Alb Forum
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
Alb Forum

|Kontakt ::::.....sxy-vep@hotamil.com.....:::::|
 
PortalliPortalli  ForumForum  KėrkoKėrko  Latest imagesLatest images  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

 

 Ramazani dhe nata e Kadrit

Shko poshtė 
AutoriMesazh
GiMi'HacK
Admin
GiMi'HacK


Numri i postimeve : 84
Age : 31
Location : Aty ku nuk menon ti hiq...........!!!
Registration date : 08/10/2007

Ramazani dhe nata e Kadrit Empty
MesazhTitulli: Ramazani dhe nata e Kadrit   Ramazani dhe nata e Kadrit Icon_minitimeThu Nov 29 2007, 00:40

Ramazani dhe nata e Kadrit



Madhėshtia e muajit tė Ramazanit ėshtė e pa diskutueshme. Ditėt dhe netėt e kėtij muaji tė bereqetshėm dallohen nga ditėt e netėt e tjera tė vitit. Por edhe brenda tyre dallohet njė natė qė quhet "Nata e Kadrit". Kjo ėshtė ndėr netėt mė tė bukura, mė tė bekuara dhe mė tė bereqetshme qė na ka falur Allahu. Kėtė e shpjegon edhe Kur'ani kur thotė:

حم و الكتاب المبين إنا أنزلناه في ليلة مباركة إنا كنا منذرين، فيها يفرق كل أمر حكيم. أمرا من عندنا إنا كنا مرسلين. رحمة من ربك إنه هو السميع العليم" (سورة الدخان: 1-6)

"Ha, Mimė. Pasha librin sqarues (tė sė drejtės nga e kota!) Ne e zbritėm atė nė njė natė tė bekuar (nė natėn e begatshme tė Kadrit). Ne dėshiruam t'u tėrheqim vėrejtjen e njerėzit tė jenė tė gatshėm. Nė atė natė zgjidhet ēdo ēėshtje nė mėnyrė tė prerė. Urdhėr i pėrcaktuar nga vetė Ne. S'ka dyshim se Ne dėrguam tė dėrguar. (E zbritėm) Nga mėshira e Zotit tėnd. Ai ėshtė Ai dėgjuesi, i dijshmi."[77]

Pra, Kur'ani Kerim zbriti nė kėtė natė, tė cilėn Allahu xh.sh. e quajti: مباركة "tė bekuar" dhe tha pėr tė: فيها يفرق كل أمر حكيم "Nė tė zgjidhet ēdo ēėshtje nė mėnyrė tė prerė". Kjo do tė thotė se kėtė natė pėrcaktohet kaderi i tė gjitha krijesave pėr vitin qė vjen, siē janė: kush do tė lindė dhe kush do tė vdesė, kush do tė fitojė e kush do tė humbasė, kush do tė jetė i kėnaqur dhe kush i hidhėruar. Pra, gjithēka dėshiron Zoti pėr atė vit. Sipas mendimit tė shumicės sė dijetarėve, kėto vepra, pra, Natėn e Kadrit kalojnė nga "Levhi Mahfudhi" nė qiejt e tokės.

قال ابن عباس: "إن الرجل يرى يفرش الفراش، و يزرع الزرع، و إنه لفي الأموات (أي أنه كتب في ليلة القدر أنه من الأموات)

Ibni Abasi ka thėnė:

"Vėrejmė qė njeriu pėrgatit shtrojen pėr tė fjetur, mbjellė farėn dhe vėrtet ai ėshtė prej tė vdekurve (ka pėr qėllim, ėshtė caktuar qė do tė vdesė kėtė vit nė Natėn e Kadrit)"

Dhe thuhet se Natėn e Kadrit iu njoftohet meleqėve ajo qė do tė ndodhė vitin e ardhshėm.

Kurse nė suren e Kadrit pėr kėtė natė Allahu thotė:

"إنا أنزلناه في ليلة القدر، و ما أدراك ما ليلة القدر، ليلة القدر خير من ألف شهر، تنزل الملائكة والروح فيها بإذن ربهم من كل أمر، سلام هي حتى مطلع الفجر" (سورة القدر:1-5)

"Ne e zbriėm atė (Kur'anin) nė Natėn e Kadrit. E ē'tė bėri ty tė dish se ē'ėshtė Nata e Kadrit? Nata e Kadrit ėshtė mė e rėndėsishme se njė mijė muaj! Me lejen e Zotit tė tyre (nė atė natė) zbresin engjėjt dhe shpirti (Xhibrili) pėr secilėn ēėshtje. Ajo (qė pėrcakton Zoti) ėshtė paqe deri nė agim tė mėngjesit."[78]

U quajt Kadr sepse kjo ėshtė njė natė e lartė tek i Madhi Zot dhe se nė tė falen gjynahet mė sė shumti dhe mbulohen tė kėqijat, pra kjo ėshtė natė e Magfiretit-mėshirės. Sikurse transmetohet nga Ebi Hurejreja r.a., se Pejgamberi a.s. ka thėnė:

"من قام ليلة القدر إيمانا واحتسابا غفرله ما تقدم من ذنبه"

(البخاري 1910 و مسلم 760)

"Atij qė bėn ibadet (lutje) Natėn e Kadrit, me besim e duke shpresuar pėr shperblimin (qė do t'i japė Allahu xh.sh.), do t'i falen ato qė i kanė parapri prej mėkateve"[79].

Pėr kėtė dijetarėt islamė e quajtėn "festė ndėr mė tė respektuarat, natė e paqes, e mirėsisė sė pėrgjithshme, e shpėrblimit tė pashembullt".

Njėra prej madhėshtive tė kėsaj nate ėshtė edhe hapja e dyerve tė qiejve pėr tė pranuar lutjet e atyre

qė i drejtohen Zotit tė tyre qė t'u zgjidhur hallet, pėr t'u larguar vėshtirėsitė dhe pėr t'u sjellė gėzim.
Ėshtė kjo natė pėr tė cilėn Allahu xh.sh. ka thėnė se ėshtė: خير من الف شهر"Mė e mirė dhe mė e vlefshme se njė mijė muaj tė tjerė." Dhe 1000 muaj bėjnė 83 vjet e 4 muaj. Duke ditur se jeta mesatare e njerėzve nė kėtė botė nuk i kalon tė 74 vjetėt, do tė thotė se kjo natė ėshtė mė me vlerė se tėrė jeta e njeriut. Pėr kėtė Katadeja rahimehull-llah ka thėnė: "Allahu ka vlerėsuar dhe zgjedhur disa nga krijesat e Tij, ka zgjedhur nga meleqtė tė dėrguar dhe nga njerėzit Pejgamberė, ka zgjedhur nga fjalėt lutjet dhe prej vendeve xhamitė, ka zgjedhur nga muajt Ramazanin, nga ditėt tė xhumanė (tė premten), kurse nga netėt Natėn e Kadrit. Prandaj, o muslimanė, madhėroni ato qė ka madhėruar Allahu."

Vėlla musliman, e motėr muslimane!

Vėrtet Nata e Kadrit ka rėndėsi shumė tė madhe, Allahu e ka cilėsuar atė natė tė bereqetshme, natė kur bėhet caktimi i ardhmėrisė pėr vitin qė vjen, natė nė tė cilėn ka zbritur Libri i bereqetshėm. Ajo natė ėshtė mė e hajrit se njė mijė muaj; nė atė natė zbresin meleqtė, ndėr ta, veēanėrisht, Xhibrili; ajo ėshtė paqė qė zgjat deri nė agim. Tė tėra kėto nėnkuptohen nga hadithet e shumta tė Pejgamberit a.s. dhe nga porositė e dijetarėve qė kuptuan mė sė miri dhe besuan atė qė porositi i Madhi Zot dhe Pejgamberi i Tij. Kėshtu njėri prej tyre shprehet:

“لا يقدر الله في تلك الليلة إلا السلامة و في سائر الليالي يقضي بالبلايا و السلامة) “تفسير القرطبي ص:7224(

"Allahu nė kėtė natė cakton veēse mirėsi, ndėrsa nė netėt tjera gjykon pėr tė kėqijat dhe tė mirat"[80].

Ndėrsa Ikrimeja, Zoti bėftė rahmet mbi tė, thotė:



"يكتب حاج بيت الله تعالى في ليلة القدر بأسمائهم و أسماء آبائهم، ما يغادر منهم أحد و لا يزاد فيهم" (يحتاج لسند)

"Haxhinjtė qė do tė vizitojnė Qaben caktohen Natėn e Kadrit me emrat e tyre dhe emrat e baballarėve tė tyre, (kur tė vijė koha e Haxhit) nuk ndodh tė shtohet ndonjė ndėr ta (prej atyre qė janė caktuar)" (Ka nevojė pėr Sened).



حكمة إخفاء ليلة القدر*
Menēuria e fshehjes sė Natės sė Kadrit, u bė qė njerėzit tė fitojnė mė shumė sevape duke e kėrkuar atė.

Imam Rraziu thotė pėr kėtė nė tefsirin e tij:

"Allahu xh.sh. e ka fshehur atė si shumė gjėra tė tjera; kėshtu Ai e ka fshehur kėnaqėsinė (razin) e Tij nė respektin qė i bėjmė, ka fshehur hidhėrimin e Tij pėr mėkatet qė bėjmė, ka fshehur pėrgjigjen nė Dua qė t'i bėhen lutje sa mė shumė; e ka fshehur edhe kėtė natė qė t'i madhėrojmė tė gjitha netėt e Ramazanit e, sidomos, dhjetė netėt e fundit tė tij.



عمل المسلم في ليلة القدر* ا

Cfarė duhet tė bėjė muslimani e muslimania Natėn e Kadrit?

-Tė bėjė sa mė shumė dua (lutje).

-Tė bėjė teube e istigfar (tė pendohet, pėr mėkatėt dhe tė kėrkojė mėshirė nga i Madhi Zot.

-Tė shtojė tespihėt (tė permendurit dhe tė madhėruarit e Allahut) dhe falėnderimet.

-Tė bėjė salavat pėr Pejgamberin a.s.

-Tė japė sadaka sa tė ketė mundėsi.

-Tė ruhet nga mėkatet e gjymtyrėve (duarve, kėmbėve, syrit, veshit, etj).

-Tė mos i kalojė namazet pa xhemat (pra tė falet sa mė tepėr nė xhami).

-Tė falė namaz nafile dhe tesheh-hud (namaz i natės) mė tepėr se zakonisht.



Vėllezėr dhe motra tė nderuara!

Ėshtė bėrė traditė qysh prej kohėsh tė hershme tė flitet pėr Natėn e Kadrit. Nė shtėpitė tona ajo,tashmė,nuk ėshtė e panjohur. Respekti qė ka ēdo muslimanė e muslimane pėr kėtė natė dėshmohet me mbushjen e xhamive nė netėt kur vjen ajo,si dhe me lutjet e ibadetet qė i bėhen Allahut ēdo Natė Kadri.
Lusim Allahun s.v.t. te na mundesoj qe ketyre diteve te ju japin nje perkushtueshmeri me te veqcant ndaj diteve te tjera .Amin
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
https://alb-forum.albanianforum.net
 
Ramazani dhe nata e Kadrit
Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Nata e Kaderit...
» Ramazani muaji i durimit

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
Alb Forum :: Feja islame-
Kėrce tek: