Alb Forum
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
Alb Forum

|Kontakt ::::.....sxy-vep@hotamil.com.....:::::|
 
PortalliPortalli  ForumForum  KėrkoKėrko  Latest imagesLatest images  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

 

 Lista e drejtuesve tė Prokurorisė sė Pėrgjithshme shqiptare

Shko poshtė 
AutoriMesazh
cracker-a
Mik i forumit



Numri i postimeve : 57
Registration date : 28/11/2007

Lista e drejtuesve tė Prokurorisė sė Pėrgjithshme shqiptare Empty
MesazhTitulli: Lista e drejtuesve tė Prokurorisė sė Pėrgjithshme shqiptare   Lista e drejtuesve tė Prokurorisė sė Pėrgjithshme shqiptare Icon_minitimeWed Nov 28 2007, 14:04

Fundi tragjik i kryeprokurorėve

Armand JONUZI

Tetė kryeakuzues tė drejtėsisė shqiptare qė nga viti 1945 e deri mė sot e kanė mbyllur karrierėn e tyre nėn akuzė dhe vetėm dy, e kanė mbyllur me nder. Kėto ditė nė parlament, beteja politike do pėrcaktojė nėse kryeprokurori aktual Sollaku, do tė rradhitet si i nėnti apo si i treti. Nėse i kthehemi historisė, i pari kryeprokuror i vendit pas ēlirimit ishte Bedri Spahiu. Ai ishte vetėm 37-vjeē, kur i dhanė postin e prokurorit tė Pėrgjithshėm nė vitin 1945, kur vendi sa kishte dalė nga Lufta, ndonėse nuk kishte as eksperiencė dhe as arsimin e duhur nė fushėn e drejtėsisė. Bedri Spahiu do tė bėhej i famshėm gjatė kohės sė drejtimit tė organit tė akuzės nga ai, pėr gjyqet kundėr e intelektualėve shqiptarė dhe atė tė Koēi Xoxes. Ylli i tij do tė binte po aq shpejt sa u ngrit, pasi nė vitin 1955 akuzohet nga ai sistem qė ai mbrojti aq shumė dhe e burgosin. Pasardhėsi i tij do tė ishte Josif Pashko. Ai ishte njė nga figurat e njohura komuniste gjatė kohės sė Luftės. Josif Pashko drejtoi prokurorinė e Pėrgjithshme pėr disa vjet dhe mbahet mend pėr vazhdimin e "gjyqit special" tė nisur nga Bedri Spahiu nė vitin 1947. Ndryshe nga paraardhėsi i tij, Josif Pashko do ngjiste shkallėt mė tė larta tė nomenklaturės komuniste tė asaj kohe.

Nga akuzues nė tė akuzuar

Siri Ēarēani do tė merrte postin e prokurorit pas Pashkos, ndryshe nga tė parėt, ai kishte eksperiencė nė fushėn e drejtėsisė, pasi kishte qenė pėr shumė kohė hetues. Ai do tė shkėlqente me akuzat kundėr bandave diversante, qė nė vitet '50 kishin mėsyrė nė Shqipėri, si dhe me gjyqet kundėr personave qė akuzoheshin si agjentė jugosllavė. Siri Ēarēani e mbajti pėr shumė kohė postin e prokurorit tė Pėrgjithshėm tė Shqipėrisė. Njeriu qė do tė merrte postin e prokurorit tė Shqipėrisė pas Ēarēanit ishte Aranit Ēela. Ai do tė njihej pėr dorėn e hekurt dhe dėnimet e rėnda qė do tė jepte gjatė kohės qė drejtonte organin e akuzės. Ai vinte nga njė eksperiencė e gjatė nė kėtė fushė dhe do tė arrinte tė ngjiste shkallėt mė tė larta tė organit tė drejtėsisė, duke u bėrė edhe kryetar i Gjykatės sė Lartė, post tė cilin e mbajti deri nė fund tė regjimit komunist. Nė vitet e '90 ai u akuzua nė lidhje me dėnimet e rėnda qė kishte dhėnė gjatė kohės qė drejtonte Gjykatėn e Lartė. Prokurori i pestė nė regjimin komunist do tė ishte Dhori Panariti, i cili para se tė merrte postin e shefit tė akuzės shqiptare, kishte njė eksperiencė tė madhe pune si hetues. Edhe ai ndoqi rrugėn e paraardhėsit tė tij dhe pati jetėgjatėsi nė mbajtjen e postit tė Prokurorit tė Pėrgjithshėm. Ai ėshtė akuzuar sė bashku me shumė tė tjerė qė kanė dhėnė dėnime politike gjatė kohės qė ka drejtuar organin e akuzės. Njė nga personat qė ka drejtuar pėr nė kohė tė gjatė organin e akuzės, dhe prokurori i fundit i regjimit komunist ka qenė Rrapi Mino. Ai do tė mbetet gjatė nė historinė e prokurorisė si njeriu qė drejtoi akuzėn ndaj "grupit armiqėsor" tė Kadri Hazbiut dhe Mehmet Shehut, nė vitin 1982, si dhe pėr dėnimet e rėnda qė jepte pėr "armiqtė e Partisė". Ai arrestohet nė vitet '90 me akuzėn pėr krime kundėr njerėzimit sė bashku me ish-kryetarin e Gjykatės sė Lartė, Aranit Ēelėn dhe ish-shefin e Sigurimit tė Shtetit, Zylyftar Ramizin.

Karriera me fund tragjik e prokurorėve

Mė 24 maj 1996, Gjykata e Faktit e Tiranės, e dėnon Rrapi Minon me burgim tė pėrjetshėm, pėr akuzėn e ngritur, por pak kohė mė vonė akuza bie dhe prokurori fiton pafajėsinė. Njeriu i parė qė do tė drejtonte Prokurorinė e Pėrgjithshme, me ardhjen e demokracisė nė vend, do tė ishte Petrit Serjani, i cili kishte njė pėrvojė pune tė admirueshme nė organin e akuzės. Ai u emėrua nė postin e prokurorit tė Pėrgjithshėm nga Parlamenti i parė pluralist nė maj tė vitit 1991 dhe e mbajti kėtė post pėr mė shumė se njė vit. Gjatė kohės qė ai drejtoi organin e akuzės do tė mbahet mend pėr arrestimin e sė vesė sė diktatorit Hoxha, Nexhmije Hoxhės e shumė anėtarėve tė Byrosė Politike. Ai ishte i pari prokuror qė hetoi ēėshtjen e depozitimit tė arit shqiptar nė Zvicėr, nė vitin 1991. Personi qė mund tė ketė mbajtur mė pak postin e prokurorit tė Pėrgjithshėm gjatė kėtyre 61 viteve ėshtė Maks Haxhia. Juristi i njohur zėvendėsoi nė korrik tė 1992 Petrit Serjanin, pas votimit nė Parlament, i cili dominohej nga Partia Demokratike. Por do tė ishte prapė ky Parlament qė do ta shkarkonte vetėm 3 muaj mė vonė, nė nėntor tė vitit 1992, pasi e akuzuan se nuk kishte vepruar pėr arrestimin e ish-funksionarėve tė lartė tė regjimit komunist. Njeriu qė demokratėt do tė zėvendėsonin Haxhinė, do tė ishte Alush Dragoshi. Prokurori Dragoshi e mbajti postin e kreut tė akuzės pėr mė shumė se 4 vjet. Nė vitin 1997 ai i dorėzon Parlamentit shqiptar kėrkesėn pėr dorėheqjen e tij, e cila i pranohet. Alush Dragoshi do tė mbahet mend pėr akuzėn kundėr kreut tė opozitės sė asaj kohe, Fatos Nanos, akuza qė do tė binin mė vonė. Arben Rakipi do tė ishte njeriu qė do tė vinte nė postin e Prokurorit tė Pėrgjithshėm pas largimit tė Dragoshit. Ai do tė mbahet mend si njeriu qė i ndryshoi pamjen organit tė akuzės. Arben Rakipit i ra barra mė e rėndė tė drejtonte prokurorinė nė kohėn kur vendi po dilte nga trazirat e vitit 1997 dhe krimet ishin tė shumta. Kreu i akuzės do tė mbahet mend pėr akuzat e tė fortėve tė '97-ės si dhe zbardhjen e vrasėsve tė deputetit demokrat Azem Hajdari e shumė krimeve tė tjera qė kishin pushtuar vendin nė atė kohė. Arben Rakipi e mbajti postin e prokurorit tė Pėrgjithshėm pėr gati 4 vjet e gjysmė, pasi u shkarkua nga Parlamenti nė mars tė vitit 2002. I fundit i "mohikanėve" ėshtė Theodhori Sollaku. Ai ėshtė emėruar prokuror i Pėrgjithshėm nė vitin 2002, pas shkarkimit tė Arben Rakipit dhe vazhdon ta mbajė akoma kėtė post. Gjatė kohės qė ai ėshtė nė drejtimin e organit tė akuzės janė asgjėsuar shumė banda kriminale dhe bashkėpunimi me prokuroritė e vendeve tė tjera ėshtė rritur. Por siē duket shifra e personave qė kanė drejtuar organin e akuzės nė vitet e regjimit komunist me ata tė 15 viteve demokraci mendohet tė barazohet.

Bedri Spahiu
Ka lindur mė 13 korrik 1908 nė qytetin e Gjirokastrės. Ai u vu nė postin e Prokurorit tė Pėrgjithshėm me gradėn gjeneral major. Kėrkoi me dhjetėra dėnime me vdekje nė gjyqin special tė 1945-ės, nė gjyqin e deputetėve mė 1947 dhe nė gjyqin e Koēi Xoxes mė 1949.

Siri Ēarēani
Ėshtė njė nga prokurorėt e Pėrgjithshėm nė periudhėn e sistemit komunist dhe ka zėnė vendin e Bedri Spahiut. Ka qenė nė krye tė organit gjyqėsor deri nė momentin qė nė kėtė post erdhi Josif Pashko.

Josif Pashko
Pas Siri Ēarēanit, nė krye tė prokurorisė vendoset Josif Pashko, njė kuadėr i vjetėr Lufte, por edhe njė hetues me pėrvojė dhe karrierė tė gjatė pune nė gjykata tė ndryshme.

Aranit Ēela
Ėshtė njė nga kryeprokurorėt mė tė dėgjuar nė regjimin e kaluar, pasi nėn drejtime tij janė shumė gjyqe, qė janė cilėsuar politike. Largohet si kryeprokuror, pasi kalon nė Gjykatėn e Lartė.

Arben Rakipi
U emėrua nė postin e kryeprokurorit nė gusht tė vitit 1997. edhe ai si parardhėsi i tij Dragoshi qėndroi mė shumė se katėr vjet nė atė post. Ai u shkarkua nga parlamenti mė 18 mars tė vitit 2002.

Theodhori Sollaku
Nė vitet 1992-2002 ka qenė anėtar i grupeve tė punės pėr hartimin e ligjeve kushtetuese dhe tė Kushtetutės sė re. Nė vitin 2002 zgjidhet prokuror i Pėrgjithshėm i Republikės sė Shqipėrisė, duke marrė postin e Arben Rakipit.

Alush Dragoshi
Alush Dragoshi, ishte prokurori qė zėvendėsoi Maks Haxhinė pas shkarkimit tė tij nė nėntor tė vitit 1992. ai qėndroi nė krye tė akuzės pėr mė shumė se katėr vjet dhe u largua nė gusht tė vitit 1997

Dhori Panariti
Njė tjetėr kryeprokuror nė regjimin e realizmit socialist ėshtė dhe Dhori Panariti, i cili zuri vendin e Aranit Ēelės, kur ky i fundit u bė kryetar i Gjykatės sė Lartė, post qė e mbajti deri nė vitin 1982.

Rrapi Mino
Mė 23 nėntor te vitit 1982, me urdhėr tė Kuvendit Popullor tė Shqipėrisė Rrapi Mino emėrohet prokuror i Pėrgjithshėm i Republikės Popullore Socialiste tė Shqipėrisė, post tė cilin e mbajti deri nė fund tė viteve '80, ku zėvendėsua nga Petrit Seriani.

Petrit Serjani
Petrit Serjani u lind mė 16 shtator 1949, nė Vlorė. Nė maj 1991 emėrohet kryeprokuror me vendim tė Parlamentit, post qė e mbajti deri nė korrik tė vitit 1992, ku u zėvendėsua nga Maksim Haxhia

Maks Haxhia
Maks Haxhia ėshtė emėruar kryeprokuror nė muajin korrik tė vitit 1992. ai ėshtė kryeprokurori qė qėndroi mė pak nė detyrė pasi u shkarkua tre muaj mė vonė pas emėrimit

Historiku i Prokurorisė sė Pėrgjithshme

Nė vėshtrimin historik, prokuroria ėshtė pėrfshirė nė pushtetin gjyqėsor ose ka funksionuar pranė tij. Portreti i prokurorisė nė vite, nė etapa tė ndryshme ekonomiko-shoqėrore dhe politike tė vendit, ka pėsuar ndryshime nė fizionominė e tij. Periudha 1913-1920 shėnon hapat e para pėr krijimin e institucioneve tė shtetit tė ri shqiptar. Kuvendi i Vlorės dhe Qeveria e kryesuar nga Ismail Qemali, morėn masa pėr riorganizimin e drejtėsisė sė shtetit tė pavarur shqiptar. Me "Kanunin e Zhurisė", tė miratuar nė vitin 1913, u parashikua krijimi i Gjykatės sė Diktimit.

Periudha 1920-1939

Nė vitet '20-'40 problemet kryesore nė fushėn e sė drejtės, qė paraqisnin rėndėsi tė madhe pėr shtetin tonė, ishin reforma ligjore dhe riorganizimi i organeve gjyqėsore dhe aftėsimi i kuadrove tė tyre. Nė Kushtetutėn e vitit 1946, prokuroria trajtohet nė kapitullin "Gjykatat dhe Prokuroria", duke u pėrcaktuar si organ i Kuvendit Popullor. Nė Kushtetutėn e vitit 1976, prokuroria trajtohet nė njė krye tė veēantė, pas Gjykatės dhe Hetuesisė, dhe nuk bėhet pėrcaktimi i raporteve tė saj me pushtetin gjyqėsor apo pushtetin ekzekutiv. Ndryshimet e mėdha demokratike nė vitet '90, pasuan reforma tė thella ligjore dhe strukturore edhe nė prokurori, duke ia kthyer asaj fizionominė dhe portretin e duhur institucional, si dhe duke e pėrfshirė prokurorinė nė pushtetin gjyqėsor. Aktualisht, prokuroria ėshtė konceptuar si organ i njė lloji tė veēantė, "sui generis", e vetmja nė llojin e vet, dhe ndonėse nuk pėrfshihet as nė pushtet gjyqėsor e as nė pushtet ekzekutiv, ka karakteristika tė pėrbashkėta tė kėtyre dy pushteteve. Prokurorėt emėrohen dhe shkarkohen nga Presidenti i Republikės me pėlqimin e Prokurorit tė Pėrgjithshėm".
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
 
Lista e drejtuesve tė Prokurorisė sė Pėrgjithshme shqiptare
Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Shqiptare Me Dy Patenta????
» Historiku i financave shqiptare

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
Alb Forum :: Historia shqiptare-
Kėrce tek: