توعك وَعْكاً شديداً، قال: ((أجل، إنى أُوعَك كما يوعك رجلان منكم))، قلت: ذلك بأن لك أجرين؟ قال: ((أجل، ذلك كذلك، ما من مسلم يصيبه أذى، شوكة فما فوقها، إلا كفر الله بها سيئاته، كما تَحُطُّ الشجرة ورقها)) رواه البخاري.

"Hyra te Pejgamberi, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, dhe e gjeta tė sėmurė. I thashė: si duket paske dhimbje tė madhe? Tha: po. Unė kam dhimbje sa dy prej jush". I thash: sepse ti ke dy shpėrblime? Tha: po, kėshtu ėshtė. Secili musliman qė e godet ndonjė dėmtim, therra e mė shumė se kjo, All-llahu ia shlyn mėkatet ashtu sikur bien gjethet nga druri". (Buhariu).
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
 
Ramazani muaji i durimit
Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Ramazani dhe nata e Kadrit

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
Alb Forum :: Feja islame-
Kėrce tek: